Rreth 1 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,991 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Author: tirana
Makina të parkuara para oborrit të selisë së PD-së. Kjo është strategjia që po ndjek Basha dhe bashkëpunëtorët e tij për të penguar grumbullimin e protestuesve. Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot një protestë në orën 12:00, ku i kërkoi demokratëve që të nxjerrin nga zyra Lulzim Bashën.
Tre nominime shumë të forta. Iliri, Einxhel dhe Dj Dagz do të përballen për disa ditë ndërsa do të votohet nga publiku se kush do të dalë nga shtëpia e Big Brother Vip. Iliri, një emër i komentuar shumë në shtëpi si një lojtar i fortë, do të përballet me çiftin e sapokrijuar brenda shtëpisë. Ndërkohë, lojtari që u eliminua mbrëmjen e djeshme ishte Merdiani. Nga ana tjetër, i preferuari i publikut që ishte Donaldi kishte fuqinë e vetos, nuk mund të nominohej, por vetëm të nominonte.
Një përshëndetje me dy gishta dhe duke bërë batuta me zgjimin herët të gazetarit. Kështu e ka nisur ditën sot kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili rreth orës 08:15 ka shkuar në selinë blu. Lideri demokrat nuk i ka kursyer batutat me gazetarin e News 24, duke i thënë se këngën e Osman Takës do e kërcejnë më vonë. “Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vone atë, pa merak”, i tha Basha gazetarit. Dita e sotme, do të jetë me angazhime për kryetarin Basha, i cili ka…
Sipas MeteoAlb, një sistem i fuqishëm vranësirash i vendosur në territorin shqiptar do të gjenerojë shira ku më të dendura shirat paraqiten në zonat perëndimore, here pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Orët vijuese sjellin ndërprerje të shirave duke bërë që intervale të shkurta kthjellimesh të ketë në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë shirat do të ri-shfaqen sërish në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës. Përsa i përket situatës termike; Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por rënie do të ketë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.
Një 84-vjeçare me iniciale D.L. është hedhur nga kati i tretë i pallatit në Don Bosko duke ndërruar jetë në vend. Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. “Me datë 08.01.2022, rreth orës 07:50, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja D. L., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Një aksident është regjistruar sot gjatë natës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.Një mjet tip Fiat, brenda të cilit kanë qenë disa të rinj, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në trotuarin e rrugës.Nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që policia hetoi në lidhje me ngjarjen.
Teksa sot para selisë së Partisë Demokratike do të mbahet një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar në zyrën e tij. Basha, e ka nisur punën herët këtë ditë, ndërkohë që dje paralajmëroi se do të ishte në zyrën e tij kur të mbahej protesta.
“Top Channel” ka publikuar statistikat vjetore për fjalët që kanë kërkuar më shumë shqiptarët në kanalin Yourube gjatë vitit 2021. Reperi i njohur Noizy ka reaguar ashpër me një postim në rrjete sociale, ku akuzon televizionin se ka fshirë emrin e tij. “Top Channel”, ju mund ta bëni me blur emrin tim, por fakti që unë jam më i klikuari top 10 prej 12 vitesh. Ju nuk mund ta ndryshoni dot”, ka shkruar reperi. Për më tepër, Noizy ka shpërthyer në të shara ndaj Ledion Liços. “Plus Ledion Liço prapë b**** është as këtë nuk mund ta ndryshojmë dot. Ju…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për protestën që do të zhvillohet nesër në selinë e Partisë Demokratike. Përsa u përket dyerve të hekurta që janë vendosur në seli, ai tha se do të përdoren të gjitha mjetet për t’i hapur ato, ndërsa shtoi se nuk do të preket asnjë nga ata që ndodhen brenda selisë. “Në mënyrë kategorike nuk pranojmë asnjë akt dhune. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë time. Do përdoren mjetet që hapin dyert e hekurta, por kjo nuk është dhunë. Eshtë hapje në moral dhe ligj, hapje e derës së shtëpisë tënde.…
Roja i PD ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjeve të ndodhura ditët e fundit. Pëllumb Matraku, roja i brendshëm i selisë së PD-së njoftoi publikisht largimin nga puna, duke u kërkuar demokratëve të gjejnë gjuhën e përbashkët. “Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në dt legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (e mërkurë) bëra një largim para kohe, sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos u bëni qejfin të tjerëve”, shkruan Matraku në “Facebook”.
Liderët gjermanë u pajtuan të premten të ashpërsojnë kriteret për hyrjen në restorante dhe bare, si dhe të shkurtojnë periudhën e karantinës dhe vetizolimit për personat e vaksinuar, teksa varianti ‘Omicron’ i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në mbarë vendin. Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe 16 udhëheqësit e landeve vendosën të forcojnë kufizimet e prezantuara pas Krishtlindjes, duke kufizuar tubimin e njerëzve deri në dhjetë vetë dhe mbyllur klubet e natës. Qytetarët gjermanë më herët ishte dashur që të dëshmojnë se janë të vaksinuar plotësisht në mënyrë që të mund të hynin në restorante dhe bare, por edhe në dyqane…