Author: tirana

Teksa komentohej takimi i Kristos me Anën, Bledi po komentonte dhe kjo mori interesin e saj. Bledi shprehu hapur pëlqimin e tij duke habitur Efin dhe Mikelën. Pasi i tha se do ta pyeste për familjen, Ana shkoi t’i ulej në prehër dhe thumboi Mikelën duke i thënë se kështu do rrijnë në takim, jo sipër pianos. Ana: Çfarë do bëje për mua? Bledi: Do mundohesha gjithçka të zbuloj, dhe më tepër nga ty. Ana: Një pyetje. Bledi: Pjesën e familjes, pjesën e nënës që mua më intereson kjo gjë. Jam vetë tip që i shoh gjërat më shumë. Ana:…

Read More

The Economist Një libër që u botua në vitin 2015 tronditi botën e financave. “Global Shell Games” ekspozoi lehtësinë me të cilën mund të pastroheshin paratë dhe shmangeshin taksat nëpërmjet kompanive anonime. Publikimi i librit dhe gjithashtu skandali i Pandora Papers, i ka shtyrë qeveritë të rrisin transparencën e korporatave. Britania dhe vendet e tjera publikuan regjistrat e pronarëve të kompanive. Amerika miratoi një ligj që i jep fund anonimitetit të kompanive që ndihmojnë në pastrimin e parave. Por për çfarë qëllimi? Bankat dhe ofruesit e shërbimeve të korporatave (csps) – të destinuara për të qenë në vijën e parë të…

Read More

Pothuajse të gjithë prekemi nga dhimbja e tmerrshme e fytit në dimër. Çaji dhe mjalti janë ilaçe të njohura me të cilat ndoshta i dini. Por a e dini se ka ilaçe të tjera të lidhura me ushqimin që ndihmojnë me dhimbjen e fytit? Dy prej tyre po jua tregojmë më poshtë. Lëng mishi Ashtu si një filxhan çaji i nxehtë në avull, një tas i ngrohtë me lëng mishi mund të bëjë mrekulli për dhimbjen e fytit. Hunda juaj do të jetë më pak e bllokuar për shkak të avullit nga supa. Për më tepër, supa është një bazë…

Read More

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Shkup ka dhënë mesazhe në lidhje me vlerat europiane dhe situatën në rajon. Meta thotë se nuk rivizatimi i kufijve nuk është zgjidhje pasi kjo çështje është provuar dhe ka dështuar. Ai thekson se e vetmja zgjidhje është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. “Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vogla. Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë. Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve,…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi konsumatorët se produktet e operatorit të biznesit ushqimor me inicialin “Gj”, pas analizave të vetëkontrollit, u konstatuan me vlerë mbi normën e lejuar të ngarkesës së përgjithshme mikrobike (NPM) enterobakter. Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi nga ISUV, AKU ka reaguar për ndjekjen e rastit dhe marrjen e masave në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi nga Drejtoria Rajonale e AKU-së, sipas gjurmueshmërisë së produktit dhe gjetjeve të kontrolleve zyrtare të kryera. AKU bën të ditur se, subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive, ndërsa është kryer bllokimi i linjës…

Read More

Policia italiane ka zbërthyer një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të drogës duke vendosur në pranga katër shqiptarë. Nga operacioni u arrestuan edhe 18 italianë ndërsa janë sekuestruar 20 kilogramë mariuajnë. Të arrestuarit janë të moshave 30 deri në 40 vjeç, ku vetëm tre prej tyre janë lënë në arrest shtëpie ndërsa pjesa tjetër janë lënë në burg. Sipas policisë dhe hetuesve italianë rrjeti i trafikut të drogës me qendër në Bolonjë dhe në Caserta funksiononte si një sipërmarrje tregtare, duke paguar “rrogat” për bashkëpunëtorët dhe korrierët e drogës. Herë pas herë banda e trafikut të drogës ndryshonte furnizuesit, duke…

Read More

Një grua ka nxjerrë fëmijën e saj për birësim pasi donatori i spermës e ka gënjyer për përkatësinë e tij etnike. Gruaja ka paditur babanë biologjik të fëmijës së saj të dytë, pasi ai iu paraqit si japonez i suksesshëm me diploma nga Universiteti i Kiotos. Nëna nga Tokio, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka kryer marrëdhënie me burrin 10 herë gjatë përpjekjes për të ngjizur fëmijën, raportojnë mediat lokale. Gruaja e martuar kishte fëmijën e saj të parë me burrin aktual, por zbuloi se ai mbart një çrregullim të trashëguar që mund t’u transmetohej fëmijëve…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksionit të pastrimit në disa qytete të vendit. Rama shkruan se patriotizmi fillon nga mbrojtja e mjedisit dhe duke e konsideruar tokën e atdheut si dyshemenë e shtëpisë. “Faleminderit për të gjithë ata që çdo ditë angazhohen në Planin Kombëtar të Pastrimit PATRIOTIZMI fillon nga mbrojtja e mjedisit të vendit tënd, duke e konsideruar tokën e atdheut dysheme të shtëpisë që e ke trashëgim nga ata që e banuan para teje dhe duhet t’ia lesh të pastër atyre që do të vijnë pas teje… *momente nga pastrimi në Klos, Tepelenë, Skrapar, Kukës, Roskovec, Memaliaj,…

Read More

Juristi Skerdjan Dhuli ka reaguar në lidhje me ofendimet denigruese të bëra në adresë të deputetes së Partisë Demokratike, Flutura Açka, e cila është shprehur kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Krah fotove të komenteve që i janë bërë në rrjetet sociale deputetes, Dhuli shkruan se ajo ka marrë urrejtjen e mbështetësve të Berishës për shkak të mendimit të saj ndryshe. Ai shton se kafshëria e njerëzve shkon deri aty sa lumturohen për ndarjen nga jeta të djalit të saj. “Kjo është kafshëri! Krejt rastësisht u gjenda në fcb e deputetes së PD dhe shkrimtares së madhe Flutura Açka. Shihni çfarë komentesh…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 14 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Shkeljet fillojnë që nga dhuna në familje deri në armëmbajtje pa leje dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Si rezultat i këtyre arrestimeve, policia ka sekuestruar sasi të cilat janë kapur gjatë kontrolleve të kryera. Pjesë e atë arrestuarve janë edhe drejtuesit e mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i Plotë nga policia e Tiranës: Vihen në pranga 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për…

Read More

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për median kosovare “RTK Prime”me gazetarin Bashkim Vishaj. Berisha edhe një herë ka folur për thyerjen e embargos së naftës ndaj Serbisë kur ishte në luftë me Kosovën. Ai tha se e ka thyer embargon me Serbinë në atë kohë sepse penalizonte 100% Kosovën. “Sa i përket kësaj e vërteta është që qeveria shqiptare, ishte e vërtetë që kërkonte heqjen e embargos sepse penalizonte 100% Kosovën dhe aspak Beogradin. Sepse naftën e kontrollonte Beogradi. Unë kërkoja heqjen e embargos vetëm për Kosovën. Raporti i OKB tregon se e merrte Serbia naftën nga Danubi…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.MSHMS informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 7378 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2029 qytetarë, në këto bashki:999 në Tiranë, 119 në Durrës, 81 në Shkodër, 79 në Gjirokastër, 78 në Elbasan, 63 në Vlorë, 42 në Sarandë, nga 40 qytetarë në Korçë, Fier, Kamëz, 39 në Lushnje, 36 në Lezhë, 28 në Vorë, nga 20 qytetarë në Berat, Dibër, nga 19 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 18 qytetarë në Gramsh, Tepelenë, 16…

Read More