Pas shpërndarjes nga RENEA e FNSH, turma e protestuesve është zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke ju drejtuar Kryeministrisë. Turma udhëhiqet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili vijon të mbajë në hundë maskën kundër gaz. “Për fatin më të zi të këtij vendi, narkoqeveria dhe narkoopozita janë e njëjta gjë. Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju, vigane në këmbë, që u paraqit në protestë paqësore dhe u përball me mjetet më të egra të dhunës. Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë”, tha Berisha.
Author: tirana
Policia e Shtetit, forcat RENEA dhe FNSH kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën e protestës te selia e PD.about:blank Policia ka nisur me arrestimet e para, por ende nuk dihet motivi i këtyre arrestimeve. Para pak çastesh policia ka hedhur ujë dhe gaz lotjsellës ndaj protestuesve dhe kjo ka bërë që ata të largohen nga selia. Të dëmtuar nga ky gaz lotjsellës kanë mbetur shumë qyetarë dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Pas thirrje së deputetëve të PD, ka ndërhyrë policia për të shpërndarë protestuesit. Siç shihet nga pamjet, forcat e policisë kanë hedhur sasi të madhe gazi lotsjellës, duke bërë që protestuesit të largohen nga selia e PD. Ishte vetë PD që kërkoi ndërhyrjen e policisë, pasi mbështetësit e Berishës po shkatërronin e shqyenin dyert e selisë, duke tentuar të hynin brenda. Ndërkohë, menjëherë pas shpërndarjes së turmës, në seli ka mbërritur RENEA, duke blinduar selinë.
Kreu demokrat ka kërkuar ndihmën e policisë së shtetit për t’i garantuar atij dhe mbështetësve të tij jetën brenda selisë. “Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë.. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese! I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve”, thuhet…
Janë publikuar edhe pamje të siguruara brenda ndërtesës ku Basha po zhvillon mbledhje me disa prej zyrtarëve demokratë, ashtu siç ishte planifikuar të bëhej në orën 11:00. Gjithashtu para zyrës së Bashës, janë disa persona të cilët kanë edhe “kapuça” dhe mendohet se janë roje që qëndrojnë si garanci shtesë për sigurinë e zyrtarëve të PD.
Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir MetaDuke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.
Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me situatën në selinë blu. “Vetem një mendësi prej krimineli mund të hedhë gaz kundra demokratëve të thjeshtë”, shkruan Topalli.
Në një postim në ‘Facebook”, Delegacioni i BE në Tiranë dënon aktet e dhunës te protesta e PD, ndërsa thekson se Bashkimi Evropian ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit. “Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm.…
Policia e Shtetit sqaron se asnjë nga strukturat e saj të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar. “Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit”, thuhet në njoftim.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve. “Lulzim Basha hiq dorë nga dhuna, largo rrugeçërit nga shtëpia e demokracisë. Është prostestë paqësore, jemi në shtëpinë tonë”, tha Berisha. Kjo thirrje e ish-kryeministrit Berisha erdhi pas sulmit që ju bë mbështetësve të tij, teksa tentuan të ngjiten në katin e dytë të selisë së PD.
Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me protestën që po ndodh aktualisht në seli, ku po regjistrohen episode dhune. Në një reagim për mediat, PD thekson se Berisha përfundoi si Rama në 21 janar. DEKLARATA E PARTISE DEMOKRATIKEPër të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha, i njëjtë me Edi Ramën e 21 Janarit! Me një grusht njerëzish kërkon të marrë me dhunë Partinë Demokratike për ta kthyer në një bunker, ku të strehojë veten dhe familjen kundër interesit të demokratëve dhe të shqiptarëve!Ka një lajm të mirë në këtë fatkeqësi për Sali Berishën: Ai është i braktisur nga demokratët.…
“Jemi demokratët e dhjetorit”! Me një parullë të tillë, disa mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë ngjitur në katin e dytë të selisë së PD. Me ‘tu ngjitur lart, atyre ju është hedhur gaz lotsjellës, duke i zmbrapsur.