Author: tirana

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar ditën e sotme si ditën e ndarjes përfundimtare nga e kaluara, Sali berisha. Gjatë një prononcimi nga selia blu pasi u tregoi mediave dhe operatorëve amientete e shkatërruara të selisë blu nga protestuesit, u shpreh se edhe pse organizata kriminale e Berishës sot u përpoq të uzurponte selinë blu, u evitua derdhja e gjakut e demokratëve. “Ky është dimensioni i ndarjes përfundimtare nga Berisha, e një filozofie dhune që nuk pronon rregullat demokratike, garën e vërtetë por vazhdon avazin e vjetër vetë voton, vetë manipulon e shpall rezultate imagjinare. Ndonëse vetë ai iu drejtua…

Read More

Gabojnë ata që mendojnë se ky turp u takon vetëm atyre që e mbrojnë dhe atyre që duan ta pushtojnë ‘kalanë’ e PD-së! Jo, ai turp na bie në hise edhe neve që ua humbëm kuptimin fjalëve, ne që kurrë nuk i treguam këtij populli se është në duart e politikanëve që shkelin edhe mbi kufoma, sepse besojnë se janë pronarë të përjetshëm të pushtetit dhe shtetit. Dhe kur i sheh gjitha ato skena të neveritshme dhe të paimagjinueshme mesjetare që i përdorin ata që e mbrojnë dhe ata që e sulmojnë ‘kështjellën’ e PD-së, nuk mund ta shmangësh pyetjen:…

Read More

Gazetarët janë lejuar të futen në ambientet e brendshme të selisë së PD, ku edhe janë transmetuar pamje nga shkatërrimi që i është bërë godinës. Ka qenë kreu i PD Lulzim Basha ai i cili ka shoqëruar kamerat në zyra të ndryshme gazetarët. Ndërsa foli për mediat, Basha tha se dita e sotme ishte paralajmëruar sot ditë sulmi. ‘Të vërtetën që beteja e Berishës nuk bëhet për askënd tjetër por vetëm për atë vetë, e di çdokush. Lajmi i parë i mirë është braktisja totale e cila u pa sot në shprehjen e fytyrës së tij. për fat të mirë…

Read More

Shpërthimi i variantit të ri të koronavirusit, “Omicron”, në vend ka shtyrë autoritetet gjermane të ashpërsojnë kriteret për hyrjen ne bare dhe restorante. Por nga ana tjetër do të shkurtohet periudha e karantinës dhe vetizolimit për personat e vaksinuar. Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe 16 udhëheqësit e shteteve gjermane, vendosën që të forcojnë kufizimet e prezantuara pas Krishtlindjeve, duke kufizuar tubimin e njerëzve deri në dhjetë vetë dhe duke mbyllur klubet e natës. Më parë, qytetarëve gjermanë i duhej të dëshmonin se janë plotësisht të imunizuar që të hynin në restorante dhe bare, por edhe në dyqane të tjera jothelbësore,…

Read More

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Roland Bejko ka rrëfyer edhe njëherë dhunën e ushtruar ditën e sotme në selinë blu nga mbështetësit e Sali Berishës. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24 Bejko u shpreh se ishte fat që shpëtoi pa jë thikë barkut. Ai akuzoi Berishën se u ka bërë lavazh truri demokratëve. “Gjëra të vogla, goditje mbrapa shpine por që dhëmbin më shumë kur shikon dhe atë që të gjuajtën ke ndarë bukën. Sa parkova makinën u vonova, hyra deri në mes të sheshit kur më shajnë njerëz që nuk i njoh. Dikush më kapi prej…

Read More

Policia ka shoqëruar rreth 25 protestues, mes tyre reperin Arkimed Lushaj(Stresi) lidhur me demonstratën që zhvilluan sot demokratët për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së. Ata akuzohen për nxitje të veprimeve të dhunshme, por Stresi e ka mohuar këtë përmes një statusi në rrjetet sociale. Reperi njihet si simpatizant i ish-liderit Sali Berisha dhe ka marrë shpesh herë pjesë në protestat e opozitës. Dhe pse kanë kaluar më shumë se dy orë nga përfundimi i protestës, ende nuk ka një njoftim për personat e shoqëruar dhe emrat e tyre. Ndërkohë grupi hetimor vazhdon me mbledhjen e provave në…

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë pasdite në qytetin e Beratit. Një 36-vjeçar është plagosur në këmbë në ambientet e një lokali. Policia njofton se ka arrestuar autorin 50-vjeçar me inicialet N.T. Sakaq, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Burime bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore në spital ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë Nga speciaistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambjentet e një…

Read More

“The Washington Post” ka sjellë në vëmendje trazirat e ndodhura këtë të shtunë në selinë e Partisë Demokratike, në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Shkrimi i plotë i “The Washington Post” Mbështetësit e opozitës shqiptare të shtunën u përleshën me njëri-tjetrin teksa u përpoqën të sulmonin selinë e partisë së tyre pas një lufte të brendshme për udhëheqjen e partisë. Ish-lideri Sali Berisha i Partisë Demokratike kryesore në opozitë ka krijuar një grupim që përpiqet të largojë nga posti kreun e partisë Lulzim Basha, duke e akuzuar atë si “peng” të kryeministrit Edi Rama të Partisë Socialiste të…

Read More

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar për protestën e dhunshme të zhvilluar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë selinë e PD-së. Sipas tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka ndërhyrë në një skenë krimi ku prokuroria dhe policia nuk kanë mbaruar punë akoma. Braçe shton se Bardhi do që t’i tregojë gazetarëve se krimin e ka kryer Berisha në shtëpinë e demokratëve. “Këta dhe ligji janë dy gjëra të papërputhshme. Sekretari i Përgjithshëm ndërhyn në një skenë krimi. Ky dhe gjithkush duhet të kuptojë se krimet nuk janë propagandë, krimet janë në prova, ju tregohen…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se për Policinë e Shtetit dita e sotme ka qenë sfida më e komplikuar. Ndërsa ka reaguar për protestën e zhvilluar në selinë e PD , thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Manja thekson se në asnjë vend në botë nuk ka ndodhur që një një parti politike të kthehet në një arenë lufte me mjete mesjetare, Statusi: Sot ka qenë ndoshta sfida më e komplikuar për një Polici Shteti në demokraci, sepse kjo e sotmja është një ngjarje e padëgjuar në historinë politike të planetit. S’ka bërë vaki në botë që një parti…

Read More

Ambasada italiane ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në rrjete sociale ambasada dënon me forcë aktet e dhunës që u ushtruan gjatë protestës në Tiranë. “Përdorimi i dhunës si një mjet politik është i papranueshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe të legjislacionit shqiptar. U takon forcave të rendit të garantojnë ushtrimin në mënyrë të ligjshme të së drejtës për të protestuar si dhe për të ndërhyrë me mjetet e duhura nëse dhe kur do të jetë e nevojshme. Ftojmë të gjitha palët të shmangin dhunën si dhe të zgjidhin paqësisht çdo mosmarrëveshje. Politika…

Read More