Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar me gradën ‘Gjeneral Brigade’, kolonel Bilbil Bitrin. Me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti Meta, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i ka dhënë gradën e “Gjeneral Brigade”, drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Po kështu Kreu i Shtetit ka dekretuar emërimin “Komandant i Forcës Ajrore” të gjeneral brigade Ylli Pulaj, i cili mbante detyrën e Zëvendës Komandantit të Forcës Ajrore.
Author: tirana
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e mërkurë në Prishtinë. Policia bën të ditur se një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj. “Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasojë viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe pas intervistimit me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore”, njofton Policia. Më tej, Policia…
Ky është kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme.
Lefter Dauti, 36-vjeç banues në Tiranë dhe Qamile Hakorja, 26-vjeç banuese në Dibër janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash shtetases K.GJ, e cila ishte kushërira e 36-vjeçarit. Sipas policisë Lefter Dauti, pasi ka marrë vesh se shtetasja K.GJ do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, Qamile Hakorja, ka organizuar vjedhjen e valixhes. 36-vjeçarja është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa…
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Vendi ditën e enjte do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në veri , veriperëndim dhe jugperëndim. Borë e dobët në alpe. Gjatë reshjeve parashikohet mjegull e mjegullinë. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete të forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore 4 deri 13°C në zona e ulëta 5 deri 18°C në zona bregdetare 9…
Komuniteti i futbollit elbasanas dhe jo vetëm, ndodhen në zi. Lajmi i hidhur ka ardhur në orët e vona të kësaj mesjave. Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare Presidenti i “KF Elbasani” Arben Laze. Presidenti i Verdh e Bluve u nda para kohe nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë mbrëmjen e së mërkurës. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij. Ai e humbi betejën me sëmundjen, ndërsa ndodhej i shtruar kohët e fundit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Arben Laze ishte President i “KF Elbasanit” prej rreth dy dekadash dhe gjatë viteve të…
Një incident ka ndodhur në kufirin mes Serbisë e Kroacisë. Protagonistë janë bërë një shtetas serb si dhe një kosovar. “Këtu ka shqiptarë”, dëgjohet të thotë kosovari në videon e publikuar në rrjetet sociale. Menjëherë shqiptari nuk ka ngurruar t’i afrohet makinës së serbit, ndërkohë ky i fundit del nga automjeti.
Ish-kryeministri Sali Berisha është infektuar sërish me Covid. Nga burime të ndryshme mësohet se ai nuk është ndjerë mirë ditët e fundit dhe ka kryer një tampon, i cili ka konfirmuar infektimin e tij me koronavirus. Siç duket, infektimi shpjegon edhe mungesën e tij në takimet festive për përvjetoret e themelimit të Partisë Demokratike në Lushnjë dhe Kukës të zhvilluara dje dhe sot, ku në emër të Komisionit të Rithemelimit mori pjesë ish-Presidenti Bujar Nishani. Gjithashtu, Berisha nuk ishte sot as pjesë e grupit të Komisionit të Rithemelimit që u paraqit në selinë e PD-së. Kjo në fakt është hera…
Big Brother VIP u ka kërkuar banorëve të realizojnë brenda shtëpisë të gjithë programin televiziv të “Top Channel”, ku përfshihet dhe ‘Përputhen’, emision i drejtuar nga Bora Zemani. Banorët kanë diskutuar se kush do e prezantojë këtë program dhe është përmendur emri i Donaldit. Aktori ka refuzuar, duke thënë se nuk dëshiron të mërzisë njeri (referuar Borës). Pjesë nga biseda: Donaldi: Donaldin mos e fusni aty. Beniada: Të keqen është shumë e bukur. Donaldi: O shpirti ku di unë si janë gjërat jashtë. Beniada: O zemra merri gjërat icik kështu, tani iku se iku ajo historia. Donaldi: Nuk dua të mërzis njeri. Donald Veshaj dhe Bora Zemani…
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka mbështetur për herë të parë publikisht kundërshtarin e tij, Noizyn. Stresi ka publikuar një fotografi të profilit të Noizyt në Instagramin e tij, ku ky i fundit promovon një event të rëndësishëm. Kujtojmë se raportet mes dy reperëve kanë qenë në pika mjaft kritike në momente të caktuara, ku nuk kanë munguar as përplasjet me sharje e fyerje banale.
Një atentat me armë zjarri ndodhi ndaj Diego Hanajt mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë. 36-vjeçari Hanaj ishte duke ecur në këmbë në momentin që është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa një plumb e ka kapur në dorë. Burime për mediat bëjnë me dije se njëra pistë e hetimit ka të bëjë me faktin se i ati i 36-vjeçarit ka qenë i përfshirë në një vrasje, disa vite më parë. Ndërsa pista tjetër është lidhja familjare e Hanajt me vëllezërit Ibrahimaj, pasi 36-vjeçari është kunat me Brahimajt (Isuf Brahimaj, u ekzekutua me shpërthim eksplozivi…