Uebsajtet e qeverisë ukrainase janë hakeruar në një sulm kibernetik që ndodhi këtë të premte, ku shënjestër ishin edhe disa ambasada të huaja. Ministria e Jashtme dhe ajo e Edukimit ishin mes sajteve të sulmuara ndërsa pre ranë edhe ambasadat në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Suedisë. Përpara se të binin sajtet u shfaq një mesazh që paralajmëronte ukrainasit që të “përgatiteshin për më të keqen”. Është e paqartë se kush fshihet pas sulmit kibernetik, por një zëdhënës tha se ka ardhur nga Rusia. Deri më tani, Moska nuk ka komentuar ngjarjen. Qeveria ukrainase është nën…
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë, këtë të enjte ka publikuar të dhënat e deri tanishme të procesit të vaksinimit në vendin tonë. Sipas njoftimit të ministrisë që nga nisja e procesit të vaksinimit një vit më parë në Shqipëri janë kryer 2 510 426 vaksinime në total, ndërsa vetëm një ditë më parë janë kryer 8155 vaksinime. Ndër të tjera theksohet se, 229 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, janë evidentuar nga mjekët e familjes nëpërmjet certifikatave të vaksinimit (ose 458 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).
Ed Sheeran i ka habitur të gjithë me planin e tij për të ndërtuar një dhomë varrimi nën dyshemenë e kishës së re në formë varke e cila po ngrihet në mjediset e mini-fshatit të tij në vlerë prej 4.4 milionë euro në Suffolk të quajtur Sheeranville. Sipas DailyMail, fotografitë e reja tregojnë se objekti i kultit aktualisht është në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela, ndërsa së shpejti mund t’i bashkohet një zonë varrimi në të cilën do të futej përmes një pllake në dysheme. Planet e fundit nënkuptojnë se ylli i pop-it 30-vjeç mund të…
Partia Demokratike ka publikuar sot një video me lajmet e mediave ndërkombëtare për 8 janarin. Zëdhënësja e PD dhe deputetja Ina Zhupa deklaroi sot se jo vetëm shqiptarët por e gjithë bota e mori vesh se si Sali Berisha pas shpalljes non grata kerkoi të marrë me dhunë “8 janari ishte një ditë e zymtë për çdo shqiptar kudo ku jeton, brenda apo jashtë vendi. Imazhet e dhunës dhe thirrjet për derdhje gjaku demokratësh pushtuan mediat kryesore. Jo vetëm shqiptarët por e gjithë bota e mori vesh se si Sali Berisha pas shpalljes non grata kërkoi të marrë me dhunë…
Moderatorja Arbana Osmani dhe kryeministri Edi Rama rezultojnë personazhet më të ndjekur në mediat sociale. Lidhur me këtë lajm Arbana ka reaguar e emocionuar, e cila ka bërë publike pamjet nga emisioni ‘Wake Up’ ku është folur për të dhe kryeministrin. “Nuk mburrem, por u jam falënderuese të gjithëve për dashurinë dhe suportin”, ka shkruan Arbana në Instastory. Kujtojmë se Arbana Osmani ka rreth 860 mijë ndjekës në Instagram. Ndërsa kryeministri Rama numëron rreth 1,5 milion ndjekës në Facebook.
