Dashi E premtja do të jetë pak e çuditshme për ju për shkak të ndikimeve që keni neser. Mendimi juaj do të jetë kaotik, si dhe zgjedhjet dhe veprimet që bëni. Demi Nesër me sjelljen tënde do të lodhesh njerëzit përreth. Jini të durueshëm me bashkëpunëtorët tuaj. Binjakët Kjo ditë është shumë pozitive për ju dhe do ta kuptoni menjëherë, pasi optimizmi për disa nga çështjet që kanë ngecur do të kthehet dhe gjërat do të marrin rrugën e tyre. Gaforrja Nesër ju mund të jeni duke bërë disa ndryshime në statusin tuaj shoqëror. Mos nxitoni për të zbatuar një…
Author: tirana
Botuesi i Koha Jonë Nikollë Lesi ka publikuar një koment rreth zhvillimeve të fundit në PD. Ai parashikon përplasje frontale mes demokratëve.“Nesër në ora 12.00 (datë 8 janar 2022) do të jetë ndeshja finale “Berisha-Basha”, por vetëm me një takim te oborri i PD-së. Pra nesër njeri merr Selinë qendrore përfundimisht dhe tjetri ikën në shtëpi. Ndeshja nuk ka arbitër, por gjithsesi topin e parë do ta shkelmojë Edi Rama që do ta kalojë te zyra e Bashës. E më pas Kryeministri Rama, si tifoz neutral, do ta ndjekë ndeshjen në fjalë nga kafja e Surrelit. Kurse ministri i brendshëm…
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj deklaroi në një konferencë për mediat të premten e 7 janarit se është urdhëruar arretimi i specialistes së IT-së, Eni Qirjako, dhe specialistit të nivelit të lartë, Andi Agaraj. Andi Agaraj, nga Fieri, rezulton specialist IT i nivelit të lartë pranë Agjencisë Kombëtare të Informacionit (AKSHI), njëkohësisht edhe specialist i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Agaraj ka përfunduar studimet për inxhinieri telekomunikacioni dhe punonte në administratën shtetërore. Disa kohë më parë, Agaraj ka qenë pjesë e komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjet që janë bërë në serverin e tatimeve, ku ka dëshmuar në Kuvend…
Një ditë para protestë kombëtare të thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha, ky i fundit sapo ka mbërritur në selinë e PD-së. I shoqëruar nga deputetët Berisha ka thënë se Lulzim Basha i dha fund karrierës së tij politike, ne dëm të nënshkrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij. Në një komunikim me median, Berisha tha se ka informacione të sakta se brenda ka njerëz të armatosur dhe tha se mercenrarët duhet të dalin nga selia. “Absolutisht kemi informacione, i kemi të regjistruar. Unë ftoj ata dhe familjet e tyre t’i nxjerrin nga selia të shkojnë…
Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe sekretar për Pushtetin Vendor e Decentralizimin, Roland Bejko u shpreh sot në “ABC Live” se Sali Berisha duhet të largohet se nuk ka çfarë jep më shumë sesa ka dhënë në 30 vite politikë. Teksa po komentonte “LIVE” momentin kur ish-kryeministri po ngjiste shkallët e selisë blu, Bejko tha se Berisha duhet të ikë dhe të gëzojë pleqërinë. “Po ik ore në shtëpi gëzo pleqërinë, ngele rrugëve”.
Policia e Elbasanit njofton se është gjetur i pajetë nga fqinjët një 58-vjeçar. Sipas policisë, nga këqyrja paraprake shihet se ai nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, për shkak të konsumimit të alkoolit. “Rreth orës 12:10, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, nga fqinjët, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi B. K., rreth 58 vjeç, banues në Patos, Fier. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale, për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një debat i ashpër është zhvilluar mes dy konkurrentëve të ‘Big Brother VIP’, Beniadës dhe Meridianit.about:blank Teksa po qëndronin në dhomën e gjumit, ishte Beniada e cila e irrituar i drejton atij një pyetje. ‘’A vërtet mendon se jam aq naive?”,- i tha ajo e nervozuar. Meridiani nga ana tjetër u përgjigj në një formë, e cila duket se e thelloi paqartësinë e diskutimit. ‘’Absolotisht, ti nuk je naive. Ti mendon se unë do të shoqërohesha me një person naiv?’’,- tha ai. Beniada nuk e fshehu mërzinë nga kjo bisedë teksa i shprehu Xheisarës se e di se çfarë nënkupton…
Në orën 13.15 ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me Komisionin e Rithemelimit të PD do të bëjë një deklaratë për mediat në Selinë e PD. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e Komisionit të Rithemelimit të PD. Prej ditësh Berisha nuk ka qenë në selinë e PD, teksa vazhdimisht ka pasur vizita nga mbështetës të tij.
Presidenti francez, Emmanuel Macron vazhdon të udhëheqë në sondazhe, tre muaj para zgjedhjeve presidenciale. Macron ndiqet në këto sondazhe nga kandidatja republikane e krahut të djathtë, Valérie Pécresse si dhe ajo e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen. Kreu i shtetit, Macron, i cili ende nuk ka shpallur zyrtarisht kandidaturën, sipas sondazheve, do të mblidhte 25% të votave, përpara Marine Le Pen me 17% dhe Valérie Pécresse 16%. Asnjë kandidat i majtë sipas sondazheve nuk kalon kuotën e 10%. Jean-Luc Mélenchon (”La France Insoumise”) është 10% përpara ekologut Yannick Jadot (8%), kryebashkiakut socialist i Parisit, Anne Hidalgo me 3,5%.
Janë ditë të përgjakshme këto që po kalon Kazakistani pas Vitit të Ri, ku deri më tani kanë vdekur dhjetëra persona nga përplasjet e dhunshme mes policisë dhe protestuesve që kërkojnë uljen e çmimit të karburantit si edhe heqjen dorë nga partneriteti i ngushtë me Rusinë. Mediat ndërkombëtare raportojnë për 18 policë të vrarë nga protestuesit, ku dy prej tyre janë gjetur me kokë të prerë. Po ashtu, autoritetet lokale bëjnë me dije se janë vrarë 26 protestues dhe arrestuar 3 mijë prej tyre, kryesisht në qytetin më të madh të vendit, Almaty. Protestat nisën pas vendimit për shtrenjtimin e…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me ekspertët e Komitetit Teknik, lidhur me situatën e pandemisë në vend. Manastirliu thotë se është domosdoshmëri vaksinimi i të pa vaksinuarve dhe aplikimi i dozës përforcuese, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet. Ajo shton më tej, se zbatimi i masave në fuqi, mbajtja e maskave në ambientet e brendshme dhe kudo që nuk ruhet distanca ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit. Postimi i Ogerta Manastirliut: Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.Është domosdoshmëri…
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Cërrik-Belsh. Policia njofton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur dy shoferët dhe një pasagjere. Cërrik/Informacion paraprak Më datë 07.01.2022, rreth orës 10:30, në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H. Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.