Pas dështimit të tentativës për të marrë godinën e selisë së Partisë Demokratike më 8 janar, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit kanë rinisur turin në qytete të ndryshme. Berisha ka njoftuar ditën e sotme se do të jetë në qytetin e Lezhës për të festuar 32 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike të këtij qyteti. Në mesazhin e tij Berisha shkruan: “Sot, ne ora 11:00 festojmë 32 vjetorin e themelimit te degës se PD-se ne Lezhe. Nderim themeluesve dhe te gjithë demokrateve e demokratëve te Lezhës!”, shkruan ai. Ndërkohë që ditën që dëshmoi në prokurorinë e…
Author: tirana
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zgjedhur që ta kalojë fundjavën në natyrë por dhe larg zhurmës së qytetit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Meta ka treguar se është duke bërë ecje nga liqeni, teksa uron të gjithë qytetarët për një fundjavë të qetë. Në postimin e tij Meta nuk e ka treguar vendndodhjen e tij. Postimi i Plotë: Ju uroj një fundjavë të qetë!
Partia Demokratike akuzon tre lideret politik Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha se kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Nepermjet nje komunikate per media, selia blu shton se Rama-Meta-Berisha e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve “Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.” Ne kemi zgjedhur të…
Rudi Vata është gjithnjë i drejtpërdrejtë. Ish-kapiteni i Kombëtares thotë se duhet ndryshim në futbollin shqiptar dhe se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk ka çfarë të japë më, sepse deri tani vetëm e ka shfrytëzuar postin që mban. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ai argumenton në detaje se çfarë i duhet futbollit shqiptar sot dhe se si mund të ndryshojë situata në të cilën është. Rudi, po afrojnë zgjedhjet në FSHF. Ju jeni një prej zërave më kritikë për mënyrën se si e ka udhëhequr institucionin e futbollit kreu aktual, Armand Duka, në këto 20 vite. Tashmë…
Një aksident me vdekje ka ndodhur te “Rruga e Kombit”. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Rrëshen në afërsi të Milotit. Si pasojë e aksidentit, mësohet se ka humbur jetën një grua.
Gjykata e Lartë i bëri pak kohë më parë një kërkesë institucioneve publike që të mos bëjnë rekurse pranë saj për çështje të vogla. Kjo ka bërë që Këshilli i Ministrave të bëjë gati një projektudhëzim për institucionet në varësi, ku i udhëzon që të heqin dorë nga rekurset për ankimimin e vendimeve të gjykatave të apelit dhe të Gjykatës Administrative të Apelit për çështjet që lidhen kryesisht me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, njohjen e vjetërsisë në punë, sidomos bëhet fjalë për kur vlera e padisë është më e vogël se dyzetfishi pagës minimale, në shkallë vendi. PROJEKTUDHËZIMI I…
Nga Ledi Shamku Ka qenë dikur një skeç i Estradës së Fierit me të cilin vijoj e qesh. Lipe Shtogut i kishin vjedhur lopën. Dhe të gjithë ia linin fajin atij: Pse s’e ruajte lopën, si e lidhe, ku ishe, pse s’e pe… derisa më në fund shpërtheu Lipja: Amani ‘re shokë amani ‘re! Opo qysh ere, po hajduti që e vodhi ‘re, s’ka faj fare ai?!Ky skeç m’u kujtua ndërkohë që gishtii i Policisë Gjuhësore po tregonte mediat dhe portalet fajtore që po na merrkan në qafë Shqipen, se paskëshin shkruar “ShqipËtar” me ë, e jo Shqiptar siç e…
Thoma Jano është rizgjedhur zëvendës kryeprokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë. “Në mbështetje të Vendimit nr. 218, datë 23.12.2019 të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në përputhje me nenin 148/b, shkronja “dh” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 39 pika 6 të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është zhvilluar procedura e zgjedhjes së Zëvendësprokurorit të Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit 2-vjecar të z. Thoma Jano, i cili ka mbajtur këtë detyrë përgjatë periudhës 30.12.2019 deri në 30.12.2021. Pas shpalljes së thirrjes për shprehjen e interesit nga Prokurori i Përgjithshëm, për pozicionin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm, në…
Mediat gjermane kanë kthyer sërish në temë të ditës tragjedinë e familjes shqiptare në Gjermani, ku kosovari Flamur R., 44 vjeç, qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 13 dhe 11-vjeçare dhe po ashtu plagosi gruan e tij A.R., 38 vjeçe dhe në fund qëlloi veten. Nga e gjithë kjo ngjarje ka mbijetuar gruaja, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, hetuesit janë duke u marrë me rastin. Ajo çfarë mësohet është se familja shqiptare kishte pasur shpesh debate. Fqinjët thonë se Flamur R. ka qenë gjaknxehtë, raporton “Bild”. Ai madje mësohet se në të kaluarën kishte…
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në të paktën nëntë laboratorë dhe kompani në mbarë botën po punohet për të prodhuar një vaksinë kundër COVID-19 në formën e një spërkatësi në hundë. Krahas faktit që nuk shkaktojnë shqetësimin e gjilpërës në krah, këto vaksina mund të jenë edhe më të efektshme se injeksioni pasi mund ta ndalin koronavirusin që në momentet kur fillon të hyjë në trup. Dhe duke ia ndaluar virusit që të shumohet në hundë dhe në grykë, vaksinat nazale mund të jenë më të efektshme edhe për të parandaluar përhapjen nga një person tek tjetri. Kjo është veçanërisht…
Policia e ka arrestuar tre persona për trafikim të lëndëve narkotike në Mirditë. Sipas bluve janë prangosur A.P., 31 vjeç, Sh.P., 32 vjeç dhe Ç.P., 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë. Gjithashtu janë sekuestruar 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Policia bën me dije se bazuar në informacione, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”. Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Një i mitur është vënë nën prangat e policisë në Kukës, pasi u kap me kallashnikov me vete. Bazuar në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, forcat e policisë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P. 17-vjeçari mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.