SHBA-të do të ngrenë në Shqipëri një Komandë të Forcave Speciale. Në një intervistë për DW, ish-gjenerali i NATO-s, Erhard Bühler, shpjegon pse ky lajm është një sinjal i rëndësishëm për rajonin. Deutsche Welle: SHBA po planifikon të ngrejë një bazë për forcat speciale në Shqipëri. Çfarë është kjo konkretisht? Erhard Bühler: Para së gjithash, ka të bëjë me trajnimin e forcave specialë. Sepse forcat speciale varen nga bashkëpunimi shumë i ngushtë shumëkombësh. Kanë nevojë për standarde të njëjta, me të cilat ato trajnohen, ushtrojnë dhe, nëse është e nevojshme, operojnë në misione. Forcat speciale janë njësi elitare që mund…
Author: tirana
Në 10 janar u hap thirrja e katërt e programit IPARD II që do të zgjasë deri më 25 shkurt 2022. Me ftesën për të aplikuar në këtë thirrje, Kryeministri Edi Rama tha se “për të gjithë ata që duan të investojnë në fushën e turizmit rural, ky është momenti”. “Mirëmëngjes me thirrjen e katërt për financimin e projekteve në fshat, përmes programit evropian IPARD; për të gjithë ata që duan të investojnë në fushën e turizmit rural, ky është momenti! Klikoni në linkun www.azhbr.gov.al dhe investoni për fshatin dhe familjen tuaj.Ditë të mbarë të gjithëve”, tha Rama. Aplikimet mund…
Kompania farmaceutike Mainz Biontech dhe partneri i saj amerikan Pfizer kanë filluar prodhimin e një vaksine antikorona për variantin Omikron. Biontech prodhon një vaksinë të përshtatshme për Omikronin. Këtë e bëri të ditur drejtori i Biontech, Ugur Sahin, gjatë një konference për shëndetësinë. Një studim klinik për vaksinën do të fillojë në fund të janarit, shtoi ai. Sipas Biontech-ut, vaksina e modifikuar mund të lëvrohet që në mars, po të merren autorizimet administrative. Agjencia Evropiane e Medikamenteve nuk ka deklaruar ende nëse e konsideron të nevojshme një vaksinë të përshtatshme për Omikron me një përbërje të ndryshme. BioNTech: Sistem paralajmërimi…
Mbrëmjen e djeshme ishte Iliri ai që u vendos para një zgjedhje pas hapjes së kutisë së Pandorës. Ai duhet të çonte në nominim 3 banorë, përfshirë veten dhe do të përfitonte një darkë në suitë me mikun e tij, Sabianin. Iliri zgjodhi të çonte në nominim veten, Eltionin dhe Arbrin. Pas kësaj ai u takua me Sabianin në suitën luksoze. Të dy u shprehën shumë të lumtur për këtë ribashkim dhe u përqafuan plot mall. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) .
Google Maps ka ndihmuar policinë italiane që të gjejë një mafioz, i cili kërkohej prej 20 vitesh. Gioacchino Gammino pati një karrierë “të pasur” në Cosa Nostra përmes familjes Stidda. Ai hynte dhe dilte nga burgu që nga viti 1984 dhe është dënuar ndër të tjera për vrasje, përfshirje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Në vitin 2002 u arratis nga burgu Rebibbia në Romë teksa po vuante dënimin e përjetshëm, duke përfituar nga fakti që ndodhën të shtëna në zonën e burgut. Që atëherë, asnjë nuk pati asgjë gjurmë prej tij, deri pak ditë më parë. Prej vitesh…
Varianti Omicron i koronavirusit pritet të infektojë mbi gjysmën e popullsisë në Evropë, por ende nuk mund të trajtohet si një sëmundje endemike e ngjashme me gripin stinor, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Evropa ka regjistruar mbi 7 milionë raste të reja me koronavirus vetëm në javën e parë të vitit 2022, shifër dyfish më e lartë krahasuar me një periudhë dyjavore, tha drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge gjatë një konference për media. “Me këtë ritëm, Instituti për Metrika dhe Vlerësim të Shëndetit parashikon se më shumë se 50 për qind e popullsisë në rajon do…
Dy shqitparë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Gjermani dhe janë ekstraduar drejt Tiranës nga Interpol. Policia njofton se ka ekstraduar nga Gjermania 40-vjeçarin Florind Shabani, i cili akuzohet për vrasjen me armë zjarri të ish-agjentit të policisë së Elbasanit, Roland Rexhepi. Gjithashtu, është ekstraduar edhe 63-vjeçari Shëptim Kiri, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Njoftimi i Interpol: Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre. Falë bashkëpunimit kapen në Gjermani dhe ekstradohen në Shqipëri, dy persona. Specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania…
COVID-19 mbyll Teatrin Kombëtar. Mësohet se dy aktorë kanë rezultuar me COVID-19, teksa të tjerë janë të dyshuar. Lajmi bëhet i ditur nga Teatri Kombëtar, i cili njofton se pezullohen të gjitha aktivitetet deri në një njoftim të dytë duke parë dhe rritjen shqetësuese të infektimeve kohët e fundit. Po kështu, të gjithë punonjësit që, për shkak të funksionit të tyre, kanë kontakt me publikun do t’i nënshtrohen testimit. Biletaria do të qëndrojë e mbyllur deri ditën e hënë, datë 17 Janar 2022. Sipas TK, ata që posedojnë bileta për shfaqjet e datave 13-14-15 dhe/ose 16 janar mund të rimbursohen,…
Çiftit Triksë- Donald duket se i ka ardhur fundi brenda shtëpisë së Big Brother. Pas spektaklit të mbrëmshëm, ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit, që sipas saj ka qenë duke u ftohur dita ditës, të dy janë sqaruar pas prime-t dhe i kanë dhënë fund mes tyre. Ishte Beatrix fillimisht e cila u shokua nga deklaratat që Donaldi kishte bërë me Egzonën, ku thoshte se partnerja e tij i dukej shumë fëmijë, pikërisht në ditën kur vëllai i tij i futi nga jashtë një parashutë me datën e lindjes së ish-it të tij Bora. Gjatë sqarimit…
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kolegjin e Kryetarëve të PD-së. Në një njoftim të shpërndarë nga Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, bëhet me dije se mbledhja do të fillojë në orën 16:00 dhe do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor. Kjo mbledhje, sipas Bardhit është vonuar për shkak të protestës së dhunshme të 8 janarit e do të zhvillohet sot. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë. NJOFTIMI…
Ish-Sekretari i Shtetit dhe ish-drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka pësuar një ndryshim drastik në trupin e tij. Ish-zyrtari i lartë amerikan, ka thënë se ka humbur 41 kg për 6 muaj. Ai nënvizon se humbjen në peshë e ka arritur falë ndryshimit të zakonit të të ngrënit, e jo si rezultat i një ndërhyrjeje. “Kam lexuar shumë për këtë temë. Por gjatë kësaj periudhe, kam ngrënë më pak dhe jam ushtruar më shumë. Kjo është ajo që bëra”, u shpreh Pompeo. Ai ka thënë më tej, se ka arritur të humbiste në peshë pa ndihmën e asnjë nutricionisti dhe…
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.