Author: tirana

Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar një protestë të dhunshme për të marrë selinë e PD. U përdorën shkallët, levat, varetë, çekiçët dhe trapanët që ndihmuan Berishën të merrte vetëm katin e parë të selisë blu. Pamjet janë të rënda, të ngjashme me një fushëbetejë pas një lufte të fortë. Pas thirrjeve të ish-kryeministrit për t’u larguar dhe premtimit për t’u riorganizuar, një qytetar ka zgjedhur të pastrojë këpucët me flamurin e Partisë Demokratike dhe videoja është bërë virale në rrjet. Lidhur me protestën e sotme, policia ndërhyri duke i dhënë fund përplasjes dhe dhunës, duke e rrethuar ‘shtëpinë e…

Read More

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës së demokratëve në selinë blu. Me anë të një statusi, Lleshaj thotë se sot nuk ndodhi asgjë e re e se e gjitha ishte një deja vu e asaj që ndodh prej 3 dekadash në Tiranë. REAGIMI: NUK NDODHI NDONJË GJË E RE AS SOT Ishte vetëm një déjà vu në radhën e gjatë të atyre, që ky vend i mjerë përjeton prej tri dekadash, ajo që ndodhi sot në Tiranë. I njëjti frymëzues, të njëjtët ekzekutorë dhe po të njëjtët të verbër që nuk dinë se çfarë bëjnë. Edhe si…

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, reagon për protestën e zhvilluar sot para selisë së PD, të thirrur nga Sali Berisha. Ministri Çuçi vlerëson punën e policisë, që sipas tij, sot dëshmoi se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. “Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të…

Read More

Mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushaj ka mbërritur pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë të Tiranës, aty ku mbahet djali i tij, Arkimedi, i shoqëruar pas protestës së dhunshme te selia e PD-së. Lushaj tha se protestuesit nuk i qëlluan demokratët, por sipas tij, brenda selisë ndodheshin “13 kriminelë nga Maqedonia”, të sjellë nga Florenc Hoxha. “Ne s’duhet ta kemi përballë njëri-tjetrin se jemi vëllezër. Por jo ata kriminelë që janë brenda, 13 kriminelë të Maqedonisë të ardhur nga Florenc Hoxha. S’duhet të jenë aty. E di unë se si dilnin ata. Por unë s’mund ta bëj kundër vëllezërve…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha njofton se në orën 18:00 do të mbajë konferencë për mediat. Berisha do të flasë për protestën e sotme që u mbajt në orën 12:00 dhe se çfarë hapash do të marrë në të ardhmen. Për gati dy orë, mbështetës të ish-liderit demokrat tentuan të futen me dhunë brenda godinës së Partisë Demokratike. Forcat e rendit ndërhynë pas telefonatës së kryetarit të PD Lulzim Basha duke shpërndarë anëtarët demokratë mbështetës të Berishës. Ish-kryeministri njoftoi mbylljen e protestës së dhunshme duke paralajmëruar se beteja për marrjen e selisë së PD-së nuk ka përfunduar. Deri tani, forcat e policisë…

Read More

Nga Astrit Patozi Edhe pse nuk e meritojnë, u kam sugjeruar zgjidhjen më të arsyeshme politike, që kur krisi pushka e parë në oborrin e SHQUP-it, diku nga fillimi i shtatorit, pasi Sali Berisha u pezullua nga grupi parlamentar i PD. Të paktën të ruanin atë, që kishte mbetur nga Partia Demokratike, por mbi të gjitha fytyrën e opozitës. Duke u ndarë paqësisht, në pamundësi për të bashkëjetuar nën të njëjtën çati dhe mbi të gjitha, pasi u ishin shmangur me vullnet të qartë përgjegjësisë për t’u ndeshur në mënyrë të qytetëruar në një garë normale demokratike, e cila do…

Read More

Ervin Salianji në një komunikim online, ka folur nga selia e PD ku edhe u zhvillua protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Salianji u shpreh i keqardhur për këtë situatë në të cilën është përfshirë PD-ja, ndërsa theksoi se nëse këto nuk mund të quhen protesta paqësore. ‘Zgjidhja nuk vjen nga asnjë milimetër gjak, asnjë centimetër i kësaj godinë nuk vlen më shumë se jetën njerëzorë të demokratëve. Vendosja në këtë situatë duke mos pyetur për asnjë limit njerëzor tregon se si janë ata përballë demokratëve. Kjo nuk është zgjidhja që gjithsecili duhet të ofrojë. Në çdo centimetër të…

Read More