Viti 2021 u mbyll me 1 mijë e 155 njerëz të dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar, sipas një publikimi ekskluziv të britanikes “The Big Issue”. Shqipëria mban numrin më të lartë të të dëbuarve – plot 435 persona janë zhvendosur drejt vendit tonë. Këta të fundit, përgjatë vitit, janë riatdhesuar përmes 17 fluturimeve – mes tyre edhe çarter. Sakaq, numri i njerëzve të dëbuar nga Zyra e Brendshme me fluturime çarter është pothuajse trefishuar që nga viti 2019. Por, një në gjashtë aeroplanë u largua me më pak se 10 persona në bord. Gjetjet e gazetës britanike kanë rinovuar thirrjet…
Author: tirana
Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar më 15 janar, ku pritet të diskutohen ngjarjet e 8 janarit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një njoftim dërguar anëtarëve të Këshillit theksohet se pritet të ketë një diskutim për organizimin e Këshillit dhe miratimin e një rregulloreje të brendshme. NJOFTIMI I PLOTE: Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit të II, selia qendrore e PD. Rendi i Ditës së mbledhjes është…
Ende pa u plotësuar trupa e gjyqtarëve, gjykata kushtetuese ka sërish 5 vende bosh. Presidenti i Republikës ka shpallur sot thirrjen për të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë për t’u bërë gjyqtar Kushtetues, pasi Përparim Kalos i përfundon mandati. Nesër parlamenti do të shpallë thirrjen për vendin vakant që krijohet për shkak se Altin Binajt i mbaron mandati. Nga ana tjetër janë 3 vendet vakante që duhen plotësuar nga gjykata e Lartë, për të cilat askush nuk mund të thotë se kur do të zgjidhen gjyqtarët e rinj. Por pavarësisht kësaj situate, Gjykata Kushtetuese është funksionale pasi gjyqtarët qëndrojnë…
“Kanë gjashtë muaj që janë ndarë. Kanë pasur probleme edhe më parë, por kanë ndërhyrë të tjerët e janë rregulluar”. Kështu është shprehur babai i Gjuliana Topallit, e cila është vrarë nga bashkëshorti i saj, Nikolin Hila. 40-vjeçarja kishte disa muaj që jetonte së bashku me të bijën 4-vjeçare te familja e saj, pasi ishte ndarë nga Nikolini. Ky i fundit të dielën e 9 janarit është paraqitur te shtëpia e saj, ku ka dalë dhe e ka pritur babai i Gjulianës. 50-vjeçari ka kërkuar që të dilte edhe ajo, por babai nuk e ka lejuar. Duke qenë se ka…
Dashi: Sot është një ditë pozitive për ndjenjat, sidomos nëse keni nevojë të sqaroni diçka me partnerin tuaj. Ndërsa në punë mund të ndiheni pak të lodhur. Bëni kujdes me persona të shenjës së Bricjapit. Demi: Këto ditë kanë qenë të qeta për ju në aspektin sentimental. Prisni deri të dielën për emocione të forta. Në punë, nuk është momenti i duhur për të bërë zgjedhje të rrezikshme. Binjakët: Hëna ju fton të përjetoni emocione pa hezituar. Nga ana tjetër, në punë, nëse keni dyshime, mos i bëni gjërat me nxitim. Gaforrja: Duhet të tregoheni të matur për çështje të caktuara në romancën…
Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix duket se po kalon një çast vështirësie pasi gjërat mes dyshes nuk po shkojnë mirë gjatë këtyre ditëve. Ishte Donaldi ai që i ka kërkuar Beatrix-sës që të qëndrojnë vetëm pasi sipas tij ajo ka nevojë për diçka të tllë. Por, si duket ky është një sinjal nga ana e tij që tregon se ka ardhur koha të ndahen. Megjithatë, ndarja e tyre duket se nuk ka zgjatur shumë, pasi në një bisedë që kanë patur së fundmi, dyshja po bëjnë plane për fëmijë. Ka qenë aktorja Arjola Demiri, e cila ka ngacmuar dyshen duke…
Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se është infektuar me variantin e ri të COVID-19, Omicron. Dhe teksa qëndron e izoluar në shtëpi, gjeti kohën për të zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, të cilët e pyetën për gjendjen e saj dhe simptomat. “Si grip i lehtë! Dhimbje fyti, kollë dhe pak debulesë. Më i lehtë se COVID. Ndoshta ka ndihmuar vaksinimi (2 doza) dhe fakti që e kam kaluar njëherë vjet COVID. Tamponin nga hunda e bëra”, tha prezantuesja. Ndërsa një prej tyre e ka komentuar për pamjen e saj duke e quajtur një këmbështrembëse, që ‘as lekët nuk ia rregullojnë…
Një 53-vjeçar nga Tirana është vetëhedhur nga kati i katërt e për pasojë ka ndërruar jetë. Dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Tiranë/Informacion paraprak Me datë 13.01.2022, në rrugën “Eduard Mano”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katër i pallatit ku banonte, shtetasi A. Xh., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sali Berisha ka njoftuar një tjetër protestë këtë të dielë në qytetin e Shkodrës. “Revolucioni nuk ndalet, dhe ju garantoj unë ju që selia do i rikthehet PD”, theksoi Berisha për mediat pas marrjes në pyetje nga Prokuroria për protestën e dhunshme të 8 janarit. Pyetje: Do ketë një protestë tjetër si 8 Janari? Sali Berisha: Së pari një herë ftoj demokratët e Shkodrës ditën e dielë në orën 11 në Pallatin e Sportit. Revolucioni nuk ndalet, dhe ju garantoj unë ju që selia do i rikthehet PD. Statuti i PD i votuar nga 4900 delegatë në 11 dhjetor ka…
Pas më shumë se dy orësh në Prokurorinë e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një pjesë të dëshmisë së tij dhënë para prokurorëve. Duke folur për media, Berisha hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, teksa u shpreh se më 8 janar ai ishte i rrethuar nga një bandë vrasësish e trafikantësh. “Ajo cka dua t’iu them është se në deklaratën time theksova se për cdo shqiptar, për cdo mik e partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin,…
Në vijim të bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit një delegacion të Komisionit për Legjislacionin, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës të kryesuar nga Adnan Rrustemi. Gjatë takimit me delegacionin kosovar, Balla theksoi nevojën për bashkëpunim mes grupeve parlamentare, komisioneve si dhe në kuadër të procesit të integrimit europian. “Mungesa e liberalizimit të vizave me Kosovën, i cili prej vitesh tashmë është një premtim i pambajtur i Bashkimit Europian, edhe pasi Kosova ka përmbushur kushtet,kërkon një adresim…
Me ftesë të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Presidenti Ilir Meta mbajti një ligjëratë me temë “Shqiptarët në mijëvjeçarin e ri – sfidat dhe perspektivat” para dhjetra studentëve dhe pedagogëve të universiteteve shqiptare. Duke iu drejtuar pedagogëve, punonjësve shkencorë, studentëve dhe të ftuarve të pranishëm, Meta dha një mesazh të fortë; duke shtuar se; “Bashkimi Europian duhet të ofrojë “karotën” kur duhet, por edhe “shkopin” kur është e nevojshme ndaj të gjithë autokratëve në rajon.”. MESAZHI I METES“I nderuar Profesor Skënder Hasani,Të nderuar punonjës të Institutit,Të dashur studentë universitarë dhe pasuniversitarë,Të nderuar pjesëmarrës! E prita…