Në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit, policia e Sarandës ka ngritur postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Aksioni në fjalë ka nisur që prej mesditës së sotme, ndërsa vijon ende. Nga kontrolli i ushtuar nga forcat Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë u kap një i ri nga Gjirokastra të cilit iu sekuestruan disa doza me lëndë narkotike.
Postblloqet vazhdojnë për kapjen e personave të armatosur, apo në kërkim.