Ashtu siç u paralajmërua dje, ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, ku do të japë shpjegime në lidhje me protestën që u zhvillua më 8 janar në selinë e PD-së. Protesta në fjalë u shoqërua me episode dhunë, ku përkrahës të Berishës tentuan të futeshin në seli, ndërsa hapën me dhunë disa dyer dhe thyen xhamat e dritareve të katit të parë dhe të dytë. Ish-kryeministri Berisha është treguar i përpiktë me orarin e tij, madje ka mbërritur pak minuta para orës 11:00, orar kur ishte thirrur që të paraqitej në organin e akuzës. I shoqëruar…
Author: tirana
Në 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk la pa përmendur edhe protestën e zhvilluar para selisë së PD, një tubim i organizuar nga Sali Berisha. Teksa vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm u shpreh se ajo ishte një ngjarje primitive, dhe ku ishte e vështirë të ndaje kufirin ku mbaronte e drejta për të protestuar. “Policia zotëron kapacitet të plotë për tu përballur me sfidat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Policia ka autonominë në kryerjen e detyrave të saj. Policia e ka krijuar këtë standard të lartë. Dëshmia e…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Artan Lulaj. Trupa që hetoi rastin e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Alma Faskaj, ka vlerësuar se Lulaj nuk arriti të kundërshtonte barrën e provës në dy kritere. Gjatë seancës dëgjimore nga KPK u vu në dukje se kishte vlerësuar paraprakisht se Lulaj nuk kishte qenë bashkëpunues, ndërsa nuk kishte kthyer disa përgjigje. Artan Lulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe në…
Doganat nuk do të lejojnë importin e asnjë makine që është më e vjetër se viti 2007. Rregullat e reja kanë hyrë në fuqi dhe tashmë për të blerë një makinë nga jashtë qytetarët duhet të shohin me kujdes vitin e prodhimit. Makina nuk duhet të jetë më e vjetër se 15 vite. “Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër: Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër; Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2…
Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga përmbytjet e shkaktuar nga reshjet e shiut, fermerët e Fierit akoma nuk kanë asnjë përgjigje në lidhje me dëmshpërblimin që duhet të marrin për kompesimin e dëmeve. Këtë të enjte ato sërish kanë dalë në protestë dhe i bëjnë thirrje kryeministrit që të mbajë premtimin dhe të dëmshpërblejë dëmet që atyre u shkaktuan nga përmbytjet. Kryetari i sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, Eduart Sharka në fjalën e tij ka bërë me dije se dhe pse kanë kaluar dy javë nga takimi me kryebashkiakun akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe…
Thyerja e zemrës është e tmerrshme. Mund të na ketë ndodhur të gjithëve në një fazë të caktuar të jetës, mirëpo asgjë në jetë nuk duhet t’i lihet rastësisë. Për të shpëtuar veten nga tradhtia dhe për të njohur pak më shumë tiparet e personalitetit të një njeriu që pëlqeni lexoni për katër shenjat e horoskopit me të cilët duhet të jeni të kujdesshëm nëse vendosni të keni diçka më shumë se shoqëri. 1. Shigjetari-Një Shigjetar nuk lëndon njeri me qëllim, por ata janë një shpirt i lirë që pëlqen të përjetojë gjëra të reja dhe të eksplorojë. Pra, nëse…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para se të shkojë sot në Prokurori për të dëshmuar në lidhje me protestën e zhvilluar para selisë së PD në 8 janar. Për gazetarët, ai tha se është thirrur nga Rama, pasi ai ka urdhëruar. Berisha deklaroi se do të japë informacione të hollësishme sapo të dalë nga prokuroria. Berisha: Ju ftoj që sapo të dal nga dera e Prokurorisë do tju informoj hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të…
BB V/ Beniada nuk ka komplekse, zbulon vithet teksa kërcen në shtëpi (Video) Beniada, modelja e cila është pjesë e “Big Brother Vip” duket se e ‘harron’ faktin se çdo cep i shtëpisë ka kamera. Së fundmi, në një video që qarkullon në rrjetet sociale mund të shihet Beniada në një moment ngre fustanin duke kërcyer në shtëpi dhe zbulon gjithçka. Kjo nuk është hera e parë që Beniada e bën këtë ‘gabim’ pasi edhe më parë është filmuar duke u larë e zhveshur në dush.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha për “Report” Tv se nga gushti 2021 deri më tani janë pezulluar 265 lokale për mosrespektim të masave anti-Covid, në rreth 17 mijë inspektime të kryera. Ajo bën apel për ndërgjegjësim të qytetarëve dhe denoncim të rasteve. “Nga gushti 2021, 16.600 inspektime, mbi 1700 masa adminsitrative, 265 edhe për pezullim të aktivitetit”, tha Rakacolli
Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo deklaroi se aktualisht në spital janë rreth 130 persona të infektuar me koronavirus, të hospitalizuar. Gjatë fjalës së saj në një konferencë të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Çomo tha se 12% e pacientëve janë në gjendje kritike, ndërsa ajo çka është alarmuese është fakti se shumë prej të shtruarve janë të moshave të reja. Sipas saj, kryesisht të shtruarit janë të pavaksinuar. “Janë rreth 130 pacientë të shtruar sot që flasim prej të cilëve 12 % janë në formë kritike, 54% në formë të rëndë, dhe pjesa tjetër në formën e mesme të rëndë.…
Simone Inzaghi shijon trofeun e tij të parë në krye të Inter, për të kjo është hera e tretë në karrierë që fiton Superkupen: “Kishim përballë një skuadër të fortë që bëri një ndeshje tipike të Juves, por nuk na krijojë shumë probleme. I pash shifrat, ishte një fitore e merituar. Dëshironim ta fitonim me çdo kusht dhe kështu ndodhi. Të mposhtësh Juven nuk është kurrë e lehtë. Çfarë na tha presidenti Zhang? Ishte shumë i lumtur, na bëri komplimente ndërsa lojtarët i kërkuan premio, besoj se do ti kënaq”, u shpreh Inzaghi pas finales. “Është një moment special për…
Specialistja e ISHP-së Silva Bino ka bërë një bilanc të shifrave të vaksinimit në vend. Ajo tha se është rritur interesi për vaksinimin me dozën e parë. “Kemi pasur shifra të vaksinimit, sidomos me dozën e parë. ka një dyfishim të dozës së parë. 52,7% me dozën e parë dhe 47.5% me dozën e dytë. Sa i përket popullatës së përgjithshme kemi arritur mbi 40%. Me të dyja dozat jemi rreth 38% e popullatës. prirja e vaksinimit është në rritje, duhet më tepër. Duket se javën që shkoi, vaksinimi ishte maksimal. Sfidë, është vaksinimi i të rinjve.”, tha Bino.