Author: tirana

Një kamarier shqiptar, i cili i preu kokën shefit të tij me thikë djathi, sepse “e detyroi Zoti”, ka vendosur të apelojë burgimin e përjetshëm. Jonathan Limani e vrau Christopher Varian në Oxfordshire Golf Club në Thame, në Gusht të 2010-s, disa javë pasi kishte mbërritur në Britani. Limani, një shqiptar me pasaportë suedeze, e vrau Varian në kohën kur ky i fundit po pinte një cigare. Gjykatësi Anthony King e dënoi atë me burgim të përjetshëm në 2012-n, me një minimum prej 19 vitesh në qeli. Fillimisht ai u izolua në spitalin psikiatrik të sigurisë së lartë Broadmoor, por…

Read More

Nga Emma Thomson, The Guardian Që kur Omicron u shfaq për herë të parë në fund të nëntorit, ekipet e shkencëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë janë përpjekur për të kuptuar natyrën e virusit të ri. Rezultatet e deritanishme sugjerojnë se ky variant i ri po prodhon një epidemi shumë më ndryshe që mund të nënkuptojë se edhe qasja jonë ndaj tij duhet të ndryshojë. Omicron shkaktoi shqetësim në komunitetin shkencor sepse përmbante 50 mutacione në krahasim me virusin origjinal, shumë prej të cilëve dihej se prodhonin ndryshime të rëndësishme te variantet e tjera. Këto u fokusuan në proteinën…

Read More

Partia Demokratike, ka publikuar pamje nga protesta e 8 janarit në selinë e PD, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka mashtruar hapur shqiptarët për terrorin e ushtruar, pasi Berisha ishte nxitësi kryesor i dhunës. Gjithashtu në reagimin e saj PD, thekson se Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte non-grata-n e tij. ‘Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD.  Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij.…

Read More

Qindra të rinj e të reja në të gjithë vendin i janë përgjigjur njoftimit për fushatën e rekrutimit për ushtarë-detarë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Këtë të enjte ekipi i përfaqësuesve të FA ishte në qytetin e Durrësit, ku nën moton “Ti ke forcën që nderon kombin” vijoi informimin e të rinjve dhe të rejave duke i ftuar ata të zhvillojnë karrierën brenda FA. Fushata u ndoq edhe nga zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, e cila tha se, “angazhimi si pjesë e FA të jep nder e krenari. Jemi shumë të kënaqur me regjistrimet në qytetin e Durrësit“. Në…

Read More

Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe…

Read More

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila”. Në vijim të operacionit policor të koduar “Vila”, të zhvilluar më datë 16.10.2021, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, si rezulat i të cilit u arrestua 1 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim DVP Tiranë, ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim: F. E., 34 vjeç, banues…

Read More

Në fund të shekullit të 17-të, një student i mjekësisë i quajtur Johannes Hofer vuri re një sëmundje të çuditshme, e cila prekte mercenarët zviceranë që shërbenin jashtë vendit. Simptomat e saj, duke përfshirë lodhjen, pagjumësinë, rrahjet e parregullta të zemrës, dispepsinë dhe ethet ishin aq të forta sa ushtarët shpesh duhej të largoheshin nga detyra. Siç zbuloi Hofer, shkaku nuk ishte ndonjë shqetësim fizik, por një dëshirë e zjarrtë për vendlindjen e tyre malore. Ai e quajti gjendjen nostalgji, nga greqishtja “nostos” që do të thotë kthim në shtëpi, dhe “algos”, dhimbje prej mallit. Në fillim, nostalgjia u konsiderua…

Read More

Incidentet që ndodhën ditët e fundit në Priboj, një qytet i vogël në kufi me Bosnjë-Hercegovinën, kanë shqetësuar dukshëm popullatën boshnjake në këtë qytet. Por kanë reaguar edhe autoritetet e Serbisë. Gjatë Krishtlindjeve ortodokse më 7 janar, një grup të rinjsh të paidentifikuar në Priboj kënduan “Është Krishtlindje, qëlloni me armë xhamitë”. Ndërsa disa ditë më parë një grup policësh kufitarë të Pribojit kënduan këngë ku bëhej thirrje për përsëritjen e krimeve të Srebrenicës, Vukovarit, Novi Pazarit e Sjenicës. Ndaj 12 policëve ka filluar procedura disiplinore, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç shkoi për vizitë në Priboj për të ulur tensionet…

Read More

Granit Xhaka ka kërkuar falje për kartonin e kuq që mori mbrëmë në sfidën mes Arsenalit dhe Liverpoolit. Gjyqtari Michael Olivere, e përjashtoi me të kuq mbrëmë Granit Xhakën për një ndërhyrje të lehtë në Diego Jottan. Sido që të jetë, shokët e Xhakës treguan karakter dhe deri në fund, arritën që të mbajnë portën e paprekur, duke barazuar 0-0 në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup. “Dua t’i kërkoj falje të gjithëve”, tha Xhaka. “Jam krenar për shokët e skuadrës dhe shpirtin që ata treguan në fushë për të mbajtur portën e paprekur”.

Read More

Drejtori i Transportit në bashkinë e Tiranës, Enton Punavija tha sot se këto ditë pas kufizimit të qarkullimit të mjeteve të rënda dhe betoniereve gjatë ditës vihet re një lehtësim i situatës së trafikut në Tiranë. Në një intervistë televizive Punavija tha se “për zbatimin e këtij vendimi kemi një bashkëpunim shumë të rëndësishëm me Policinë e Qarkullimit Rrugor dhe me strukturat e Policisë Bashkiake”. “Ky është hapi i parë, hapi i dytë është mënyra sesi menaxhohet parkimi dhe parkimi i gabuar është një tjetër gjë e rëndësishme që do fokusohemi më tej”, tha Punavija. Duke folur për marrjen e…

Read More

Skandalet e kryeministrit britanik Boris Johson sa vijnë e thellohen. Në mediat britanike u postuan tjera fakte mbi ‘ahengjet’ e Boris, ku zbulohet se stafi i tij festoi një natë para funeralit të Princit Philip. Sipas The Mirror, disa orë përpara se mbretëresha të ndiqte rregullat strikte të koronavirusit dhe të ulej vetëm në kishën e Shën Gjergjit, 10 zyrtarë të kabinetit qeveritar dyshohet se kishin pirë deri në orët e vona të natës. Mësohet se atë natë përvec pijeve alkoolike pati dhe muzikë dhe nuk u zbatua asnjë nga masat anti-Covid. Një dëshmitar pohoi se stafi po konsumonte shumë…

Read More

Kryedemorkati Basha është thirrur të dëshmojë sot në prokurori, si person që ka dijeni për atë çka ka ndodhur brenda selisë së PD-së më 8 janar. Ai është ftuar që të shkojë në prokurori në orën 12:00. Një rol në dosje ka edhe dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të mbajtjes pa leje të lëndëve të papërcaktuara. Bardhi do të japë shpjegime në orën 11:00 për gjithçka ka ndodhur brenda dyerve të selisë blu.

Read More