Ditën e sotme pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku do të bëjë një përmbledhje të situatës së koronavirusit në Shqipëri si dhe për të komunikuar nëse do të ketë masa të reja shtrënguese. Kujtojmë se ditët e fundit ka pasur një rritje të numrit të infektimeve për shkak të përhapjes me shpejtësi të variantit Omicron.
Author: tirana
Dashi (21 Mars-19 Prill) Nuk duhet të lidheni me një Bricjap! Dashi thyen rregulla ndërsa Bricjapi bën rregulla. Do ndiheni vazhdimisht të kritikuar dhe do ta frikësoni Bricjapin që zakonisht sillet aq mirë. Spontaniteti është emri juaj i dytë, ndërsa Bricjapi nuk del dot as për darkë pa bërë një rezervim më parë. Demi (20 Prill-20 Maj) Mos u lidhni me një Ujor! Juve ju pëlqejnë rregullat e traditat, ndërsa Ujori është shumë robotik. Në lidhje, ju jeni zemra dhe ngrohtësia me një gotë shampanjë dhe çokollata franceze. Ujori vepron në një paradoks të ngatërruar mes logjikës dhe rebelimit. Pas…
Ky është kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme.
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh për 109 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Kreu i qeverisë shkruan se përulet para dëshmorëve të saj dhe me respekt për të gjithë kontribuesit në këtë ditëlindje të policisë. Rama e ka shoqëruar këtë festë me një foto të kapeles së policisë së shtetit. POSTIMI: MIRËMËNGJES dhe me përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj si edhe respekt për të gjithë kontribuesit e saj, në këtë ditëlindje të Policisë së Shtetit, ju uroj një ditë të mbarë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është shkrumbuar nga flakët që përfshinë banesën e tij. Policia informon se ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 06:20 në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë. Dyshohet se viktima i cili jetonte i vetëm vuante nga shëndeti mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. NJOFTIMI I POLICISË: Më datë 13.01.2022, rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, Vlorë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjeç, i…
Duke filluar nga dita e sotme, si dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata por edhe të ftohta njëkohësisht. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur apo mjegullinë si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulta. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës 13-15m/s. Temperaturat parashikohen:…
Nuk kanë pritur të kaloj shumë kohë nga spektakli, teksa ka nisur menjëherë debati mes Ilirit dhe Eltonit. Kujtojmë se Iliri zgjodhi ta çojë në nominim së bashku me veten dhe Arbrin. Njëri prej të treve do të lërë shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e së premtes. Ditën e sotme, Iliri dhe Eltoni kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe nuk kanë munguar tonet e ashpra. Eltoni e cilësoi si zero dhe i tha të “rrijë urtë”, ndërsa Iliri i kërkoi të masë fjalët dhe i përmendi sërish të kaluarën. Ilir: Si bythë turtulli, vetëm llap llap llap. Elton: Ti për mua…
Prokuroria e Tiranës mësohet se në kuadër të hetimeve të nisura mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike më 8 Janar, i ka dërguar thirrje për t’u paraqitur dhe marrë në pyetje ish kryeministrit Sali Berisha si dhe deputetit Flamur Noka. Të dy duhet të jenë nesër para prokurorit të çështjes. Ndërkohë që një ditë më pas, do të jetë radha e kryetarit demokrat Lulzim Basha dhe Sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi, të cilëve po ashtu u është dërguar thirrje nga prokuroria. Zoti Bardhi dhe deputeti Noka u përfshinë që ditën e parë janë në listën e personave…
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 24 246 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1, 592, 460 persona prej të cilëve 49, 9% e tyre janë meshkuj. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 77 pacientë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 21, 637 viktima prej të cilëve 95,1% e tyre kishin sëmundje shoqëruese. Ndërkohë numri i pacientëve të trajtuar në intubim ka arritur në 670, mosha mesatare e të cilëve është 64-vjeç.
Selia blu i ka cilësuar gënjeshtra deklaratat e bëra dje nga ish-kryeministri Sali Berisha se në oborrin e PD-së do të ngrihen kulla dhe hotele. Pas PD ka regaur edhe Gazment Bardhi. Gazment Bardhi Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berisha. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njëriu që ka humbur arsyen. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e një organizate kriminale ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për…
Pas deklaratave që bëri dje ish-kryeministri Sali Berisha se në oborrin e PD-së do të ngrihen kulla dhe hotele, selia blu përgënjeshtroi lajmin, ndërsa e cilësoi atë një tjetër gënjeshtër të ish-kryetarit. Ndonëse vetë Berisha pohoi sot se gjatë kohës që kishte qenë kryeministër, kishte miratuar vendimin për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, “BalkanWeb” publikon VKM-në e asaj kohe. Leja e Këshillit Kombëtar të Territorit në vitin 2013 është firmosur nga vetë ish-kryeministri Berisha dhe më pas edhe nga ministri i Kulturës i asaj kohe, Visar Zhiti, ndërsa parashikohej që përveç ndërtimit të Xhamisë me qendër tregtare, dhe ndërtimin e…