Epidemiologu gjerman dhe ish-anëtari i OBSH, Klaus Ster është shprehur se pandemia mund të jetë drejt fundit.about:blank Ndërsa ka analizuar situatën epidemiologjike, ai shpjegon se në Gjermani nuk është më i domosdoshëm gjurmimi i kontakteve të rasteve me COVID. ‘Nëse një masë e madhe e popullsisë shfaq simptoma të lehta , janë asimptomatike dhe po ashtu kanë antitrupa, atëherë karantina e kontakteve është e pakuptime’, tha ai duke shtuar: ‘Ne kemi nevojë për një plan daljeje’. Ster shprehet besimplotë se pandemia COVID me fillimin e verës do të shkojë drejt fundit.about:blank ‘Me fillimin e verës, pandemia thuajse do të përfundojë.…
Të ëndërrosh një ish-partner ndonjëherë mund të jetë befasuese dhe menjëherë filloni të pyesni veten se përse ndodhi. Por kjo mund t’ju tregojë disa gjëra për ju ose për marrëdhënien tuaj aktuale. Ndërsa këto ëndrra mund të jenë romantike dhe ndonjëherë do t’ju bëjnë të zgjoheni me një nuancë nostalgjie, në realitet është vetëm një projeksion mendor i asaj që ai person dikur ishte për ju. Të shohësh në ëndërr ish-in tënd nuk do të thotë domosdo se e do atë ose se dëshiron të ktheheni tek ai, në fakt, ky fenomen nuk ka pse të jetë aspak sentimental. Ekspertja…
2021 ishte viti i gjashtë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planetin tonë, sipas disa studimeve për matjen e temperaturës që u publikuan të enjten. Shkencëtarët thonë se viti jashtëzakonisht i nxehtë është pjesë e një tendence afatgjatë dhe se tregon shenja përshpejtimi. Dy agjenci shkencore amerikane, NASA dhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), si dhe një grup privat për matjen e temperaturave, publikuan të enjten përllogaritjet e tyre për temperaturën globale të vitit të kaluar dhe thanë se nuk ishte larg viteve 2016 dhe 2020 që shënuan temperatura shumë të nxehta. Gjashtë llogaritje të ndryshme dolën në…
Prej disa muajsh, Partia Demokratike po kalon periudhën më të vështirë ndonjëherë me demokratët e ndarë në dy kampe: ata që mbështesin Sali Berishën dhe ata që mbështesin Lulzim Bashën. Situata arriti kulmin më 8 janar kue në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të dy palëve. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. 34 persona u vunë në pranga dhe u lamë të lirë dje…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten vendimin e konfirmimit në detyrë për Zhaneta Pira, inspektore e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pira u hetua nga KPK në të tre kriteret, por çështja u fokusua te statusi i saj si magjistrate. Pasja apo jo e statusit të magjistratit prej inspektores së Këshillit të Lartë Gjyqësor Zhaneta Pira u debatua në seancën dëgjimore në procesin e rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Pira këmbënguli në seancë se gëzonte statusin e magjistrates dhe se pavarësisht shkëputjes së gjatë duhej të konfirmohej nga KPK. Siç doli në seancë vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar…
Ju keni marrë vendimin për t’u martuar por jeni ende në kërkim të një partneri. Për sa kohë që përpiqeni të hidhni poshtë opsionet ekzistuese, shenjat e tyre të Horoskopit janë një shenjë e mirë e synimeve nëse ka mundësi të ngjiteni shkallët e kishës apo edhe të bashkisë. Tre shenjat e mëposhtme, për të qenë të saktë, nëse janë vërtet të dashuruar me ju, nuk do t’ju thonë jo, sepse shumë thjesht janë krijuar për martesë: Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar) Është tradicional, shpesh i modës së vjetër dhe një adhurues i familjes. Ai është i përkushtuar, i…
Shtetet e Bashkuara kanë hedhur në treg një monedhë me imazhin e Maya Angelou. Poetja dhe aktivistja, Maya Angelou, është gruaja e parë me ngjyrë që shfaqet në një monedhë amerikane. “Sa herë që ridizajnojmë monedhat tona, kemi mundësinë të themi diçka për vendin tonë, atë që vlerësojmë dhe se si kemi përparuar si shoqëri”, tha Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen. Monedhat me figurën e Angelou janë pjesë e Programit Amerikan të Grave në monedha. Ndër gratë e tjera që do të shfaqen në monedha janë Sally Ride, gruaja e parë amerikane në hapësirë; Wilma Mankiller, shefja e…