Varianti Omikron i koronavirusit është bërë dominues tanimë edhe në Gjermani. Ditët e fundit janë shënuar shifra rekord të infektimeve, por ka dallime të mëdha brenda Gjermanisë. Edhe në Gjermani, Omikroni është tashmë varianti dominues i virusit Corona. Instituti Robert Koch (RKI) bën të ditur në raportin e fundit javor, se shifra e të gjitha rasteve ka arritur ndërkohë në 73 përqind të infektimeve me virusin Omikron. Por ende ka dallime të mëdha në mbarë vendin. Sipas RKI, pjesa e infektimeve me Omikron ishte vetëm 11% përqind në Mecklenburg-Pomerani, ndërsa në Bremen ishte 96 përqind. Instituti RKI paralajmëron se në…
Author: tirana
Duke e konsideruar vendimin e Kushtetueses një proces pa zgjidhje për zgjedhjet vendore të 2019-ës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta njoftoi zyrtarisht se ka filluar procedurat për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki të vendit. Meta tha se këtë kompetence nuk mund t’ia linte pasardhësit të tij pasi fillon përgatitja e zgjedhjeve të ardhshme vendore vitin tjetër. Për këtë arsye, ai i ka dërguar një letër kryekomisionerit të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. “Përmes një letre drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve kam kërkuar informacion kush janë saktësisht ato bashki në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019-…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka përfunduar dëshminë e tij para prokurorëve Elio Mazreku dhe Elisabeta Imeraj, kjo e fundit drejtuese e Prokurorisë së kryeqytetit. Përreth tri orë, Bardhi ka dhënë shpjegime për gjithçka ka ndodhur brenda PD-së teksa mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha sulmonin selinë e PD. “Ka vijuar bashkëpunimi jonë me prokurorinë, që nga momenti i parë. Sot jam përgjigjur dhe kam dhënë përgjigje për çdo çështje të kërkuar nga prokuroria, duke nisur me momentin kur protestuesit mësyjnë PD, kontaktet që kam pasur me policinë dhe çfarë ka ndodhur në katin e dytë të selisë së PD.…
Kryeu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në orën 13:44 në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për 8 janarin. Basha do të pyetet për protestën e 8 janarit dhe atë që ndodhi në selinë e PD. Ndërkohë që në prokurori ka qenë dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi. Basha ishte thirrur në orën 12:00 në prokurori, por ka shkuar në orën 13:44 minuta, teksa më pas Bardhi është larguar nga organi i akuzës.
Me flamurin e BE në arkivol, i jepet lamtumira e fundit presidentit të Parlamentit Europian David Sassoli , në Santa Maria degli Angeli. Të pranishëm ishin zyrtarë të lartë europianë. Në funeralin shtetëror ishin gjithashtu kryeministri italian Mario Draghi, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, si edhe presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel. Sassoli humbi jetën në moshën 65-vjeçare, ai ishte i shtruar në spital që nga 26 dhjetori, pasi kishte probleme shëndetësore të sistemit imunitar. Sakaq rreth 600 persona nga Shtabi i Policisë së Romës u angazhuan për të garantuar rendin publik sipas protokollit të përcaktuar.
Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat deklaroi se misionin e tij e quan të përfunduar që pas 25 prillit, por shtoi se e ndjen detyrim të respektojë Institucionin e Presidencës. ‘Pyetje pas asnjë sens. Pas 25 prillit unë e quaj të përfunduar misionin tim, por detyrën e bëj çdo ditë sepse respektoj institucionin. Do të kisha dashur që në 26 prill të kisha marrë një drejtim tjetër. Sepse njeriu duhet të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur, por njeriu duhet të ketë respekt për Institucionin. Unë bërë çdo gjë që të mos kapeshin…
Policia e Fierit ka arrestuar një 64-vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga V. M., 64 vjeç, banues në Skrofotinë. Ky i fundit dyshohet se se në Levan ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare. “Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 64 vjeç, banues në Skrofotinë, Vlorë, pasi dyshohet se në Levan ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në…
President i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat, komentoi protestën e 8 janarit zhvilluar në selinë e PD. Meta u shpreh se dënon dhunën e e përdorur dhe se e vetmja zgjidhje për këtë konflikt është vota e lirë. ‘Një moment tragjik i një procesi politik degradues që po zhvillohet në sytë e të gjithë shqiptarëve , thelbi është mungesa e ballafaqimit me votë të lirë. Jemi në kushte ku demokracia dhe të gjitha institucionet janë mundur nga kapja e të gjitha segmenteve. Kur energjitë s’duhet të mobilizohet për të vendosur sistemin e llogaridhënies dhe besimin tek demokracia,…
Presidenti Ilir Meta ka nisur procedurat për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore për ato bashki që kanë mbetur pa kryetar. “Në ditët në vijim do të mbajmë një qëndrim zyrtar. Sot jemi për të bër ëme dije se kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje dhe një cështje që GJK u shmang, zgjedhjet vendore 2019 nuk mori zgjidhje, prej kohësh kemi një situatë absurde, kemi bashki pa kryetar. kjo situatë nuk mund të rrijë pafundësisht për zgjidhje, pavarësisht se shumë faktorëve mund t’i leverdisë. N uk ka se çfarë të pres me, priti vendimin e GK dhe dha mos…
Presidenti Ilir Meta ka kundërshtuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë kërkesat që kërkonin jo kushtetueshmëri të zgjedhjeve të bëra nga Shoqata e Bashkive dhe Kreu i Shtetit. Sipas Metës, ai ka konstatuar se me këtë vendim, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje profesionale etike, duke kërkuar hetim të thellua disiplinor. Meta tha se shkeljet e konstatuara janë zgjedhja e relatores së kësaj çështje pa short dhe po ashtu marrja e vendimit për të mos i dërguar Komisionit të Venecias pyetjet e Shoqatës së Bashkive. “Më keni bërë pyetje se çdo bëhet ne zgjedhjet vendore, me bashkitë…
Vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj është arrestuar dje nga Policia e Shtetit. Henri Haxhiraj, 34 vjeç ra në pranga gjatë operacionit të koduar “Identiteti” të zhvilluar nga Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës Operacionale, DVP Tiranë dhe DVP Elbasan, së bashku me 3 persona të tjerë. Haxhiraj dhe 3 të tjerët akuzohen se janë pjesë e një rrjeti që shërbente për prodhimin e dokumenteve të të falsifikuara, mashtrimeve kompjuterike dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Gazeta Shqip raporton se Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares dhe ish-banores së…
Në shkurt të vitit 2020 Iva Tiço deklaroi se e ka gjetur dashurinë e jetës. Gazetarja foli për herë të parë për partnerin, duke zbuluar se ai është gjerman. Përgjatë kësaj kohe, Iva është treguar shumë e rezervuar rreth jetës private dhe fotot me partnerin kanë munguar. Ajo ka bërë një përjashtim vetëm së fundmi, teksa ka publikuar një imazh të ëmbël krah tij. Dyshja shihen në një piknik, por Iva është siguruar që të mos e zbulojë portretin e mashkullit që i ka marrë zemrën. “Me të mirat dhe me të këqijat e vitit të shkuar i kam mbajtur…