Kryedemokrati Lulzim Basha takohet sot në selinë e Partisë Demokratike me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 16:30, ndërsa pritet që të diskutohet mbi përjashtimet e fundit dhe për organizimin e PD-së.
“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit II, selia qendrore e PD-së. Rendi i ditës së mbledhjes është si më poshtë: Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 janar. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitur nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021. Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar”, shkruhet në mesazhin e Bashës.