Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Të rinjtë i përgjigjen fushatës së rekrutimeve për ushtarë-detarë, zv.ministrja Bici: Të kënaqur me regjistrimet

10:31 / January 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rekrutimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qindra të rinj e të reja në të gjithë vendin i janë përgjigjur njoftimit për fushatën e rekrutimit për ushtarë-detarë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Këtë të enjte ekipi i përfaqësuesve të FA ishte në qytetin e Durrësit, ku nën moton “Ti ke forcën që nderon kombin” vijoi informimin e të rinjve dhe të rejave duke i ftuar ata të zhvillojnë karrierën brenda FA. Fushata u ndoq edhe nga zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, e cila tha se, “angazhimi si pjesë e FA të jep nder e krenari. Jemi shumë të kënaqur me regjistrimet në qytetin e Durrësit“. Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, znj.Bici sqaroi se kriteret e pranimit për të gjithë të interesuarit janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, por kandidatët do të kalojnë në të tjera teste.

Fushata e rekrutimeve përveç qendrave të rekrutimit në çdo qark, deri më tani ka shkuar në disa qytete; Elbasan, Korçë, Lushnje, Shkodër, Vlorë, etj. Janë rreth 400 vende të lira aktualisht, pranë FA për ushtarë dhe detarë aktivë për të gjithë të rinjtë apo të rejat nga 18 deri në 27 vjeç me arsim 9-vjecar, të mesëm apo të lartë. Të gjithë kandidatët fitues do të përfitojnë një pagë mujore dinjitoze si asnjëherë më parë, përgatitje fizike dhe profesionale të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit sipas standardeve të NATO dhe një karrierë të sigurt.

te rinjte

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.