Author: tirana

Për shkak të protestës së zhvilluar ditën e sotme në selinë e PD, do të ketë edhe devijim të trafikut. Aktualisht segmentet rrugore që tashmë janë të bllokuara: – Rruga nga Toptani deri te Parlamenti – Rruga “GeorgeW. Bush” – Bulevardi Zhan D’Ark Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore

Read More

Një pjesë e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha janë zhvendosur në pjesën e pasme të selisë së PD-së, pasi tentojnë që të hyjnë brenda godinës. Gazetarja Dorjana Bezati raporton për BalkanWeb se protestuesit kanë nisur të dëmtojnë kamerat e sigurisë së PD-së. mësohet se ata kanë thyer disa prej tyre, ndërsa disa të tjera i kanë kthyer me pamje nga sipër, për të mos filmuar asgjë.

Read More

Që në orët e para në selinë e Partisë Demokratike janë bërë bashkë mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha. Situata ka agravuar në tensione dhe përplasje , ku ishte Roland Bejko një nga persona që u sulmua. Tashmë edhe ish-kryeministri i është bashkuar mbështetësve të tij në seli. Por nuk kanë munguar edhe emra të njohur që janë ndodhur në këtë protestë. Prej tyre është parë edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Ndërkohë që tensionet ende vijojnë në selinë e PD, një reagim ka pasur edhe nga ambasada Amerikane e cila ka bërë thirrje për t’ju shmangur dhunës.

Read More

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar mbi incidentet e dhunshme në selinë e PD-së, ku militantë të Sali Berishës kanë shqyer derën e godinës. Ambasadorja thekson se SHBA është thellësisht e shqetësuar për situatën duke shtuar se ata që nxisin dhunën do mbahen përgjegjës. “SHBA është thellësisht e shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”, thekson Kim.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Ndonëse ishte parashikuar që tubimi të niste në orën 12:00, protesta duket se ka filluar me herët. Berisha u prit me ovacione nga mbështetësit e tij, ndërsa ata në kor thërrisnin; “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria të do”. Ndërkohë Berisha ka dhënë instruksionet e tij protestuesve, pasi shihet teksa ia bën me dorë dhe tregon se si të pozicionohen.

Read More

Muri rrethues i pasëm i selisë së PD është duke u rrethuar me tela me gjemba. Në këtë mur është edhe një derë e cila lidh selinë me parlamentin. Kjo derë që prej protestave të shkuara të opozitës qëndron e bllokuar. Duket se sot përballë situatës dhe zhvillimeve në PD kjo derë do të përdoret nga forcat speciale për të ndërhyrë në oboriin e PD në rast trazirash.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi përkrahësit e tij që të vetëpërmbahen. Teksa demokratet kanë hyrë në selinë e PD-së, ai tha se është një protestë paqësore. Mes të tjerash, Berisha tha se sot PD do të jetë shtëpia e Lirisë. “Protesta është dhe do të mbetet protestë paqësore. Ftoj të gjithë protestuesit. demokrate dhe demokrate që sot do të ndërrojne bunkerin e Peng Bashës ne shtëpinë e lirisë. Të ruajnë gjakftohtësinë dhe të vetëpërmbahen. Nëse ndërhyn policia, ndërhyn Rama”, tha Berisha.

Read More

Mbështetësit e Berishës kanë shqyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë aty. Një numër i madh i tyre janë mbledhur para selisë së demokratëve ku një numër i konsiderueshëm u futën brenda. Ata kërkojnë largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së. Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha tha se do ta shoqëronin Bashën “miqësisht jashtë selisë së PD-së”.

Read More

Sekretari i PD-së, Ronald Bejko ka folur për incidentin që ndodhi sot mes përkrahësve të Berishës, pasi u dhunua fizikisht nga këta të fundit. Në një intervistë për gazetarin e ‘News24’ Osman Stafa tha se ishte dhunuar, gjuajtur dhe fyer shumë rëndë. Ndërsa fajësoi Berishën. “Nuk e dija se kishte kaq shumë. Se kanë fajin ata, Ata janë mbarsur nga ky ligjërim. Kur pashë se pas meje me qëlloi me shkelm një person që në 97, dhe më vonë ky qenë mik i imi dhe më ka ardhur në shtëpi, ka qenë mik i gjirokastriteve. Se dija që ishin ata.…

Read More