Author: tirana

Bora Zemani mbushi 30 vjeç më 9 janar dhe atë ditë u mbush me dhurata, lule e urime, ndërsa festnë madhështore e shtyu për mbrëmjen djeshme. Një ambient luksoz, me arredim shumë klasik, me drita, pak ngjyra dhe shumë lule, festa dedikuar moderatores ishte kryefjala e mbrëmjes. Në të janë ftuar pjesa më e madhe e personazheve publikë dhe figurave të rëndësishme të Top Channel. Nuk mungojnë as miqtë më të ngushtë të Borës. Klajdi dhe Bruno po këndojnë dhe kaq u desh që atmosfera të arrinte kulmin. Nuk mungon as Arbori që rri pjesën më të madhe të kohës…

Read More

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohen se kanë kryer kontrabandë naftë dhe furnizonin automjetet e transportit të udhëtarëve, duke shmangur detyrimet doganore. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në pranga janë vënë Adil Çibaku, administrator i një subjekti privat, me fushë të veprimtarisë në transport udhëtarësh, Izet Merdini, menaxher i subjektit dhe Artur Lami, shofer në subjektin privat. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin  instaluar dy serbatorë  për naftë  në një automjet në përdorim të këtij subjekti dhe në mënyrë të vazhdueshme e sistematike merrnin lëndë djegëse (gazoil), në…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar dy ilaçe të reja për trajtimin e pacientëve me sëmundjen COVID-19. Ilaçi baricitinib (një lloj i ilaçit si frenuesi Janus kinase [JAK] që përdoret për trajtimin e artritit reumatoid), sipas OBSH-së, rekomandohet të përdoret te pacientët e sëmurë rëndë dhe ata kritikë, në kombinim me kortikosteroidet, që janë ilaçe të fuqishme kundër inflamacioneve dhe forcojnë përgjigjen imunitare. OBSH-ja tha se ky rekomandim bazohet në të dhënat që sugjerojnë se përmirëson shanset e mbijetesës dhe zvogëlon nevojën që pacientët të futen në ventilator dhe nuk është gjetur se shkakton efekte anësore. Ekspertët e OBSH-së…

Read More

Dy të mitura, njëra në Tiranë dhe tjetra në Përrenjas janë larguar nga banesat e tyre dhe për to nuk dihet asgjë. Denoncimet për humbjen e tyre janë bërë nga vetë familjarët, të cilët kanë shkuar në polici dhe kanë bërë me dije se vajzat janë larguar, ndërsa po punohet për të zbardhur nëse ato kanë lidhje shoqërore me njëra-tjetrën. Policia thotë se vajza nga Përrenjasi është 15 vjeçe, ndërsa ajo nga Tirana 16. Policia ka kërkuar numrat e telefonave të të larguarve, ndërkohë që ka nisur të verifikojë rrjetet sociale për të mësuar nëse kanë ndonjë person, tek i…

Read More

Këtë mëngjes kryeministri Rama ka publikuar pamje nga shkolla e rikonstruktuar “Ahmet Zogu” në Kamzë, e cila së shpejti do të hapë dyert për 1238 nxënës. “Mirëmëngjes, dhe me shkollën e rilindur “Ahmet Zogu” në Kamzë, tani drejt përfundimit, që së shpejti do të hapë dyert për 1238 nxënës, ju uroj një ditë të mbarë.”,-shkruan Rama

Read More

Dita e sotme, si dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata por edhe të ftohta njëkohësisht. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur apo mjegullinë si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulta. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës 13-15m/s. Temperaturat parashikohen: në zona malore…

Read More

Kryeministri britanik Boris Johnson po përballet me një situatë aspak të lehtë ku ndodhet përballë thirrjeve për t’u dorëhequr pasi pranoi publikisht shkeljen e rregullave të pandemisë, me organizimin e një feste në rezidencën qeveritare në maj të 2020-s që ka zgjatur për 25 minuta. Johnson kërkoi ndjesë para deputetëve për festën e organizuar dhe pohuar se personat e pranishëm kishin qenë të distancuar dhe në respektim të masave, por kjo nuk mjaftoi për kreun e laburistëve, grupimit më të madh të opozitës. Keir Starmer kërkoi në emër të partisë së tij dorëheqjen e kryeministrit, që sipas tij ka shkelur haptazi…

Read More

Filloni duke bërë pyetje neutrale Duke bërë pyetje themelore, jo kërcënuese, ju mund të vëzhgoni linjën bazë të komunikimit karakteristik të atij personi. Pyetini për motin, planet e tyre për fundjavën ose çdo gjë që do të nxiste një përgjigje normale dhe të këndshme. Kur ata përgjigjen, vëzhgoni gjuhën e tyre të trupit dhe lëvizjet e syve – dëshironi të dini se si sillen kur thonë të vërtetën. A e ndryshojnë qëndrimin e tyre? A po shikojnë në një drejtim apo në tjetrin? Apo ju shikojnë në sy? Sigurohuni që të bëni pyetje të mjaftueshme për të pasur një mostër…

Read More

Konfuzioni mendor është një gjendje në të cilën subjekti nuk është në gjendje të arsyetojë qartë, shkruan pazienti.it. Karakterizohet nga një ndjenjë çorientimi, paaftësi për t’u përqendruar, humbje e kujtesës dhe vështirësi në marrjen e vendimeve. Në varësi të shkakut themelor, problemi mund të zhvillohet papritur ose gradualisht. Në disa, konfuzioni është jetëshkurtër, në të tjerët është i përhershëm, siç është rasti me disa forma të demencës. Shkaqet e konfuzionit mendor përfshijnë: Pleqërinë, intoksikimin nga alkooli, traumat e kokës, mosbalancimi i ujit ose elektrolitit, demenca, infeksionet, mungesa e gjumit, nivele të ulëta të sheqerit ose oksigjenit në gjak si dhe…

Read More

Qeveria ka vendosur në mbledhjen e saj të fundit, për të lëshuar me qira, me tarifë të reduktuar të sallën e konferencave “A” dhe disa zyraa në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Këto hapësira, do të jenë në dispozicion për Agjencinë për Media dhe Informim. Sipas njoftimit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Kujtojmë se vendimi për krijimin e kësaj agjencie u mor në muajin shtator. Pati reagime të shumta lidhur me këtë vendim, duke qenë se gazetarët argumentonin se do të minohej fjala e lirë dhe shprehja e mendimit, si dhe do të implementohet…

Read More

E trishtë në Mal të Zi. Covid i merr jetën një foshnje 3-muajshe. Në 24 orët e fundit në vendin fqinje janë regjistruar 2.217 persona të infektuar dhe tre të vdekur, ndër të cilët edhe një foshnje më pak se tre muajsh, njofton Instituti i Shëndetit Publik.about:blank Janë testuar 5.676 mostra për virusin e ri korona. Mjekët e Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore kërkuan autopsi të foshnjës, e cila duhet të zbulojë shkakun e vdekjes, duke pasur parasysh se në periudhën paralindjes janë konstatuar probleme me zemrën e fëmijës dhe gjithashtu ka rezultuar pozitive. Shumica e të infektuarve rishtazi janë…

Read More