Dy vajza të moshës 17 dhe 18 vjeç janë denoncuar si të zhdukura në policinë e Tiranës. Njëra është një 17 vjeçare e strehuar në fshatin SOS. Ka qenë kujdestarja e “SOS” ajo që ka bërë kallëzim në polici për largimin e të resë. “Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”. Nga shtëpia është larguar edhe një 18 vjeçare në Tiranë. Denoncimin e ka bërë nëna e saj. “Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B.,…
Author: tirana
Të rinjtë e FRPD kanë qenë sot në selinë e PD për t’i gjetur sërish dyert e mbyllura. Më pas ata kanë dhënë një prononcim për mediat. Një prej tyre, i prezantuar si anëtar i kryesisë së FRPD, Mariglen Doçi tha se ai është krimineli për të cilin ka folur kryetari i PD Lulzim Basha dhe se është burgosur që ai të bëhet kryeministër. “Ftoj mediat të ndjekin fjalën e një krimineli. Unë jam Mariglen Doçi, anëtar i kryesisë së FRPD dhe dua t’i them Lulzim Bashës, unë jam ai krimineli që po pëshpërisje në media dhe për shkak tëndin…
Big Brother VIP Albania” tashmë është kthyer në ‘reality show’-n më të përfolur të momentit. Emisioni ndiqet nga e gjithë Shqipëria, ndërkohë që të gjithë kanë krijuar preferencat e tyre lidhur me banorin që do donin të fitonte çmimin e madh.Një ndër figurat e njohura të publikut shqiptar, e cila gjithashtu ka krijuar simpatinë e saj për fituesin e garës është edhe Klea Huta. Ajo ka publikuar një “Ask me a question” në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ka nisur një rubrikë mini-interviste me ndjekësit e saj. Midis shumë gjërash që ajo ka zbuluar për veten e saj, qëllimet…
Policia e Kosovës vazhdon operacionin “Brezovica”, ku deri tani raportohet se janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Personat e arrestuar dyshohet për keqpërdorim të detyrës, marrje dhe dhënie të ryshfetit. Kështu bëri të ditur kryeprokurori Shukri Jashari. “Deri tani janë arrestuar shtatë persona, prej dy janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit”, tha ai. Ndryshe, edhe Prokuroria e Ferizajt përmes një njoftimi për media ka konfirmuar arrestimet. “Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar më datë 21 dhjetor 2021 për rastin ‘Brezovica’,…
Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa është infektuar me Covid-19. Festën e Krishtlindjeve dhe të ndërrimit të viteve i ka kaluar në karantinë se bashku me të shoqen. Me anë të një video në Instagram, ka treguar si i kaloi ditët e izolimit duke përdorur nota humori dhe duke dhënë një këshillë për të gjithë që të mos karantinohen me partnerët. “Respekte miq. Ju uroj gëzuar vitin e ri. Qoftë një vit i mbarë dhe sa më pak halle. Krishtlindjen dhe vitin e ri i kam kaluar në karantinë. Më në fund më zuri dhe mua COVID. Fillova të…
Einxhel dhe DJ DAGZ mund t’i quajmë tashmë zyrtarisht si çifti i tretë i këtij “Big Brother VIP”, ku përveç debateve, s’duhet ta mohojmë se ka pasur dhe shumë dashuri. Mbrëmjen e djeshme, suitën e famshme e shijuan Einxhel dhe Arbri, ku kanë ndarë momente intime së bashku në vaskë. Ata madje kanë pasur më shumë afrimitet se vetë Donaldi dhe Beatrix, ku të gjithë prisnin të ndodhte ‘nami’ në suitë me çiftin e shumë përfolur. Einxhel gjatë spektaklit të së Martës u fsheh prapa kolltukut, kur po jepeshin puthjet e saj ‘baby kiss’ me Arbrin. Madje ajo shtoi se…
Në spitalet Covid ka pasur një rritje të numrit të personave të infektuar, por ekspertët nuk kanë dalë ende në përfundimin nëse këto shifra janë reflektuar nga festat, apo nga prania e variantit Omicron në Shqipëri, raporton BW. Gjithashtu bëhet me dije se edhe pse ka pasur shtim të infektimeve, numri i viktimave dhe të të shtruarve në spital vijon të jetë i njëjtë. Një tjetër lajm i mirë është që sipas ekspertëve, varianti Omicron, edhe pse ka një shkallë infektueshmërie më të lartë, manifeston simptoma më të lehta se varianti Delta.
Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri, i rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha ka qenë sot pjesë e grupit që ka shkuar në selinë e PD, ku siç u tha do të zhvillohej një mbledhje. Pasi dyert janë gjetur të mbyllura, Aldo Bumçi dhe Strazimiri kanë folur për mediat. Nga ana tjetër, kreu i PD Lulzim Basha ishte në kafe, ku ftoi edhe gazetarët. E pikërisht me kafen e ka nisur prononcimin dhe Strazimiri i cili i kujtoi betejën Bashës, duke theksuar se nëse do kishte betejë nuk do ishte në kafe. Ai deklaroi se më datë 8 do jenë…
Këshilli Federal po shqyrton aktualisht një projekt-rregullore të re për lejet e drejtimit të automjeteve në Gjermani. Njëra nga pikat është edhe njohja e patentave shqiptare dhe kosovare. Njohja e patentave shqiptare dhe kosovare për emigrantët me banim në Gjermani së shpejti pritet të bëhet më e lehtë. Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) që të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e lejeve të drejtimit të automjetit, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Shqipëria, Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Irlanda…
Një grup anëtarësh të Komisionit të Përhershëm të Rithemelimit i janë drejtuar këtë mesditë selisë së Partisë Demokratike. Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë mbërritur te dera e selisë, e cila është e mbyllur. Grupi, që drejtohet nga deputetët Aldo Bumçi, Gent Strazimiri dhe Ivi Kaso, kanë trokitur te dera e selisë dhe po presin që të hapet. Duke folur për media jashtë selisë blu, deputeti Bumçi është shprehur se PD është kthyer në bunker, gjë që sipas tij, nuk ka ndodhur me asnjë parti politike në këto 30 vite. “Kemi ardhur këtu, bashkë me Strazimirin, Kason, me drejtuesit e…
Një sherr i fortë ka ndodhur mes shqiptarëve dhe spanjollëve në Barcelonë. Një qytetar i cili ndodhej në vendngjarje, ka treguar për ngjarjen por nuk ka treguar më shumë për ngjarjen. Nga pamjet vihet re se sherri ka ndodhur në një lokal që frekuentohet nga të rinjtë. Sherri ka qenë mjaft brutal pasi të rinjtë kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta dhe karrige kokës. Nuk dihet nëse ka patur të plagosur.
Anëtarët e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike do të shkojnë sërish këtë të enjte në seli. Ky i fundit, tha se takimi është lajmëruar të ndodhë rreth orës 11-12 e në të janë thërritur edhe mediat të marrin pjesë. Ndërkohë, në godinën e selisë blu, janë bërë disa ndryshime. Në dritaret e katit të dytë janë vendosur banera të flamurit shqiptar dhe një baner tjetër gjigant ku shkruhet: “Partia Demokratike e Shqipërisë, zgjedhim të ardhmen!” Ky slogan u përdor edhe gjatë Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, kuvend në të cilin u votuan disa ndryshime në statut. Ndërkohë, edhe në…