Për 30 vite mes snajperistëve në Shtëpinë e Bardhë, në mbrojtje të presidentëve të SHBA, është edhe një snajperist shqiptar. Lajmin e ka zbuluar prokurori shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, i cili ka publikuar një foto të tij, me bluzën me flamurin shqiptar mbi Shtëpinë e BArdhë. “Përgëzime mikut dhe vëllait tim shqiptar pas përfundimit të misionit në Shërbimin Sekret. Nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë në vende në mbarë botën, për më shumë se 30 vjet ai mbrojti presidentët e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, shkruan Gjon Juncaj në postimin e tij. View this…
Author: tirana
Kur kanë ngelur më pak se dy orë nga nisja e protestës para selisë së PD-së, ka nisur grumbullimi i përkrahësve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Turma e demokratëve është irrituar teksa në selinë e PD-së hynte deputeti Xhelal Mziu. Ndërkohë Basha do të mbledhë në orën 11:00 Kolegjin e Kryetarëve ku do të diskutojë zhvillimet brenda partisë.
Policia ka shtuar forcat në perimetrin përreth godinës së Partisë Demokratike pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në oborrin e godinës së Parlamentit, e cila ndodhet vetëm pak metra larg selisë së demokratëve janë vendosur forca të shumta policie, si edhe një autobot me ujë që përdoret për shpërndarjen e protestuesve. Më herët, vetë demokratët kishin marrë masa duke vendosur altoparlantë të mëdhenj në tarracën e godinës, të cilët pritet të përdoren në rast të përshkallëzimit të situatës për t’u bërë thirrje mbështetësve të Berishës.
“Kush nxit përplasje sot, dënohet nga historia” është ky mesazhi i deputetes demokrate Flutura Acka, vetëm pak para nisjes së protestës së Sali Berisha para selisë së PD. Në një postim në facebook Acka shkruan se Demokratët kanë fjalën, jo forcën! Postimi i plotë: Demokratët janë , jo mure, jo dritare, jo orendi! Demokratët janë paqja, jo urrejtja, jo linçimi, jo fyerja! Demokratët janë Liria, jo dhuna, jo djegia, jo shkatërrimi! Demokratët janë Ligji, jo muskujt. Demokratët janë Fjala, jo forca. Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që…
Një 35-vjeçar ka rënë në pranga, pasi qarkullonte me armë dhe drogë me vete.Bëhet fjalë për Endris Nogën. “Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo posedojnë lëndë narkotike, si rezultat i kontrolleve të shtuara, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, rreth orës 02:30 të mëngjesit, në rrugën “Frang Bardhi”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një dozë me…
Një 22-vjeçar me iniciale M.F. është arrestuar nga policia pasi automjeti tip Benz me të cilin ai ka qenë duke udhëtuar në aksin rrugor Cërrik-Belsh është përplasur me një tjetër makinë. Për pasojë dëmtime kanë pësuar dy shoferët dhe një pasagjere. Ata janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. “Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin M. F, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur…
Kanë mbetur më pak se dy orë nga nisja e protestës së ish kryeministrit Berisha në selinë blu, ndërkohë Partia Demokratike po merr masa që të shmangen incidentet. Në tarracën e selisë ka nisur vendosja e bokseve. Bokset do të shërbejnë për t’u bërë thirrje protestuesve në rast se do të këte akte dhune nga ana e mbështetësve të Berishës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, mbështetës i ‘Foltores’ së Berishës, deklaroi se në protestën e sotme që do të mbahet para selisë blu, do të ketë shumë demokratë pjesëmarrës. Nga Fieri ai tha ftoi demokratët që t’i bashkëngjiten protestës së sotme. Ai ftoi Bashën që t’i bashkohet protestës dhe të vijojë puna me Komisionin e Rithemelimit. “Është grupi i dytë që po niset drejt Tiranës. Do të ketë pjesëmarrje shumë të madhe përpara selisë së PD. Ftoj anëtarët të shkojnë drejt Tiranës po asnjë problem, pa u frikësuar për dhunë apo për veprime që dëmtojnë qytetarët. Protesta do të…
Një ditë pas vdekjes së 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, është arrestuar edukatorja. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 27-vjeçaren Redina Binjaku. Edukatorja akuzohet për shkelje e rregullave te mbrojtjes ne pune. NJOFTIMI I POLICISESpecialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje.
Pacientët e infektuar me koronavirus kanë dy mundësi të reja për trajtim në vendet ku janë miratuar pilulat kundër tij. Mirëpo, edhe pilulat i kanë rregullat e veta. Ato duhet të merren sa më shpejt që shfaqen simptomat. Prandaj, testimi, marrja e recetës së mjekut dhe fillimi i mjekimit duhet të bëhen brenda një periudhë të shkurtër. Rregullatorët amerikanë kanë autorizuar deri më tani pilulën e kompanisë Pfizer, Paxlovid dhe atë të Merckut, molnupiravir. Te pacientët me rrezik të sëmurjes së rëndë, të dyja pilulat kanë treguar se zvogëlojnë mundësitë e shtrimit në spital dhe vdekjes. Pilula e Pfizerit ka…
Mbrëmjen e djeshme policia ka vënë në zbatim planin e masave për monitorimin e tubimit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha mesditën e sotme. Kryefjalë e masave të policisë, e cila tashmë ka kaluar në gatishmëri është ruajtja e institucioneve. Dera kryesore e Kryeministrisë është veshur me veshje metalike po ashtu dhe fasada e ndriçuar e saj. Ashtu si protestën kombëtare të mëparshme të thirrur nga Sali Berisha më 20 dhjetor të vitit të kaluar do të ketë shumë pak prezencë policore në terren. Njësitë FNSH do të qëndrojnë në gatishmëri dhe turma do të monitorohet nëpërmjet kamerave të sigurisë…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me foto nga pallatet e ndërtuara në zonën e Manzës për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Rama shkruan në rrjetet sociale se për pak ditë në këto komplekse do të jetë jeta e re plot ngjyra për 266 familje. “Mirëmëngjes dhe me jetën e re që nis për pak ditë plot ngjyra për 266 familjet e Manzës që humbën strehën nga tërmeti, ju uroj të gjithëve një fundjavë të bukur”, shkruan Rama.