Author: tirana

Covid 19 dhe variantet Delta dhe Omicron, që qarkullojnë në vendin tonë, përbëjnë shqetësim ndër të tjera për gratë shtatzëna, të cilat kërkojnë mbarëvajtjen e fetuesit dhe shëndetit të tyre. “Ka një numër të madh grash shtatzëna, që rezultojnë të prekura nga Omicroni. Por pasojat te ato dhe te fetusi janë të papërfillshme. Është më shumë si një grip i stinës. Shfaqet me temperaturë 38 gradë e rrallë 39, dhimbje koke e fyti. Edhe gratë vetë janë më të qeta psikologjikisht. Ne rekomandojmë marrjen e paracetamolëve, deri 4 në ditë, nuk përbëjnë problem, di dhe hollues gjaku të zakonshëm, aspirinë,…

Read More

Nga Gëzim Kabashi Njohja e hapësirës nënujore pranë brigjeve shqiptare vazhdon të jetë një nga synimet e specialistëve të Institutit të Arkeologjisë. Në gjiun e Durrësit zhytësit Andrea Bada dhe Denis Nova, në kuadër të përpilimit të hartës arkeologjike nënujore të bregdetit shqiptar, projekt i këtij Instituti, realizuan kohët e fundit në thellësinë 90 metra fotot dhe videot e para të një anije me gjatësi rreth 74 metra. Asgjë nuk dihej më shumë se kaq. Arkeologu nënujor, Adrian Anastasi, i cili drejton projektin tha për BIRN se u deshën afro pesë muaj për të identifikuar reliktin e panjohur, si dhe…

Read More

Policia e Shtetit ka kryer kontrolle blic në të gjithë territorin dhe gjatë kontrolleve u kapën dhe arrestuan 3 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale. Policia kapi edhe një person që qarkullonte me armë zjarri pistoletë, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas që posedonin kokainë dhe kanabis. Gjithashtu u sekuestrua një shumë e madhe në euro që një shtetas i transportonte nga Tirana për në Shkodër. Policia ka kryer kontroll në 1872 automjete dhe 134 ambiente të ndryshme, pasi dispononte informacione operative me risk. Janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të…

Read More

Gjatë vizitës në aeroplanmbajtësen amerikane, kryeministri Edi Rama është takuar me Albin, një të ri nga Durrës që ka lindur në Florida. Rama shprehet se atë e ka kthyer në Shqipëri “Harry S. Truman”, ndërsa shkëput edhe një frazë të tij. “Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, i cili thotë, “Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe”, shkruan Rama.

Read More

Një lokal është djegur plotësisht mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Reç të Bashkisë Malësi e Madhe. Biznesi agro-turizëm ishte hapur vitet e fundit, por fatkeqësisht i gjithë investimi u shkatërrua nga flakët e zjarrit. Forcat e zjarrfikësve dhe të policisë ndodhen në vendngjarje ku po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë kanë nisur hetimet se çfarë e shkaktoi zjarrin masiv. Njoftimi i policisë:Malësi e Madhe/Informacion paraprakRreth orës 20:20, jemi njoftuar në sallën operative nga shtetasi Xh. M., se në lokalin e tij të quajtur “Bujtina” në fshatin Reç, Bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr.Paraprakisht dyshohet se…

Read More

Dy vajza 14 dhe 17-vjeç u gjetën sot pasi ishin larguar nga familja. Ato ndodheshin në qytetin e Pogradecit, ndërsa ishin larguar nga banesa më 6 janar të këtij viti. Ato kërkuan t’u hiqeshin fotot nga ekrani dhe se do ktheheshin në shtëpi. Nëna e 14-vjeçares, N.Ç, zbuloi në program live se e humbur nuk ishte vetëm vajza e saj Xh.Ç, por edhe E.Ç, shoqe me të. Sipas dëshmisë së dhënë nga nëna e të miturës, e bija u largua nga banesa më datë 6 janar të këtij viti pa treguar vendndodhje. Për këtë arsye, ata e bënë denoncimin në…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi prokurorit të Durrësit, Drini Pali sqarime për dy apartamente që bashkëshortja kishte marrë nga prindërit e saj dhe disa denoncime në kriterin e profesionalizmit. Pali këmbënguli se kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret dhe kërkoi konfirmim në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të premten seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Durrësit, Drini Pali. Gjatë seancës u vu në dukje se Palit, i cili i ishte nënshtruar hetimit në të tre kriteret, i ishin kërkuar sqarime sa i përket dy apartamenteve me vlerë 6.6 milionë lekë, të cilët bashkëshortja i…

Read More

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të mbërrijë të hënën në Tiranë për një vizitë zyrtare. Mirëseardhjen në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në orën 09:00 do t’ia urojë personalisht kryeministri, Edi Rama. Presidenti dhe delegacioni që e shoqëron do të udhëtojë më pas drejt Kurbinit për të parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Erdogan do të inaugurojë 524 apartamente banimi në Bashkinë Kurbin, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet. Në orën 14:00 Erdogan do mbërrijë në kryeqytetin shqiptar për t’u takuar në Kryeministri me Edi…

Read More

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka sqaruar komunikimin me presidentin e Republikës Ilir Meta gjatë protestës së 8 Janarit. Në vijim të mesazhit të bërë publik sot nga kreu i shtetit, Këlliçi përballë gazetares Juli Xhokaxhi deklaroi se ka pasur një thirrje në celular nga ky i fundit gjatë kohës që ka qenë në mbledhje. Në pamundësi për t’iu përgjigjur shtoi ai, i ka dërguar një mesazh. “Një komunikim që është bërë publik edhe për media. Kam pasur një telefonatë nga presidenti mëngjesin e 8 janarit që nuk kam pasur mundësi t’I përgjigjem. Unë komunikoj çdo ditë në çdo orë të…

Read More

Tenisti i njohur serb Novak Gjokoviç sërish përballet me deportim nga Australia, pasi qeveria e këtij vendi i anuloi për herë të dytë vizën, zhvillimi i fundit në betejën nëse tenisti numër një në botë duhet të lejohet të garojë në turneun Australian Open pavarësisht faktit se ai nuk është vaksinuar kundër COVID-19. Qeveria australiane anuloi për herë të dytë vizën e Novak Gjokoviçit, me arsyetimin se lojtari numër një në botë i tenisit, i cili është i pavaksinuar kundër COVID-19, përbën rrezik për komunitetin. Tenisti serb mund ta sfidojë vendimin për herë të dytë në gjykatë. Ai synon të…

Read More

Në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit, policia e Sarandës ka ngritur postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit. Aksioni në fjalë ka nisur që prej mesditës së sotme, ndërsa vijon ende. Nga kontrolli i ushtuar nga forcat Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë u kap një i ri nga Gjirokastra të cilit iu sekuestruan disa doza me lëndë narkotike. Postblloqet vazhdojnë për kapjen e personave të armatosur, apo në kërkim.

Read More

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kanë krijuar një test të ri më të ndjeshëm PCR për COVID-19. Në ndryshim nga testet akuale PCR, testi i ri rezulton pozitiv vetëm nëse virusi vazhdon të jetë ngjitës. Ky zhvillim vjen rreth më pak se një ditë pas njoftimit të qeverisë britanike për reduktimin e numrit të ditëve që njerëzit duhet të izolohen, në vetëm pesë ditë. Shkencëtarëve në universitetin ‘Exeter’ iu kërkua të prodhonin një test PCR më të ndjeshëm nga ato në qarkullim. Ata përshtatën testin ekzistues dhe e aplikuan atë në mostrat e marra nga 176 pacientë të…

Read More