Author: tirana

Universiteti Politeknik i Hong Kongut (PolyU) njoftoi se ekipi i tij hulumtues ka zhvilluar me sukses “material printimi 3D antivirus” që mund të vrasë në sipërfaqe virusin që shkakton Covid 19, si dhe viruset dhe bakteret më të zakonshme, bën të ditur “Xinhua”. Përbërësi kryesor i materialit është rrëshira, e shtuar me agjentë antiviralë si komponimet kationike, për të shpuar membranën qelizore të virusit dhe për të shkatërruar strukturën e saj për të vrarë virusin dhe bakteret, sipas studiuesve të PolyU. Chris Lo, profesor i asociuar në Institutin e Tekstileve dhe Veshjeve në PolyU, i cili drejtoi ekipin hulumtues, tha…

Read More

Para pak ditësh, Bora Zemani mbushi 30 vjeç dhe sigurisht nuk kaloi pa një festë madhështore. Me një ambient përrallor dhe shumë miq, kolegë dhe të famshëm, moderatorja e shijoi në maksimum natën e saj. Ishte një festë dinjitoze për të shënuar tre dekada jetë, dhe nuk munguan as pamjet për publikun. Atmosferën e ndezën Bruno dhe Klajdi, me muzikë të mirë gjatë gjithë mbrëmjes. Duke folur për Prive, moderatorja tha se ndihet shumë e lumtur që ka pranë njerëzit e saj të dashur ndërsa përcolli dhe një mesazh për gjithë situatën në të cilën është përfshirë kohët e fundit…

Read More

Në 30-vjetorin e krijimit të FRESSH, Partia Socialiste do të mbajë sot Kongresin e Rinisë. Kongresi do të mblidhet tek Amfiteatri në orën 11.00, ku të pranishëm do të jenë kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryesia e FRESSH. Prioritet i këtij Kongresi do të jenë strategjitë dhe programet e reja që ka qeveria për zhvillimin e rinisë. Me një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri shpreh mirënjohjen e tij për ata që themeluan Forumin Rinor Eurosocialist në vitin 1992. Sipas Gjiknurit, njësoj si 30 vjet më parë, për PS ka një filozofi “e ardhmja është këtu…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha takohet sot në selinë e Partisë Demokratike me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së. Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 16:30, ndërsa pritet që të diskutohet mbi përjashtimet e fundit dhe për organizimin e PD-së. “Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit II, selia qendrore e PD-së. Rendi i ditës së mbledhjes është si më poshtë: Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe…

Read More

Vendi ynë ditën e sotme do të ketë mot të ndikuar nga masa ajrore të ftohta dhe të qendrueshme. Këto do të sjellin mot të kthjellët me ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në zonat kodrinore e malore. Era do të fryjë me drejtim kryesisht nga kuadrati i veriut 1 deri 8m/sek e në bregdet hera herës 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 10°C në zona e ulëta 0 deri 15°C në zona bregdetare 4 deri 15°C Ditën e diel në vend do të ketë qarkullim të masave ajrore të qendrueshme…

Read More

Ndotja e mjedisit në Razëm për shkak të mbetjeve të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme solli ndëshkimin me gjobë ndaj kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ditën e premte ka kryer inspektime në terren, duke konstatuar sasi të mëdha mbetjesh të hedhura në territorin e Razmës.Kjo ka bërë që menjëherë të aplikohet gjoba prej 500,000 lekësh të reja drejtpërdrejtë për kryetarin e bashkisë së Malësisë së Madhe. Gjoba ndaj kryetarit të bashkisë parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i cili është miratuar që në vitin 2011 por ky sanksion që ndëshkon direkt…

Read More

Kufiri mes të ftohurës dhe bronshitit është i hollë. Sipas mjekëve, një kollë e thjeshtë mund të transformohet në një problem më të rëndë me mushkëritë, nëse pacienti nuk tregohet i vëmendshëm ndaj simptomave. Kolla është një nga simptomat më dominuese të të ftohurës. Sipas të dhënave kolla është një instrument i vënë në punë nga imuniteti për të eliminuar sekrecionet e tepërta të mbushura me toksina dhe baktere. Por nëse kolla vazhdon edhe pasi e ftohura është larguar, atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. 4 shenjat treguese që e ftohura ka kaluar në bronshit Një njeri i vëmendshëm…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamje nga procesi i Rindërtimit. Rama ka postuar një video nga Shijaku, ndërsa thotë se po punohet për 31 pallate, ku do të akomodohen edhe 660 familje, të cilat janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Më herët janë dorëzuar 802 shtëpi. “MIRËMËNGJES 😊 dhe nga Shijaku ku pas dorëzimit të 802 shtëpive puna vijon pa u ndalur dhe për 31 pallate ku do të akomodohen edhe 660 familje, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

Read More

Tërmeti me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter i regjistruar mbrëmjen e kaluar në Pukë ka shkaktuar disa dëmtime të vogla. Bashkia e Pukës, përmes një deklaratë pak çaste pas lëkundjeve sizmike ka bërë me dije se janë konstatuar dëme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, ku ka plasaritje. Gjithashtu plasaritje dhë rënie suvash ka pasur edhe në spitalin e qytetit.

Read More