Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha për “Report” Tv se nga gushti 2021 deri më tani janë pezulluar 265 lokale për mosrespektim të masave anti-Covid, në rreth 17 mijë inspektime të kryera. Ajo bën apel për ndërgjegjësim të qytetarëve dhe denoncim të rasteve.
“Nga gushti 2021, 16.600 inspektime, mbi 1700 masa adminsitrative, 265 edhe për pezullim të aktivitetit”, tha Rakacolli
