Author: tirana

Në disa kabllograme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008 të zbuluara nga Wikileaks, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri. Në një kabllogram dërguar DASH-it më 03.06.2008, Ambasada Amerikane në Tiranë na përshkruan si përtacë dhe kumarxhinj. Në kabllogram shkruhet: “Sallat e kumarit dhe pikat e basteve janë shfaqur si kërpudha në Tiranën e sotme. Mania e kumarit është një provë e sëmundjes që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve: ëndrrën për tu pasuruar brenda natës, mundësisht pa derdhur asnjë pikë djersë. Kjo ndjesi ka rrënjë shumë thellë në historinë e Shqipërisë. Mund…

Read More

Shkencëtarët thonë se po shohin shenja se vala alarmuese e COVID-it shkaktuar nga varianti “Omicron”, mund të ketë arritur kulmin në Britani dhe së shpejti ndoshta edhe në Shtetet e Bashkuara dhe prej këtej pritet ulje dramatike e infeksioneve. Arësyeja është fakti se variant i ri, që është kaq shumë ngjitës, nuk po gjen mjaft njerëz për të infektuar vetëm një muaj e gjysmë pasi u zbulua në Afrikën e Jugut. Ali Mokdat, professor i modeleve matematikore për shëndetësinë në Universitetin e Uashingtonit në Sietëll, thotë se “Omicroni do të bjerë me të njejtën shpejtësi që u përhap”.

Read More

Avokat Spartak Ngjela e ka cilësuar si një vepër banditeske sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike nga mbështetësit e Sali Berishës. Në emisionin “Pikat mbi i”, Ngjela u shpreh se me veprimet e bëra të shtunën, Berisha ka kryer vepër penale dhe ndaj tij duhet të ngrihet padi. Ngjela shton se policia mund ta arrestonte në flagrancë dhe nuk kishte nevojë për marrjen e autorizimit nga parlamenti. “Ishte një vepër banditeske. Pyetja është përse e do pallatin Saliu, kur ai thotë e kam partinë time. Shtëpinë e bën vet ti. Ka krijuar një organizatë terroriste por nuk ka argumentin juridik.…

Read More

Nga Mariglen Kume Protesta e datës 8 janar e thirrur nga Berisha krijoi nervozizëm të jashtëzakonshëm tek anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike, të cilët e shprehën në rastin më të parë. Ditën e hënë, ata thyen çdo rekord të mëparshëm të orëve të zgjatura të diskutimeve ku nisën në orën 19:00 dhe zgjati deri më 3 e 30 të mëngjesit. I pari në mbledhje e mori fjalën kreu i PD-së, i cili pasi i lajmëroi se ai kishte marrë vendimet e tij, kërkoi të dëgjonte prej tyre mendimet dhe propozimet në lidhje me masat që duhet të merrnin për…

Read More

Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së zv.ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar për aktet e dhunës në protestën e 8 janarit para selisë blu. Deklaratës së Escobar i cili tha se “është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike”, Paloka u përgjigj duke fajësuar kryedemokratin Lulzim Basha. “Këtë kutinë e votimit po i kërkojmë Bashës që në shtator, po ai bëri çdo gjë, e çoi PD drejt përçarjes së shkatërrimit, vetëm sepse nuk e pranon…

Read More

Kryeministri britanik Boris Johnson ka kërkuar falje per festat që ka organizuar në Downing Street në një kohë kur Britania e Madhe ishte nën izolim për shkak të Covid-19 . Në fjalimin e tij para paralamentit ai u shpreh se e kupton zemërimin e qytetarëve të tij me qeverinë britanike kur vetë ata që i vendosin rregullat nuk i zbatojnë ato. Ligjvënësit e opozitës kanë kërkuar që Johnson të japë dorëheqjen dhe madje edhe disa politikanë në Partinë e tij Konservatore kanë kërkuar largimin nëse zbulohet se ka thyer ligjet. Johnson, i cili më parë ka refuzuar të thotë nëse…

Read More

TikTok është aplikacioni më i shkarkuar në botë, pasi 90 për qind e përdoruesve e kanë kaluar kohën me të. Sipas raportit të App Annie, njerëzit shpenzojnë mesatarisht 4.8 orë në ditë në telefonat e tyre. “Televizioni po vdes ngadalë pasi celulari vazhdon të thyejë rekorde pothuajse në çdo kategori si koha e shpenzuar, shkarkimet dhe fitimet”, deklaruar shefi ekzekutiv i kompanisë monitoruese, Theodore Krantz.

Read More

Një nga të arrestuarit për dhunën në PD është edhe reperi Stresi, apo Arkimed Lushaj, i cili para gjykatësit tha se është hera e parë për të që arrestohet pa bërë gjë, raporton gazetarja Anila Hoxha e cila po ndjek seancën. Stresi: Është hera e parë që arrestohem pa bërë asgjë. Gjyqtari: kështu me ke thënë dhe radhën e parë. Stresi : Atëherë foli avokati, jo unë. Burime për gazetaren, Anila Hoxha thanë se nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”. Ndërsa për 5 persona “Arrest shtëpie”. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga…

Read More

Prof.Perlat Kapisyzi I ri SARS CoV 2 omicron është shndëruar në “ popullatën” predominuese në shumë shtete.. Sipas Organizatës Botërore të Shendetit brënda 2 muajve do të infektohen 50% e popullatës së Europes. Tashmë studimet kanë vërtetuar që varianti Omikron është 10 herë më infektues sesa varianti Delta. Ndonëse prezantimi klinikë është më i lehtë , hospitalizimet kanë tejkaluar shifrat e një viti më parë për të njëjtën periudhë. Varianti Omicron po “ përmbytë”shumë spitale në Amerikë dhe Europë. Po ndjehet mbingarkesa në shtrimet duke shkaktuar mungesa në personel shendetësor dhe kufizime në ofrimin e kujdesit për specialitetet e tjera…

Read More

Sot, në orën 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Kjo mbledhje, ishte parashikuar të ndodhte më datë 8 janar, por pas trazirave të shkaktuara u zëvendësua me një tjetër datë. Në agjendë të diskutimeve, pritet të jetë organizimi i PD. Do të flitet për zgjedhjet e reja të seksioneve dhe grupseksioneve të degëve të PD, si dhe për zgjedhjen e kryetarëve të degëve, në ato vende që kanë mbetur pa kryetar. Pas Kuvendit të 11 dhjetorit, lidershipi i PD, shkarkoi 11 kryetarë degësh, pasi nuk iu bindën urdhrit të kryetarit Gazment Bardhi për të nisur përgatitjet për…

Read More

Gazeta presitigjoze britanike “The Economist” ka publikuar një artikull ku pretendon se raporton numrin e vërtetë të vdekje nga pandemia, duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë shifrat e raportuara nga institucionet përgjegjëse të shteteve. “The Economist”, përpunoi të dhëna nga 186 shtete të botës, përfshirë edhe vendin tonë dhe ka arritur në rezultatin se numri i viktimave nga Covid-19 nuk është 5.5 milionë, por rreth 19.1 milion. Kjo shifër është gati katër herë më e lartë nga ajo që kanë raportuar zyrtarisht shtetet. Për sa i përket Shqipërisë, “The Economist” vlerëson se numri i real i personave që kanë ndërruar jetë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ju ka bërë apel qytetarëve të vendosin maskat mbrojtëse. Ministria e Shëndetësisë nënvizon se vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në transpotin publik, qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

Read More