Një adoleshente është larguar nga banesa e saj në Elbasan. Nëna 43-vjeçe e identifikuar me inicialet N.Ç., ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur. Adoleshnetja është identifikuar me inicialet Xh. Ç., 15 vjeçe, banuese në Prrenjas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Author: tirana
Pamje befasuese vijnë nga një park në Tanzani ku shfaqet një luaneshë që shoqëron një bizon të vogël për te kopeja e tij. Një veprim ky që një ekspert i kafshëve të egra e përshkroi si një akt dashurie. Faqja zyrtare e Parqeve Kombëtare të Tanzanisë në Twitter e postoi videon të hënën, ku shihet luanesha, duke ecur krah për krah me bizonin sa gjysma e madhësisë së saj, deri sa bashkohet me nënën e tij. Sipas Pascal Shelutete, zëdhënësit të Autoritetit të Parqeve Kombëtare të Tanzanisë kjo ngjarje tregoi se instinktet e nënës së luaneshës ishin më të forta…
Një automjet tip “Volkswagen” pa targa është gjetur i djegur plotësisht në Frakull të Fierit. Policia bën me dije se po punohet për të identifikuar personin që e ka në pronësi dhe shkakun e djegies së automjetit. “Në fshatin Frakull, Fier, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Volkswagen”, pa targa. U kryen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies së këtij automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Aktori i Portokallisë Alex Seitaj ka reaguar pas deklaratave të sportistes Dorina Mema, e cila u shpreh se meshkujt “po i marrin fustanet femrave” dhe se ato po vuajnë për të pasur një burrë të vërtetë në krah. “Kjo zonja ka nevojë për burrë dhe po i ikën truri në televizion publik. Aman more ka ndonjë burrë t’i bëjë derman kësaj se e mbyti qenin?”, shkruan aktori në një postim në “Instagram”. Seitaj i kujton Memës se është biologjikisht e pa mundur që të gjithë meshkujt të “bëhen” gay. Kjo zonja ka nevojë për burrë dhe po i ikën truri…
gNjë ngjarje e pazakontë është shënuar në Katania të Italisë. Sipas mediave, një grua ka dalë e zhveshur në ballkonin e shtëpisë së saj dhe ka nisur të hedhë objekte në rrugë. Kjo ka duke detyruar autoritetet të mbyllin dhe bllokojnë rrugën. Episodi ndodhi në qendrën Via Etna ku kalimtarët dhe banorët duhet të shmangnin me kujdes kalimin e rrugës për të mos rrezikuar të goditeshin. Krahas veshjeve të çdo lloji, në fakt, nga kati i tretë i një pallati të zonës, në tokë kanë rënë edhe sende si vazo dhe orendi.
Në qendër të vëmendjes është humbja e pësuar në Superkupën e Italisë kundër Inter-it, por edhe rinovimi i Paulo Dybala. Sipas lajmeve që vijnë nga Argjentina, ky rinovim nuk do të vijë. Në fakt, siç ka bërë të ditur TyC Sports, Dybala është i pakënaqur nga ndryshimi strategjik i klubit dhe nga fjalët e Arrivabene dhe po mendon të kërkojë një skuadër të re. Pritet që palët të takohen përsëri për të provuar të gjejnë një zgjidhje ose për ta marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e futbollistit.
Policia Kufitare ka vënë në pranga një 51-vjeçar në Rinas, i cili kishte ardhur nga SHBA dhe në valixhe kishte një armë zjarri dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për të futur armë zjarri në Shqipëri. Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari që udhëtoi drejt vendit tonë, me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak me vete. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, si në hyrje dhe në dalje, më qëllim kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që mbajnë sende të kundërligjshme me vete, kanë kaluar…
Partia Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të ish kryetarit të saj Sali Berisha. Për PD, Berisha është i dështuar në iniciativën për të përbaltur funksionarët e saj. “Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunen e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në…
Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kanë përfunduar hetimet për procedimin penal nr.49/2 viti 2021, që bën fjalë për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (1) dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së këtyre dispozitave para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021. Në përfundim të hetimeve paraprake për këtë procedim penal…
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës me mandat 9-vjeçar, që krijohet më 8 prill pas përfundimit të mandatit të anëtarit të saj Përparim Kalo. Në njoftimin e Presidencës, qe behet vetem 5 dite perpara se Kushtetuesja te shqyrtoje shkarkimin ose jo te Presidentit, thuhet se Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese nr.11 prot., datë 07.01.2022, me Dekretin nr. 13 413, datë 13.01.2022, ka miratuar:Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës…
Bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela Morini, ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratën e fortë të koreografit, i cili rrëfyer në BBV se ka tradhtuar gruan e tij me një balerinë. Ajo u shpreh se ndiente që diçka nuk shkonte në martesën e tyre dhe nuk ishte e lehtë të përballej me bashkëshortin. Emanuela Morini tha se pasi i tregoi që kishte mësuar për tradhtinë, Ilir Shaqiri qau dhe e vuajti më shume se ajo. Teksa theksoi se “tradhtia kurrë nuk justifikohet”, bashkëshortja koreografit u shpreh se u lidhën të rinj dhe kur dashuria është në mes…
Ka përfunduar deklaratën e tij në prokurori deputeti demokrat Flamur Noka, i thirrur për të dëshmuarsi person që ka dijeni për ngjarjet në protestën dhunshme të 8 janarit. Pas daljes nga prokuroria Noka u shpreh ajo ishte protesta më paqësore dhe më legjitime e zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë. Sipas Nokës ai është thirrur në prokurori me urdhër të pengmarrësit, duke ju referuar Ramës. Noka tha se i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë dhunën barbare, të ushtruar sipas tij nga policia mbi demokratët, të hetojë Spartak Brahon për përhapje paniku se do të ketë vrasje deputetësh si dhe drejtorin…