Author: tirana

Teksa sot mbahet seanca për 34 të arrestuarit e protestës së 8 janarit, së fundmi janë zbardhur edhe dëshmitë e disa personave që ishin brenda selisë së PD-së, të cilët gjithashtu u ndaluan për akte dhune. Të arrestuarit që ishin brenda selisë së PD-së, mohojnë të kenë përdorur dhunë dhe nuk janë përfshirë në akte të kundërligjshme. Konkretisht i arrestuari Armando Alldervishi shprehet se sulmet e vetme kanë ardhur nga jashtë selisë dhe se vetë nuk ka kryer asnjë akt dhune. Megjithëse dyshohet si personi i cili hodhi bidona plastik me ujë mbi protestuesit e tjerë, ai ka mohuar këto…

Read More

Deputeti i përjashtuar i PD-së, Edmond Spaho ndau sot në emisionin ‘Breaking’ detajet e lëvizjeve që po përgatisin mbështetësit e Berishës. Ai ka hedhur poshtë në mënyrë automatike se Berisha me mbështetësit e tij mund të krijojnë një parti të re, apo një grup të ri parlamentar. “Nuk kemi ndërmend as të krijojmë as grup parlamentar asgjë, e as parti të re. Do të punojmë të krijojmë një lëvizje të re opozite. Edhe godinën e PD e blindoi ia kaloi si institucion qeveritar Edi Ramës. Çfarë lideri opozite është ai”, tha Spaho.

Read More

Një grua e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Cukë, bashkia Sarandë. Ajo është identifikuar si Stamato Milo 88 vjeç, banore e fshatit Cukë. Dyshohet se gruaja fatkeqe të mund të ketë ndërruar jetë pasditen e së martës pasi trupi i saj ishte i ngrirë dhe ka qëndruar natën jashtë. Burime bëjnë me dije se 88 vjeçarja është gjetur sot nga infermierja e fshatit në bahçen e shtëpisë. 88 vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve jetonte e vetme në shtëpinë e saj pasi të gjithë fëmijët i ka në emigracion në Greqi. Menjëherë është njoftuar policia e cila shkoi në…

Read More

Me anë të një postimi në rrjetin social, deputeti socialist i ka bërë thirrje urgjente qeverisë që tu sigurojë bujqëve naftën në këtë sezon tejet të rëndësishëm.about:blank Braçe në shkrim vlerëson dhënien shumës prej 5.2 milionë euro si subvencione për turizmin rural e agroturizmin, por kërkon që qeveria, ministria e Bujqësisë të parashikojnë subvencionimin me naftë për bujqit. “Nafta është themelore tani! Çmimi ka kërcyer lart e po rri atje, 183 lekë për litër! Toka nis përgatitjet për mbjellje, serat po mbillen tani! Ndaj, nëse kemi caktuar para në buxhet për BUJQIT, ato duhet të ndjekin Nevojën e Bujkut për punë,…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla, në një deklaratë për mediat, tregoi se kanë diskutuar në Konferencën e Kryetarëve mundësinë për shtyrjen e afateve të organeve të Vettingut. Ai tha se ky hap duhet bërë sa më shpejt. Sa i përket agjendës politike, sipas Ballës, Shqipëria aspiron që të futet në BE dhe brenda këtij viti të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. “Dëshira ime është që puna të vijojë normalisht e ne të përmbushim detyrimet që Kuvendi ka. Përmbyllja e procesit të Vettingut, është diçka që nuk ka të bëjë me agjendën politike, por ka të bëjë…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron po humbet terren kundër kandidateve rivale, Valérie Pécresse dhe Marine Le Pen, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa në balotazh do të shkonte kokë më kokë me kandidaten republikane, sipas një sondazhi të institutit ”Elabe”. Presidenti në largim sheh një rënie prej rreth tri pikësh, pas polemikës së fundit ”no vax”, dhe tani ndodhet në kuotën e 22,5-23 për qind. Kandidatët e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe republikania, Valérie Pécresse, gjenden në një barazim prej 17%, ndërsa Eric Zemmour në kuotën 13 për qind. Në balotazh Macron nuk gëzon më siguri. Në…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Katër të rinj janë gjetur të vdekur nga një peshkatar, ndërkohë që makina e tyre ishte gjysmë e zhytur në bregun e lumit Trebbia në Calendasco, Piacentino. Të rinjtë ishin deklaruar të zhdukur prej ditës së djeshme, ndërsa ngjarja dyshohet aksidentale. Katër të rinjtë ishin të gjithë banorë të zonës. Viktimat janë: William Pagani, 23 vjeç nga Castelsangiovanni, Domenico Di Canio, 22 vjeç nga Borgonovo, Costantino Merli, 22 vjeç nga Guardamiglio (Lodi) dhe e dashura e tij, Elisa Bricchi, 20 vjeç nga Calendasco. Duket se miqtë ishin takuar për të festuar ditëlindjen…

