Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ledi Shamku / SHQIP, O SHQIP(Ë)TAR SHQIPËRIE!

10:34 / January 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ledi Shamku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ledi Shamku

Ka qenë dikur një skeç i Estradës së Fierit me të cilin vijoj e qesh. Lipe Shtogut i kishin vjedhur lopën. Dhe të gjithë ia linin fajin atij: Pse s’e ruajte lopën, si e lidhe, ku ishe, pse s’e pe… derisa më në fund shpërtheu Lipja: Amani ‘re shokë amani ‘re! Opo qysh ere, po hajduti që e vodhi ‘re, s’ka faj fare ai?!
Ky skeç m’u kujtua ndërkohë që gishtii i Policisë Gjuhësore po tregonte mediat dhe portalet fajtore që po na merrkan në qafë Shqipen, se paskëshin shkruar “ShqipËtar” me ë, e jo Shqiptar siç e ka drejtshkrimi.
Të dashur policë, në lëmsh-rregullat tuaja keni thënë e ngulmoni të thoni si më poshtë:
Shqip (pa ë) POR ShqipËri (me ë)
Shqiptoj e Shqiptar (pa ë) POR ShqipËROJ (me ë). Ndërkohë që SHQIPË nuk ka gjëkundi e kjo ë-ja del se kur takohet p-ja me r-në thoni ju, nuk është njëlloj si kur takohet p-ja me t-në, e rruku-rruku e rruku-rruku, e ç’u hyn në xhep ShqipËtarëve si takohen tingujt e shqipËtuar në Shqipë a në ShqipËrime?! Mos kemi vallë tremilion gjuhëtarë?! Lipe Shtogu do ju thoshte: Amani bre shokë policë amani bre! Po ju ‘re, fare s’kini faj ju me kësi xanxash re?!
Se i bie që Shqiptarët, kur shqipërojnë në shqip apo kur shqiptojnë emrin Shqipëri, i bie pra që ata (ne të gjithë) ta mbajmë mend me raste teketek se kur ju e doni “ë”-në e kur nuk e doni. Mendje është e varfra, edhe roit, se e keni mbushur dëngas drejtshkrimin me kësi rastesh kujtese teketek! Dhe e dini ç’bëjnë folësit e çdo gjuhe në kësi rastesh, të dashur ndëshkues? Shtiejnë në punë atë që quhet Analogji, pra vendosin një rregull të njëjtë për të gjitha rastet e kështu mbajnë mend veç rregullën edhe kaq! Pra o të gjitha me “ë”, o të gjitha pa “ë”. Edhe nuk e gabojnë më! Futini një të rilexuar Saussure-it, “Kurs i Gjuhësisë së Përgjithshme”, se ai i varfri ka një kapitull të tërë për Analogjinë. Për ju e ka shkruar, paçka se njëri nga ju, shokë policë, tha se Saussure tanimë ishte i tejkaluar. Po qysh ere e tejkaluat kur nuk e kaluat?!
Le që ç’ju kërkoj dhe unë juve, jo Saussure jo dëngër-mëngër! “Stalini dhe çështje të gjuhësisë” si e ndan këtë punën me Shqiptar e Shqipëri? Si si? Thotë që “syleshët po na marrin më qafë perandorinë”? Kuptova. E di Stalini që ju keni kërkuar ligj kundër syleshëve shqipËtarë? Thuajani se do gëzohet!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

O sa mir me ken… dëshmitar, o hej!!

11:11 / September 17, 2026

Pse u dënua Hashimi

20:40 / September 16, 2026

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

20:20 / September 16, 2026

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

21:19 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.