Author: tirana

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat kundër koronavirusit në vendin tonë. Në mbledhjen e sotme të Komitetit, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se shifrat e larta të infektimeve, që ditët e fundit kanë arritur nivel rekord nga varianti Omicron, nuk duhen parë me frikë, por me një shtim të vëmendjes dhe kujdesit ndaj respektimit të masave. “Treguesit flasin për një tjetër valë. Shifrat nuk duhen parë me frikë, por me një shtim më të madh të vëmendjes dhe kujdesit. Komiteti mendon se niveli i masave mbrojtëse që kemi sot është në përputhje me situatën epidemiologjike”,…

Read More

Drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini, në mbledhjen e zhvilluar në kuadër të situatës epidemiologjike bëri me dije se është vënë re një rritje e lartë e rasteve me COVID. ‘Kemi reflektuar një incidencë javore e rritur , e cila i atribuohet dy variante ve Delta dhe Omicron po ashtu edhe festave të fundvitit. Gripi dhe dy variantet Omicron dhe Delta janë në qarkullim në nivele të larta. Kemi një trend të lartë të RASTEVE TË hospitalizuara. Incidenca e lartë ka reflektuar pikun më të lartë të infektimeve të gati dy viteve’, tha ajo.

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, i bëri apel efektivëve të policisë që të mos tregohen arrogant me qytetarët, por human në zbatimin e detyrës së tyre. Këtë thirrje Nano, e bëri gjatë ceremonisë së mbajtur për 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Mes të tjerash ai tha se pritshmëritë e qytetarëve janë të larta dhe ndaj ata duhet ta bëjnë sa më mirë detyrën në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke u treguar social me qytetarët dhe të ashpër me shkelësit e ligjit. “Të nderuar koleg sytë dhe vëmendja e qytetarëve janë të drejtuara nga…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh të fortë të nën Sekretares së Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland. Një mesazh i cili vjen kumbues edhe për situatën e tensionuar politike në vendin tonë, sidomos pas përplasjeve të dhunshme brenda PD-së. Postimi i plotë: “Përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm në një atmosferë të qetë, jo të përshkallëzuar”. Nën Sekretarja e Shtetit për Çështjet Politike Victoria Nuland

Read More

Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, këtë të enjte është shprehur se nuk do të ketë negociata për Ukrainën nën presionin ushtarak të Rusisë. “Nuk duhet të ketë negociata nën presion. Ne jemi siguruar se asgjë nuk do të vendoset apo negociohet pa evropianët dhe koordinimi me amerikanët”, ka thënë Borrell. Borrell këtë deklaratë e ka bërë nga Bresti i Francës, ku ka zhvilluar një takim jozyrtar me mbrojtjen e BE-së, ministrat, të përkushtuar kryesisht ndaj kërcënimit të një konflikti të ri në Ukrainë.

Read More

Nga Cas Mudde “Internazionale” Viti 2021 filloi me shpresën se prodhimi i një vaksine anti–Covid do t’i jepte fund pandemisë, por përfundoi me një variant të ri të koronavirusit dhe frikën në rritje se Covid-19 do të qëndrojë me ne përgjithmonë. Si në media ashtu edhe në politikë, viti që sapo lamë pas u dominua sërish nga virusi dhe pandemia. Dhe me shumë mundësi, do të jetë sërish kështu edhe këtë vit. Duke parë vitin 2021, mund të identifikohen të paktën 4 elementë dhe tendenca, të cilat do të vazhdojnë të ndikojnë në politikën evropiane gjatë gjithë vitit 2022. Mungesa e një orientimi të qartë elektoral Vitet e fundit janë botuar shumë artikuj mbi “fundin e populizmit” apo mbi “rikthimin e së majtës”, të cilët në shumicën e rasteve kanë paraqitur “prova” të përzgjedhura…

Read More

Partia Demokratike ka publikuar sot emrat e atyre që i cilëson si mercenarë të ish-kryeministrit Sali Berisha, që morën pjesë në protestën e 8 janarit, të cilët u arrestuan nga policia. Përmes një reagimi, PD thekson se Berisha dhe banda e tij dështuan me turp, pasi u braktisën sipas kësaj partie nga demokratët. Selia blu pohon se “PD po ngrihet çliruar nga makthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për t’u ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”. REAGIMI I PD Për fat të mirë në 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar…

Read More

Mateo Bassetti, kreu i Sëmundjeve Infektive në Spitalin San Martino, në Xhenova, ka deklaruar se pandemia do të marrë fund në prill ose maj dhe se njerëzit nuk do të kenë nevojë të mbajnë më maskat. Bassetti parashikoi gjithashtu se “deri në fund të pranverës, 95% e popullsisë së vendit do të jetë vaksinuar dhe më shumë se 50% e italianëve do të kenë kaluar virusin”. Numri i viktimave nga koronavirusi vazhdon të shënojë rritje në Itali. Vendi ka regjistruar 313 viktima në 24 orë dhe 196.224 raste, shkruan the local Italy. Për herë të parë pas disa ditësh, numri…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha mësohet se do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme në orën 11:00. Ndaj tij prokuroria ka dërguar një thirrje për ta marrë në pyetje lidhur me protestën e organizuar tek selia e PD-së, më 8 janar, ku edhe pati akte të shumta dhune. Ndërkohë në orën 12:00 mësohet se do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës edhe deputeti demokrat, Flamur Noka.

Read More

Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Gjirokastër ka rënë pre e grabitjes. Policia ka shkuar në vendngjarje nga ku po merret me grumbullimin e provave të lëna nga autorët. Lajmi është konfirmuar per BalkanWeb nga gazetarja Brikena Metaj. Kjo shkollë e pozicionuar në pjesën e sipërme të qytetit, rezulton e papajisur me kamera vëzhgimi dhe për pasojë policisë do t’i duhet shumë punë per te identifikuar autoret. Shpeshherë ky objekt ka rënë pre e grabitjeve gjatë kohëve te fundit. Nuk dihet se çfarë është grabitur ndërkohë që keqbërësit kanë hyrë nga porta kryesore e shkollës, duke e dëmtuar atë. Për pasoje…

Read More

Sjellja e Donald Veshajt është komentuar shpesh, ndërkohë që një pjesë e mirë e njerëzve në rrjet janë të mendimit se ai është ende i dashuruar me moderatoren Bora Zemani. Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur dhe gazetari Bledi Strakosha, sipas të cilit Donaldi gaboi dhe u nxitua kur u deklarua për Triksën. “Tani Donaldi të rritet njëherë, është i papjekur, ti japë fund këtyre marrëdhënieve me dy porta, do të preferoja t’ia thoja këtë drejtpërdrejtë këtë. Nuk dua të ndërhyj në marrëdhëniet personale mes njerëzve, por në rastin konkret, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur shprehin dashuri,…

Read More

Një i ri për të cilin ish-gruaja e tij ankohej se kishte krijuar një profil në një rrjetin social Facebook me emrin e saj dhe postonte aty foto të saj me përmbajtje erotike, është dënuar nga një gjykatë në Greqi me vetëm dy muaj burg. Dënimi i tij u dha nga Gjykata e Kundërvajtjeve tre anëtarëshe e Volos, e cila e shpalli fajtor 25-vjeçarin për transmetim, shpallje dhe shpërndarje të të dhënave personale. Ai nuk mori pjesë në gjyq dhe avokati i tij që e përfaqësonte, mohoi që i riu të kishte postuar fotot në fjalë, me arsyetimin se postimi…

Read More