Partia Demokratike ka reaguar pas lajmeve publikuara në media se në vendin ku ndodhet selia blu do të ndërtohen kulla. Në reagimin e saj, Partia Demokratike e cilëson shpërndarjen e këtij lajmi si një manovër dhe gënjeshtër të ish-kryeministrit Berisha për të shmangur vëmendjen nga dhuna e protestës së ushtruar më 8 Janar. “Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i radhës i Sali Berishës. Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia…
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2177 qytetarë, nga 8136 testime. Ky është rekordi i rasteve të reja brenda një dite i regjistruar në vendin tonë, që nga nisja e pandemisë. Ndërkohë, janë regjistruar 6 viktima, ndërsa 639 persona janë shëruar nga virusi. Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mun të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Escobar tha për Zërin e Amerikës se mbështetja në protesta në rrugë nuk do të thotë domosdoshmërisht mbështetje e elektoratit dhe rikonfirmoi se ka marrëdhënie të mira me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Escobar foli edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të…
Pas protestës së dhunshme të 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha, Prokuroria ka thirrur këtë të fundit që të paraqitet nesër për t’u marrë në pyetje. Po ashtu është thirrur dhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili do të paraqitet në Prokurori të premten. Kujtojmë se sot u liruan 34 të arrestuarit për shkatërrim prone nga protesta e 8 janarit. Gjykata vendosi masën e sigurisë Detyrim Paraqitjeje për 24 prej tyre ndërsa 6 mbështetës të Bashës u liruan nga çdo lloj akuze, pasi sipas Prokurorisë nuk u gjet asnjë provë.
Partia Demokratike ka publikuar një video nga protesta e dhunshme e 8 janarit, në selinë blu. Në reagimin e saj, PD thekson së asnjë kriminel nuk mund t’ia dalë të shkatërrojë Partinë Demokratike. Sipas selisë blu, demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike. “Asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha për të shkatërruar Partinë Demokratike nuk i’a doli dhe nuk do t’ia dalë. Partia Demokratike nuk u kthye në bunker për hallin personal të Sali Berishës sepse demokratët refuzuan dhunën, refuzuan gjuhën e urrejtjes.…
Ka nisur mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike. Ashtu siç ishte paralajmëruar dje, kryedemokrati Basha dhe anëtarë të PD-së janë mbledhur në selinë blu. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat një ditë më parë, bëhet e ditur se temë e diskutimeve do të jetë kalendari dhe masat për organizimin e partisë, pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit. Një organizim i tillë ishte parashikuar të zhvillohej më parë, por për shkak të protestës së të shtunës (8 janar) u shty.
Gazeta e njohur greke “Protothema” i ka kushtuar një shkrim të gjatë zhvillimeve më të fundit politike në vend, siç është përplasja ne PD mes Bashës dhe Berishës, gjë që sipas tij bën që Rama të shpallet “mbret”. Gazeta greke shkruan se Berisha u përjashtua nga partia që krijoi vetë 23 vite më parë, ndërkohë që e cilëson ish-kryeministrin si politikan që SHBA-të dhe BE-ja e kanë kategorizuar në listën e të korruptuarve. “Protothema” shkruan edhe mbi mundësinë e një formacioni të ri politik në të djathtë me Sali Berishën në krye, gjë që do të përçante konservatorët në Shqipëri.…
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Evi Kokalari ka reaguar sërish përmes një postimi në Facebook pas njoftimit që bëri dje për tërheqjen nga jeta politike në Shqipëri. Ajo shprehet se “nuk isha e vetëdijshme që mund të krijonte atë lloj reagimi” dhe për këtë arsye shton se “dua t’ju them se më keni sërish në dispozicion total”. Aktivistja sqaron se “kur opozita të ketë kryetarin e ri, dhe statutin që do jetë baza e PD-së Konservatore, do ti kthehem jetës time në Amerikë”. “Me që jeni bërë lëmsh dje, dhe Lulzim Basha me kryesinë e tij imagjinare që…
Programi i qeverisë së re të Maqedonisë i dorëzuar nga i mandatuari Dimitar Kovaçevski, parasheh edhe legalizim të marijuanës për përdorim personal dhe kultivim në shtëpi. Kjo është një nga pikat e shumta që përmban ky program, e që pritet të shtunën të marrë përkrahje në Kuvend, bashkë me përbërjen e re të kabinetit qeveritar. Kjo formë e legalizimit të marijuanës për herë të parë si ide u paraqit në fund të vitit 2020. Në qeveri thonë se paraprakisht do të hapet një debat më i gjerë në të cilin do të dëgjohen edhe idetë e organizatave joqeveritare dhe shoqatave…
Një banesë tre katëshe në njësinë administrative Dajç është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë. Zjarri ka rënë në katin e tretë të një banese në pronësi të Bardh Ejlli. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën. Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
I riu shqiptar, Aleksandër Luca, i arrestuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi ka dhënë një intervistë nga burgu për mediat vendase. Në një intervistë për “Star Tv”, ai ka komentuar deklaratat e bashkëpunëtorit të tij në ngjarjen që tronditi Greqinë vite më parë. “Nuk më intereson çfarë del dhe çfarë thotë greku. Unë kam një avokat,“-tha ai pasi shoku i ngushtë drejton gishtin nga ai për vrasjen e 21-vjeçares. Por deklaratat e tij nxitën edhe reagimin e babait të të ndjerës, i cili gjithashtu nuk e la ngjarjen të kalonte pa rikujtuar humbjen e të bijës. “E vërteta…
Futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani duket se ka qenë “molla e sherrit“ për largimin e Gennaro Gattusos nga Napoli. Për mbrojtësin shqiptar u shpenzua një shumë e konsiderueshme parash, por debutimi për të do të vinte shumë vonë. Madje në ndeshjen e parë do të bënte një gabim duke i falur golin Udineses dhe për këtë arsye Gattuso e la në dhomën e zhveshjes për pjesën e dytë. Si duket kaq ka mjaftuar për të nisur përplasjet mes trajnerit italian dhe De Laurentisit, i cili i kërkonte të mos aktivizonte lojtarë si Hysaj që kishin zgjedhur largimin me parametra zero…