Sipas informacioneve të siguruara nga uniformat blu, fëmija që humbi jetën në një kopsht në Fier ka qenë i veshur me xhup. Ai ka shkuar te varësja e rrobave për të marrë çantën dhe kapuçi i xhupit ka ngecur te varësja dhe është mbytur. Daja i fëmijës 3-vjeçar i cili humbi jetën ditën e sotme në Fier ka dhënë dëshminë e tij për mediat. Ai është shprehur se i mituri kishte një shenjë në grykë e se për këtë ngjarje të rëndë kërkon drejtësi.
Author: tirana
Dy specialistët e AKSHI-t Eni Qirjako dhe Andi Agaraj dhe dy shtetas të përfshirë në agjensi kredidhënëse dhe përmbarimore Klodian Sota dhe Endi Ikonomi, janë katër të ndaluarit e prokurorisë së kryeqytetit. Dy prej tyre akuzohen se shpërdoruan detyrën dhe dy të tjerët se ushtruan korrupsion duke blerë të dhënat personale të 650 mijë shtetasve shqiptarë mes tyre edhe listat e pagave që në mbyllje të dhjetorit u bënë virale. Specialistja e IT pranë Akshi, Eni Qirjako në 6 episode ia ka kaluar përmes e-mailit zyrtar pagat e shqiptarëve Agarait, ky i fundit ia shiti për 20 mije lekë Sotës…
Dy persona janë lënduar këtë të premte si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. Në aksin Lezhë-Shëngjin, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën si pasojë janë lënduar dy persona. Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Imami Labinot Maliqi ka deklaruar se qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe shikimi i këtij emisioni janë “haram”. Në një intervsitë për emisionin #Gjesi në T7, Maliqi e ka komentuar edhe veprimin e Ilirit, i cili e puthi në buzë vajzën e tij. Ajo çfarë ndodhi, sipas imamit, ishte e turpshme. “Ne e kemi një thënie nga profeti Muhamet, që thotë “nëse nuk ke turp bëj çfarë të duash”, prandaj njerëz të tillë që iu mungon turpi janë në gjendje të bëjnë çmos, jo vetëm me të huajt, por edhe me familjarët e tyre”, ka deklaruar Maliqi. Ndryshe,…
Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim dhe thirrje për kujdes ndaj qytetarëve të saj për të shmangur zonat ku do të ketë tubim ditën e shtunë, në protestën e thirrur nga Sali Berisha në selinë e PD-së. Në informacionin e shpërndarë në faqen zyrtare të saj, ambasada amerikane këshillon qytetarët amerikanë “të shmangin çdo tubim të madh në qytet”. “Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit”, thuhet në njoftim.
Nga data 10 ora 05:00 do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), punimet do të ndiqen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit. Punimet e planifikuara kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe konsistojnë në: – Skarifikimin e shtresave egzistuese asfaltike dhe realizimin e të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë.– Rifreskimin e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore përgjatë të gjithë segmentit rrugor Kryqëzim Rinas–Rinas-Qafë Kashar. Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut të punimeve të miratuar, i cili do të zgjasë për një periudhë 30…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka denoncuar sot skenarin e Sali Berishës për akte dhune në protestën e 8 janarit, të shtunën, që është thirrur të mbahet në ambientet e jashtme të selisë së PD-së. Sipas Bardhit, “Berisha kërkon gjakderdhje”. Bardhi i referohet për këtë akuzë deklaratës së një prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, mbëshetës i Berishës. Ndërkohë duke komentuar deklaratat e bëra nga vetë ish kryeministri Berisha të premten jashtë selisë së PD-së, Bardhi tha se lideri historik i demokratëve nuk i mohoi që ka skenarë dhune për protestën e të shtunës. “PD…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, denoncoi ditën e sotme një tjetër shoqërues të ish-kryeministrit Berisha, i cili sipas tij rezulton i dënuar për vrasje. Përmes një deklarate për media nga ambientet e jashtme të selisë blu, Bardhi u shpreh se Petrit Mustafa, i cili shoqëron ish-kryeministrin është i dënuar me 17-vite burg për vrasje. “Vetë premtuan transparencë të plotë dhe nxorën gazetarët jashtë. Kanë 1 muaj që kanë premtuar transparencë financiare për Kuvendin e 11 vjetorit dhe sot fshihen. Ne kemi bërë transparencë të plotë të vullnetit të shumicës të anëtrëve të Kryesisë. E mbani mend televizionin…
D.M., akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, pa dëshirën e kësaj të fundit. Ka qenë e dhunuara, një 15-vjeçare, e cila ka bërë kallëzimin në polici, ndërsa ka deklaruar se shtetasi D.M., e ka detyruar të kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. 19-vjeçari akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshes 14-18 vjeç”. “Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshes 14-18 vjeç” dhe…
Lulzim Fejza është i shqetësuar sepse prej vitesh nuk i sheh dot fëmijët, të cilët jetojnë në Gjermani me nënën e tyre. Në emisionin “Shqipëria Live” ka treguar i trishtuar historinë duke thënë se fëmijët i mori shteti gjerman pasi burri ndodhej në azil dhe gruaja i braktisi për t’u lidhur me një serb. Por ajo u rikthye pas 23 muajsh dhe mori fëmijët, ndërsa Fejzën, ditën që do të takonte fëmijët, shteti gjerman e ktheu në Shqipëri. Me lot në sy, thotë se nuk kërkon asgjë tjetër veçse të ketë fëmijët pranë. Lulzim Fejza: Dua që fëmijët të kontaktojnë…
Ministria britanike e mbrojtjes konfirmoi përplasjen e një nëndetëseje ruse me me një luftanije të Marinës Mbretërore që po patrullonte në Atlantikun Verior. Incidenti ka ndodhur një vit më parë, por vetëm tani pohohet publikisht. HMS Northumberland ishte vënë në gjurmët e nëndetësës ruse në fundin e 2020-tës, kur papritur sistemi sonar i saj u përplas me mjetin , ndërsa ngjarja u filmua nga ekipi që po filmonte për një dokumentar: Luftanijet, jeta në det”, i cili më pas do të transmetohej në Mbretërinë e Bashkuar. Deri më tani, ky episod nuk ishte konfirmuar kurrë, ndërsa tani rezulton se ai…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht privat në qytetin e Fierit Në njoftimin e policisë thuhet se në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç. Burime për tirananews bëjnë me dije se fëmijës i janë gjetur shenja dhune në qafë. Për këtë ngjarje është shoqëruar në polici një nga edukatoret. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijë