Edhe pse nuk ka ende të dhëna zyrtare, prokuroria e Tiranës ka zbuluar tashmë “urithin”, një teknik IT që nga brenda Drejtorisë së Tatimeve nxorri të dhënat që përmbanin listën e pagave të mbi 650.000 shqiptarëve. Bëhet fjalë për A.A. teknik IT i Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013, në kohën kur ishte ende në qeverisje Partia Demokratike, e më pas i stabilizuar me kontratë me kohë të plotë në 2014, kur në krye të Tatimeve ishte Briseida Shehaj, e propozuar nga PS, por prej kohësh e lidhur me LSI, me të cilën edhe u…
Author: tirana
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Aldo Bumçi shprehet se situata e krijuar në PD do të marrë fund të shtunën, ditën e protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Bumçi deklaroi se më 8 janar do të zbatohet vendimi delegatëve që votuan për shkarkimin e Bashës nga kreu i PD-së. “Ajo që do të ndodhë me 8 janar është zbatimi i vendimit të 4446 delegatëve që votuan në “Air Albania” në një proces të jashtëzakonshëm politik, në 3 muaj opozita u ringrit në këmbë. Aty Basha u shkarkua dhe ky vendim iu nënshtrua votimit të anëtarësisë, ku votuan…
Të shtyrë nga kurioziteti, problemet familjare apo shëndetësorë, dilemat jetësore e shumë arsye të tjera, shqiptarët gjithmonë e më shumë po frekuentojnë fallxhorët e letrave, filxhanit, dorës, etj për të lexuar fatin. Një gjë tillë ka ndodhur me një qytetare që ka shkuar te një fallxhore në Qerret të Lushnjes pasi bashkëshorti ka një disfunksion seksual. Sheqeri dhe fërgesa janë zgjidhjet që i jep “shëruesja” e Qerretit. Fallxhorja në Qerret të Lushnjes Qytetarja – Mirë se të gjeta! Fallxhorja – Si je? Si kalove? Qytetarja – Mirë! Fallxhorja – Ça halli ke me burrin ti? Qytetarja – Shkoj mirë, kur vjen puna te krevati në…
Nga Xhoi Malësia Në selinë e Partisë Demokratike ditën e shtunë pritet të shkruhet një pjesë e rëndësishme e historisë për këtë forcë politike,e cila ka vendin e saj në 31 vitet e pluralizmit politik. Pak ditë përpara “Grand Finale-s”, për shumë persona, pikëpyetje mbetet ngjyra e shkrimit, pasi në histori, disa faqe shkruhen me të zezë, e disa me të kuqe. Disa nga veset e historinë lidhen gjithashtu me përsëritjen e vetëvetes, e me rotacionin e pozitave të aktorëve kryesorë. Këta elementë evidentohen qartë edhe në ngjashmëritë mes dy protestave, asaj të 8 Janarit të këtij viti dhe asaj…
Një nënë është arrestuar në Spanjë me akuzën se ka rrëmbyer fëmijët e saj për të mos lejuar që ish-bashkëshorti t’i vaksinojë ata kundër Covid-19. 46-vjeçarja ishte në kërkim nga policia për “rrëmbim të miturve”, pas padisë së bërë më 16 dhjetor nga babai i dy fëmijëve, 12 dhe 14 vjeç, duke u ankuar se nuk kishte dëgjuar më prej tyre që në fillim të Nëntorit. Nëna u dorëzua në gjykatën spanjolle sot në mëngjes në Sevilje. Ajo kishte me vete edhe dy fëmijët e saj, sipas një zëdhënësi të policisë, dhe u pritën nga babai i tyre. Spanja është…
Ndeshja ndërmjet Bologna dhe Inter mund të mos luhet për arsye të rasteve të shumta me Covid-19 tek ekipi i Bologna-s. Paolo Bordon është shprehur se ndeshja ndoshta nuk do të luhet. “Është e vështirë të luhet, po shkojmë drejt ndalimit. Ka një shpërthim të Covid-19 në ekipin e Bologna. Deri më tani janë 8 lojtarë pozitiv. Fjala e fundit do i takojë ASL-së”, kështu u shpreh ai. Nga ekipi i Bologna janë 8 lojtarë pozitiv ndërsa tek Inter 3 lojtarë.
Në një bisedë me Dagz,Meridiani ka folur për Donaldin ku është shprehur se ai është treguar shumë i ulët me zgjedhjen që bëri spektaklin e mbrëmshëm. “Për mua ai u tregua shumë i ulët,ai atë gjë nuk e ka bërë me zemër,mbrëmë ai e bëri me llogari”,tha Meridiani. “Unë këtu nuk i besoj shumë punës së zemrës se ti duhet patjetër të nominosh dikë”,tha Dagz.
Pas atentatit të bërë në makinën e një shtetasi ku shpërtheu një sasi e konsiderueshme tritoli, mbrëmjen e sotme ka mbërritur një person i plagosur në spital. Nuk dihet nëse ngjarja është e lidhur me atentatin e bërë apo është një çështje tjetër. Sipas burimeve i plagosur ka mbetur shtetasi Diego Hanaj, 36 vjeç i cili po merr mjekimet e duhura në spitalin e Vlorës. Mësohet se 36-vjeçari është plagosur me plumb në dorë. Pritet që nga momenti në moment policia të prononcohet me një njoftim zyrtar lidhur me rrethanat e ngjarjes së ndodhur.
Nga Frrok Çupi Kjo është hera e fundit që e presim vdekjen më këmbë. Sot ka mbaruar ultimatumi që ka dhënë Sali Berisha, i cili për hir të së vërtetës nuk doli si ‘katallani’ nga ujërat e detit të Mesdheut në Spanjë, por erdhi nga malet. Tani nuk ka më, ditët e jetës na i ka caktuar Berisha deri më sot, 5 janar 2022, sa të mbarojë Ultimatumi. Ultimatumi është lëshuar kundër PD, por pas tij fsheh revolucionin për të sulmuar gjithë popullin. Edhe kësaj here ndodhi që historia jonë e vdekjes të na lidhë me Spanjën. Një ditë para…
Nga Lorenc Vangjeli Jorida Tabaku dhe Flamur Noka kanë shumë pak gjëra të përbashkëta mes tyre. Të numëruara me gishtat e një dore, deri dje ato fillonin me identitetin e njëjtë politik, për aq sa ai varet nga tesera e partisë, me vendin e njëjtë të punës, parlamenti shqiptar dhe ndoshta edhe me dëshirën për të ardhur apo administruar pushtet. Por spiralja e paparashikueshme e ngjarjeve që nga shtatori i vitit të kaluar, e ka bërë diferencën mes tyre edhe më domethënëse. Të rreshtuar mbas drejtuesve të dy fraksioneve realë në PD, ata janë simboli i këtyre fraksioneve dhe deri…
Nuk gjen qetësi Vlora. Një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në spitalin e Vlorës. Ende janë të paqarta rrethanat dhe nuk dihet as identiteti i personit të plagosur. Policia është njoftuar nga personeli i spitalit për të plagosurin dhe ka shkuar në spital për kryerjen e veprimeve hetimore.
Këngëtarja Ronela Hajati ka marrë një koment të pakëndshëm ditën e sotme teksa një nga ndjekësit e ka ofenduar, por duket se kjo nuk i ka bërë përshtypje teksa ja ka kthyer menjëherë përgjigjen. Ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram dhe mes komenteve të shumta të ndjekësve, të cilët e kanë uruar për fitoren në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, ka qënë dhe ai i dikujt që e ka quajtur këngëtaren “lopë holandeze”. Këtij komenti i është përgjigjur vetë Ronela dhe pa e vrarë aspak mendjen e ka quajtur ndjekësin mbrapsht një “gomar shqiptar”.