Author: tirana

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti thotë se ka pasur edhe ndërhyrje të partive europiane para kuvendit së 11 dhjetorit për krizën në PD, por kryedemokrati Lulzim Basha nuk i ka pranuar. Në një intervistë për MCN TV Koti u shpreh se shpresat ishin që të mos bëhej një kuvend, ndërkohë që lidhur me negocimet sipas deputetes ish-lideri Sali Berisha është treguar më i hapur. “Në dijeninë time ka pasur edhe ndërhyrje europiane për këtë para kuvendit së 11 dhjetorit. Shpresat ishin që të mos bëhej një kuvend. Është bërë tentativë për ndërhyrjen e tyre, por nuk ka pasur negocime…

Read More

Dashi: Në dashuri, nuk duhet të ndrydhni veten por ta lini të lirë për të shijuar disa emocione. Ndërsa në punë bëni kujdes që të mos bëni zgjedhje të rrezikshme sot. Demi: Në dashuri, veçanërisht nëse po shijoni një histori dashurie prej disa kohësh, keni nevojë për më shumë siguri. Nga ana tjetër, në punë ka disa ngjarje të paparashikuara për t’u zgjidhur, ndaj kushtojini vëmendje shpenzimeve. Binjakët: Do të përjetoni emocione të bukura në dashuri falë ndikimit të Hënës! Në punë, gjatë pasdites do të keni disa ide të reja. Gaforrja: Sot duhet të jetoni ashtu sic e ndjeni, pa hezituar që të bëni…

Read More

Lulzim Basha komentoi sot deklaratat e Presidentit Meta lidhur me zhvillimet në PD. Duke folur për ABC, Basha u shpreh se Meta ashtu si dhe Rama po tenton që të zgjasë tranzicionin shqiptar. “Njësoj si Edi Rama, edhe Ilir Meta dhe çdokush tjetër e shikon këtë si një mundësi për t’i zgjatur jetën tranzicionit nga i cili përfitojnë aktorët e tranzicionit. Për ne është e qartë: Beteja është midis të shkuarës dhe të ardhmes. Demokratët kanë folur qartë në Kuvendin Kombëtar, kanë folur qartë në aktet dhe veprimet e tyre. Shqiptarët duan të ardhmen, demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, kanë…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj paraardhësit të tij, Sali Berishën, të cilin vendosi ta përjashtonte nga partia. Në një intervistë për ABC me gazetarin Juxhin Mustafaraj, Basha deklaroi se Berisha më 8 janar drejtoi një organizatë kriminale për të vrarë funksionarët e PD. I pyetur nëse vuri në rrezik përfaqësuesit e PD për mbledhjen  e thirrur në seli, ndërkohë që jashtë do të zhvillohej protesta, kreu i demokratëve thotë se nuk ishin ata në vendin dhe orën e gabuar, por Sali Berisha dhe organizata e tij kriminale. “Në këtë botë na sjell zoti,…

Read More

Përfaqësuesit e Agjencisë Evropiane të Barnave pretendojnë se përhapja e shpejtë e variantit “omicron” do të forcojë imunitetin e qytetarëve. Zyrtari i EMA-s, Marco Cavaleri, sqaroi se një numër i madh njerëzish do të ekspozohen ndaj virusit, edhe pse ndoshta nuk do të shfaqin simptoma. “Kjo do të thotë se do te arrihet imuniteti. Arritja e imunitetit shtesë është shumë e rëndësishme. Fakti që një numër i madh njerëzish do të infektohen mund të kuptohet se kemi imunitet të fortë që do të na nxjerre nga pandemia”, deklaroi Cavaleri. Doza e katërt e koronavirusit, sipas agjensise europiane te barnave nuk…

Read More

Një 38-vjeçar është aksidentuar pasi ka rënë nga kati i dytë i një objekti, teksa ishte duke punuar, në zonën e Qytet Studentit në Tiranë. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. ‘Me datë 12.01.2022, në afërsi të Qytetit Studenti, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i një objekti, shtetasi E. Gj., 38 vjeç, i cili ishte duke punuar. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Read More

Sportistja e njohur, Dorina Mema ka deklaruar se meshkujt “po i marrin fustanet femrave” dhe se ato po vuajnë për të pasur një burrë të vërtetë në krah. Gjatë një interviste, modelja e fitness ngriti pikëpyetje se “nëse të gjithë meshkujt bëhen gay atëherë me kë do martohen femrat?”, duke theksuar se duhet ruajtur institucioni i familjes. Dorina Mema doli kundër kompanive që reklamojnë meshkuj me fustane, teksa u shpreh se “brenda dhomës së tyre mund të bëjnë ç’të duan, por jo t’i promovohen fëmijëve”. Sportistja u shpreh se “ky vend qan për dy gram burrëri dhe ka nevojë për…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit sot në një takim të përzemërt nga Kryeministri i mandatuar për të formuar Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njëherazi kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM). Pasi i uroi shumë suksese në detyrën tepër rëndësishme dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore ndërmjet vendeve tona, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e çeljes sa më parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian për të dy vendet dhe shprehu besimin se me përpjekje të përbashkëta do kalohen pengesat në një kohë të afërt. Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi angazhimet…

Read More

Gjykata e Tiranës ka liruar të gjithë të arrestuarit për protestën e 8 janarit në selinë e PD. Deputetja Albana Vokshi e shoqëruar nga një grup i anëtarëve të Komisionit të Rithemlimit, u shpreh se masat e sigurisë për lënien e tyre të lirë vërtetoi se protesta e 8 janarit ishte paqësore. Ajo ka vijuar akuzat teksa u shpreh se me urdhër të Lulzim Bashës persona brenda selisë së PD ushtruan dhunë mbi demokratët. “Edhe seanca e sotme gjyqësore për masat e sigurisë për 18 protestuesit dëshmoi që protesta e 8 janarit ishte paqësore. Të 18 protestues u vërtetua se…

Read More

Bashkia e Tiranës, në kuadër të “Kryeqytetit Evropian të Rinisë”, do të hapë thirrjet për të gjithë ata të rinj dhe të reja që duan të bëhen pjesë e Policisë Bashkiake. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me strukturat e Policisë Bashkiake, ku deklaroi se një nga vendimet e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të jetë shtimi me 100 djem dhe vajza i numrit të përgjithshëm të efektivëve. “Duam që ta rrisim skuadrën e Policisë Bashkiake, të kësaj familje që bën një nga punët më të vështira në këtë qytet, me 100 djem dhe vajza të…

Read More

Një ditë pasi vendosi përjashtimin përgjithmonë nga partia të Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar edhe më tej duke njoftuar në ABC se edhe të pezulluarit, në fakt janë të përjashtuar nga partia. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur sërish bindjen se kjo forcë politikë, e cila ndodhet në ditët më të vështira të saj do të ringrihet. “Nuk ka dritë jeshile për asnjërin. Të gjithë janë përjashtuar nga Partia Demokratike. Të pezulluarit kanë një mundësi të distancohen nga dhuna dhe distancimi i tyre nga dhuna do të…

Read More