Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u është drejtuar demokratëve, pas thirrjeve për protestë që pritet të zhvillohet nesër në selinë e PD. Sipas saj, demokratët e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre, duke përkrahur Kuvendin e 18 dhjetorit dhe “me maturi e qetësi mbështetën të ardhmen”. Zhupa tha se nesër mbështetësit, demokratët do të refuzojnë përdhosjen e selisë nga shoqata non grata, duke mos përkrahur thirrjet për gjakderdhje në një protestë “absurde kundër PD-së”. Statusi Demokratët janë të mençur! E treguan me kuvendin e 18 dhjetorit, ku zgjodhën me maturi dhe qetësi të ardhmen! E treguan me braktisjen që…
Author: tirana
Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e pestë të një banese në lagjen “30 Vjetori” në Berat. Shpërthimi i bombolës 3 kilogramëshe ka shkaktuar edhe flakë të mëdha në ballkonin e banesës, që ishte shndërruar në dhomë gatimi. Mësohet se në banesë jetonte i moshuari Hysni Gavelli, i cili ka qenë duke gatuar në momenti që bombola ka shpërthyer dhe ballkoni u përfshi nga flakët. Mbërritja në një kohë rekord e efektivëve të Repartit Zjarrfikës të Beratit ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e menjëhershme të zjarrit në ballkonin e banesës, duke mos lejuar…
Kur dëgjojmë pagat e futbollistëve si Cristiano Ronaldo, Messi, Bale apo shumë yjeve të tjerë, të gjithëve na bëjnë shumë përshtypje, pasi aq sa ato marrin për një muaj, ne nuk mund t’i marrim në 3 vite, ose më shumë. Por edhe futbollistët kosovarë që luajnë me skuadra të mëdha në Europë nuk mbeten pas. Granit Xhaka Futbollisti shqiptar përfiton një shumë prej 100 mijë paundësh në javë që shkon në 5.2 mln paund në vit. Mesfushori ka firmosur një kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2024. Pas tij vjen Xherdan Shaqiri, i cili është aktivizuar më parë…
Ashtu si çdo ditë, Ministria e Shëndetësisë njofton nëpërmjet një njoftimi për mediat, lidhur me rastet e reja më Covid-19 në çdo 24 orë, por edhe me numrin e jetëve të humbura. Në njoftimin e ditës së sotme, 7 Janar 2022 thuhet se janë 1,781 raste të reja të infektuarish me Covid dhe 0 raste humbje jetësh, por çuditërisht fjalia pasardhëse vijon me ngushëllimet që MSH u shpreh familjarëve të personave që kanë humbur jetën. Me sa duket ata që kanë hartuar këtë njoftim kanë harruar që duhet të ndryshojnë edhe tekstin, e jo vetëm shifrat, pasi ditën e sotme…
Gjatë takimit me Fjorin, Xhaferri u shpreh se në “Për’puthen” ka konkurrentë që janë aty për famë, madje kanë të dashur jashtë. Ai nuk tha emra konkretë, por pas këmbënguljes së moderatores Bora Zemani, ai përmendi emrin e Efit, si vajza që është e lidhur jashtë, sipas tij. Efi, e cila përballet për herë të dytë me akuza të tilla, reagoi menjëherë. Efi: A e ke menduar mirë këtë që the. Kush është i dashuri im Xhaferri: Ik mor Efi: Kujt i flet ashtu Xhaferri: Ty Efi: Kur të kesh fakte hape gojën, kur s’ke qepe Xhaferri: Mirë Xhaferri nuk…
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka kërkuar që ish-deputeti socialist Spartak Braho të japë detaje në lidhje me deklaratën që dha këtë mesditë me anë të së cilës paralajmëroi vrasjen e një deputeti të PD-së. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, Çollaku tha se nëse ka situata të tilla kjo nuk është më një çështje që i takon PD-së, por është një ngjarje kriminale dhe duhet të trajtohet si e tillë nga autoritetet përgjegjëse. Çollaku i bëri thirrje Brahos se nëse ka informacione për skenarë të tillë t’i transmetojë ato tek autoritetet përkatëse. “Nuk e imagjinoj që…
Shifra të larta të infektimeve janë ditën e sotme në vend. Gjatë 24 orëve janë identifikuar 1, 781 raste të reja nga 8, 105 teste të realizuara. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu në 24 orë janë shëruar 278 qytetarë. Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë: 8,105 testime, 1,781 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 278 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në…
Italia ka regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Mësohet se 108,304 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID gjatë këtyre 24 orëve. Rastet e reja janë konfirmuar pas testimit të 492,172 mostrave. Autoritetet Shëndetësore bëjnë me dije se norma e pozitivitetit qëndroi në 22% , nga 19.3% një ditë më parë. Fatkeqësisht 223 qytetarë kanë humbur jetën për shkak të COVID gjatë këtyre 24 orëve. Prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar 138,697 të vdekur. Ministria e Shëndetësisë në vend njofton se 1,499 pacientë janë të shtruar në terapi intensive. Kujtojmë se Italia ka…
Elseid Hysaj ka pak muaj pjesë e Lacios, por mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare mund t’i japë lamtumirën bardhekaltërve që në merkaton e janarit. Shkak është bërë një ofertë e papritur nga një skuadër e cila e ka kërkuar disa herë në të kaluarën, Atletiko Madrid. Kjo e fundit sapo i ka shitur për rreth 15 milionë euro Kieran Tripier skuadrës së Njukasëllit dhe Diego Simeone është në kërkim të një lojtari i cili të luajë në krahun e djathtë të prapavijës. Fakti që Hysaj mund të luajë edhe në të majtën e ka bërë atë shpesh një nga alternativat e…
Prej disa ditësh Xhensila, Besi dhe Ajka ndodhen në Angli, ku po kalojnë pushimet e para të 2022. Dyshja ka shpërndarë në rrjetet sociale foto e video ku duket se po i shijojnë shumë pushimet duke shëtitur vende të ndryshme e duke u argëtuar. Ndërkohë, sot ata janë përballur edhe me një surprizë të papritur pasi kanë takuar një nga këngëtarët e preferuar, Sam Smith. Xhensila ka postuar disa foto në Instagram ku në njërën shfaqet vetëm me Sam dhe në tjetrën bashkë me Ajkën e Besin, teksa shkruan se kjo ishte dita më e bukur. “Ditë e bukur dhe…
Ish-deputeti i PS-së, Spartak Braho i njohur dikur si mbështetës i Ilir Metës, deklaroi në emisionin “Zona Zero” se fati i presidentit vendoset pas pesë ditësh, duke nënkuptuar se mund të shkarkohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Braho theksoi se Meta bëri një pabesi ndërsa bëri koalicion me Sali Berishën, ku shërbeu dhe si ndarja e tij me LSI. “Kemi qenë miq politik me Metën kundër mënyrës se si qeveriste Nano, u gjykua të vihet emri SLI, në momentin se iu mbush mendja se mund të hante në çanakun e Berishës u ndamë. Nuk i bashkon vetëm çanaku por edhe…
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije se tani më nuk ka asnjë mundësi negociimi me Sali Berishën, për zgjidhjen e krizës. “Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë, jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundështimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj. Kjo…