Author: tirana

Shqipëria është shndërruar nga një shtet i izoluar në një vend që strehon refugjatë, shkruan gazetari i njohur Alec Russell për ”Financial Times”. ”Elyas Nawandish, 29 vjeç, kryeredaktor në internet i një prej gazetave më të respektuara të Afganistanit, ka sytë e një gazetari që ka qenë dëshmitar i tragjedive njerëzore. Deri në marrjen e Kabulit nga talebanët, gushtin e kaluar, gazeta e tij ”Etilaatroz” (“Informacioni i ditës”) me krenari u përpoq t’i kërkonte llogari qeverisë së presidentit afgan, Ashraf Ghani, i mbështetur nga Perëndimi. Ajo kishte reklama, por edhe gazetarë që bënin pyetje të sikletshme. Aktualisht, stafi i saj…

Read More

Fauci dhe ekspertë të tjerë të Shëndetësisë thonë se maskat N-95 dhe KN-95 funksionojnë më mirë se maskat standarde kirurgjikale dhe shumë më mirë se ato prej cope. Po si? Sipas studiuesve mundësia e depërtimit nga maskat prej cope është 75 përqind, tek maskat kirurgjikale 50 përqind dhe ato N-95, vetëm 10 përqind nëse mbahen siç duhet. “Duhet të siguroheni që ta vini siç duhet. Nuk duhet të lejoni daljen e ajrit nga anët, nën dhe rreth syve. Duhet ta puthisni mirë, por është një maskë efektive”, shprehet dr. Sanjay Gupta. Një ekspert thotë se maskat N-95 janë shumë të…

Read More

Ditën e djeshme “Vëllai i Madh” vendosi t’u bënte një lojë banorëve të shtëpisë së “Big Brother Vip” për të testuar durimin e tyre. Të gjithë duhet të futeshin brenda disa kutive kartoni me përmasat e tyre dhe me fotot e gjithsecilit në kuti dhe të qëndronin aty sa më shumë të ishte e mundur. Ata duhet të flinin të hanin brenda kutive, pasi nëse do të dilnin do të përjashtoheshin nga loja. Por edhe pse brenda kutive banorët kanë gjetur kohë edhe për momente gazmore, ironike me njëri-tjetrin teksa kanë testuar edhe durimin e njëri tjetrit. Disa banorë vendosën…

Read More

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku thotë se plani i ndërtimit të kullave aty ku sot është Partia Demokratike është dorëzuar në Bashki, por ai nuk është marrë asnjëherë në shqyrtim nga ana e Bashkisë. “Ka pasur një prezantim dhe propozim në bashki nga një palë që pretendon se është palë në atë territor. Ka mbetur te dokumentat e Bashkisë kjo dhe është prezantuar nga pronarët që pretendojnë se janë trashëgimtarë të asaj prone, por që nuk është marrë asnjëherë në shqyrtim nga bashkia”, tha Mazniku. Nënkryetari i Bashkisë foli për Zona Zero në Top Neës. Ai tha se…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 7626 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2179 qytetarë, në këto bashki: 1120 në Tiranë, 118 në Durrës, 93 në Shkodër, 89 në Elbasan, 65 në Gjirokastër, 60 në Vlorë, 59 në Fier, 44 në Lushnje, 40 në Berat, 38 në Sarandë, 36 në Kamëz, 35 në Kurbin, nga 24 qytetarë në Krujë, Mat, 23 në Korçë, 19 në Tepelenë, nga 18 qytetarë në Pogradec, Vorë,…

Read More

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë përuruar hapësirën më të re të industrisë kreative, “Micro Folie”, në kryeqytet, e cila synon të afrojë më shumë të rinjtë dhe fëmijët me teknologjinë dhe artin. Kryeministri Rama u shpreh se së shpejti do të vijë edhe një autobus lëvizës për aktivitete dhe spektakle në cdo komunitet. “Më vjen jashtëzakonisht mirë që u arrit të hapet tamam në fillim të këtij viti që është viti i “Tiranës Kryeqytet i Rinisë” dhe që është viti të cilin ne duam t’ia dedikojmë në tërësi rinisë dhe fëmijëve.…

Read More

Ish-deputeti demokrat Romeo Gurakuqi, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-ë, ka qenë tejet i ashpër sa i përket situatës brenda partisë më të madhe opozitare. I ftuar në emisionin Zona Zero, Gurakuqi ka fajësuar për këtë situatë të dyja palët si Bashën dhe Berishës, që po ndikojnë që të lenë vendin pa një opozitë. Pa përmendur emra, Gurakuqi tha se shteti është në duart e katër familjeve. “Në shtator 2021 ka qenë një vendimmarrje dualiste e qartë, a ka qenë një vendimmarrës dhe tjetri noter këtë nuk mund ta them, por ka qenë dualiste. Duhet vepruar për hequr kontrollin…

Read More

Një gjykatë në Ishujt Kanarie vendosi në favor të një gruaje që kundërshtoi të vaksinonte djalin e saj kundër koronavirusit. El Confidencial shkruan se bëhet fjalë për një djalë të moshës 15-vjeçare, ku prindërit e të cilit ndajnë mendime të kundërta për sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit. Mësohet se babai i djalit është pro vaksinimit të tij, ndërsa nëna kundër. “Duke pasur parasysh pasigurinë shkencore në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit dhe duke marrë parasysh parimin paraprak që duhet të udhëheqë çdo veprim, veçanërisht në lidhje me një të mitur, ne duhet t’ia atribuojmë fuqinë vendimmarrëse nënës”, tha gjykata.…

Read More

Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar pas përplasjes që pati me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë publikuar një fotografi që duket se po jep gjak dhe duke thënë se po ‘jep gjak serbi”. “Imer Mushkolaj sapo dha gjak serbi”. Sali Berisha jom”, shkruan Mushkolaj. Kujtojmë se në një emision të debatit mbrëmë, në intervistën e Sali Berishës përballë opinionistëve kosovarë, përplasje të ashpër pati mes Mushkolajt dhe Berishës. Mushkolaj e quajti ‘vrasës’ Berishën derisa ky ia ktheu se ‘është provokator i Novisadit’.

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Me një letër zyrtare drejtuar KQZ-së, Presidenti Meta ka kërkuar informacion mbi bashkitë ku duhen zhvilluar zgjedhje të parakohëshme për vendet vakante të kryebashkiakëve, duke filluar kështu procedurën për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve të shumëpritura. Në fakt, informacioni që ka kërkuar Meta është publik dhe mirënjohur. Gjashtë bashkitë ku duhen zhvilluar sa më parë zgjedhje të parakohëshme janë: 1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetat” e dekriminalizmit. 2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu ra në “rrjetat” nga dekriminalizmi. 3- Bashkia e Durrësit –…

Read More

Aeroplanmbajtësja amerikane “Harry S. Truman”, po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare. Vizitori i saj special ditën e sotme ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka ndjekur nga afër jo vetëm stërvitjen, por ka hipur edhe në kullën e komandimit. “Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, shkruan Rama.

Read More