Read More

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila do të transmetohet pasditen e sotme Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.

Read More

Spektaklin e mbrëmshëm Iliri u vendos përpara një zgjedhjeje në lidhje me Kutinë e Pandorës.Ai zgjodhi ta hapi atë ku pati mundësinë të darkonte me mikun e tij më të mirë,Sabianin. Teksa dyshja po bisedonin,Iliri foli për Monikën. “Unë pata një debat para se të vija këtu se Monika kur ndizet Prime ndërron komplet tonalitet zëri,fiket Prime ajo ul tonin e zërit dhe fillon anashkalimin e hipotezave,teorive,ama hapet gjëja tani ka filluar del me shpatë.Është strategjia e saj”,tha Iliri. “I kemi ndenjur shumë afër dhe nuk më vjen fare mirë”,tha Sabiani nga ana tjetër. Spektaklin e mbrëmshëm Iliri u vendos…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 34 persona pas protestës së 8 janarit, një pjesë mbështetës të Sali Berishës dhe një pjesë mbështetës të Lulzim Bashës. Në dosjen e prokurorisë të zbardhur nga “BW” jepet roli i gjithsecilit prej të arrestuarve si dhe çfarë kanë konstatuar efektivët e policisë. Një prej të arrestuarve, Gjon Pepaj ka deklaruar se ndodhej në Tiranë për të takuar avokatin për një çështje civile dhe se do të kthehej menjëherë në shtëpi, pasi ka dy vajza të mitura dhe bashkëshortja i ka vdekur në aksident. Klavdo Çekini ka deklaruar se ka marrë pjesë në…

Read More

Kanë nisur sërish spekulimet për një transferim të CR7 në PSG në vend të Mabppes Paris Saint Germain po planifikon një lëvizje për të sjellë superyllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo në Francë për të zëvendësuar Kylian Mbappe në largim. PSG-ja thuhej se ishte e interesuar për një lëvizje për kapitenin e Portugalisë verën e kaluar kur Mbappe dukej se do t’i bashkohej Real Madridit. Kjo lëvizje mund të ndodhë përfundimisht me skadimin e kontratës së Mbappes në kryeqytetin francez dhe Ronaldo që ka rënë në mosmarrëveshje me trajnerin e përkohshëm të United, Ralf Rangnick. Nëse Ronaldo dëshiron të largohet…

Read More

Gjeneral brigade Ylli Pulaj mori sot, zyrtarisht detyrën e komandantit të Forcës Ajrore të FA. Gjeneral brigade Pulajt iu dorëzua flamuri luftarak i Forcës Ajrore nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj në një ceremoni, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e komandantë të forcave.Ministri Peleshi e cilësoi këtë një moment të merituar për gjeneral brigade Pulajn, i cili me propozim të ministrit të Mbrojtjes u dekretua nga presidenti si gjeneral brigade dhe më pas si komandant i FAj. Por, sipas ministrit Peleshi këtë forcë e presin shumë sfida përpara në raport me anëtarësimin…

Read More