Si pjesë e përpjekjejeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale, si një gur themeli për stabilitetin rajonal, Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën (SOCEUR) ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion. Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik. Shqipëria mbetet një aleate e fortë e NATO-s dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënie të fortë me qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes…
Author: tirana
Dashi Kini kujdes në dashuri, mendoni mirë përpara se të thoni diçka për të cilën mund të pendoheni. Në punë mos u nxitoni në marrjen e vendimeve, konsideroni me kujdes zgjedhjet tuaja. Demi Fillimi i mbarë i vitit për zemrat e vetmuara, mos i lini pas dore ndjenjat. Nga ana tjetër në punë duhet të përfitoni plotësisht nga ndikimi i planetëve të pranishëm në shenjën tuaj. Binjakët Në dashuri, Hëna është e kundërt, kujdes nga komplikimet e parëndësishme. Nga ana tjetër në punë mund të ketë diskutime me shenjën e Dashit. Gaforrja Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm nëse…
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Einxhel dhe Dj Dagz kanë pasur disa momente mjaft romantike dhe intime në suitën e vendosur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Duke qenë se moderatorja e njohur herë pas here është shprehur se nuk ka dëshirë që të tjerët ta shohin duke u puthur, duket se kësaj radhe i ka harruar kamerat që e vëzhgojnë non stop. Ndërkohë pas daljes nga suita, banorët kanë nisur që të ngacmojnë çiftin në lidhje me çfarë ndodhi. Ishte Iliri ai që pyeti Einxhel se si e kaluan natën në suitë dhe a pati puthje. E vënë në…
Moti në Shqipëri është karakterizuar nga temperature të ngrohta gjatë ditëve të ndërrimit të viteve dhe kësaj jave, por gjithçka pritet të ndryshojë krejtësisht duke filluar nga java e ardhshme. Duke filluar nga e marta, temperaturat në pjesën më të madhe të vendit pritet të zbresin deri në -7 gradë Celsius për shkak të rrymave të ftohta ajrore që vijnë nga veriu i kontinentit, të cilat “pushtojnë” të gjitha rajonin tonë. Sipas burimeve për albeu.com, zonat më të prekura nga i ftohti pritet të jenë veriu, veri-lindja dhe jug-lindja e vendit, ndërsa në Shqipërinë qendrore dhe në jug temperaturat pritet…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka publikuar këtë pasdite mesazhin që është publikuar në media, të cilat shkruajnë se kreu i PD Lulzim Basha ia ka dërguar demokratëve, kundër Sali Berishës. Në statusin e saj, Spiropali shprehet se “se do ta arrinim ditën që Saliu t’i sulej godinës së PD-së për të shkulur Lulin, kjo kërkonte vërtetë imagjinatë të jashtëzakonshme. Po se do të arrinim të lexonin një tekst si i mëposhtmi, nxjerrë taze nga godina e Lulit për Saliun, këtë akoma s’po ma rrok dot imagjinata ime e zakonshme megjithëse tekstin e kam para syve”.…
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është fotografuar teksa futet në zyrën e tij me një pemë në dorë. Ky gjest ishte si një shenjë për Krishtlindjet ortodokse. Vuçiç përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka publikuar disa foto nga liturgjia, e cila është mbajtur nga peshkopi Stefan. Ai do të presë në zyrë disa fëmijë që po e vizitojnë Beogradin për festat e krishtlindjeve ortodokse. Prerja e lisave është traditë e Krishtlindjeve ortodokse të cilat festohen me 6 janar dhe të cilët digjen në mbrëmje. View this post on Instagram A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)
Karantina totale nuk është më mënyra më e mirë për të kufizuar përhapjen e COVID. Kështu tha sot zyrtari më i lartë shëndetësor në Afrikë duke lavdëruar Afrikën e Jugut për qasjen e ndërmarrë ndaj valës së fundit të infeksioneve të shkaktuara nga varianti i ri i COVID, Omicron. “Ne jemi shumë të inkurajuar nga ajo që kemi parë gjatë kësaj periudhe në Afrikën e Jugut. Ata parashikojnë të dhëna për ashpërsinë e infeksioneve”, tha John Nengasong, drejtor i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. “Periudha në të cilën masat u përdorën si mjet kundër COVID ka përfunduar.…
Teksa varianti i ri i koronavirusit Omicron po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të kuptuar nëse je i infektuar me mutacionin e ri apo jo. Dhe kjo, sepse tamponët e shpejtë nuk po e kryejnë më detyrën e tyre. Sipas ish-drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Europiane të Barnave Guido Rasi thotë se mutacioni i ri i virusit Sars-Cov-2 mund t’i shpëtojë më shpesh testeve të shpejta. “Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë…
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Feri, ku u takua me demokratët në kuadër të 31-vjetorit të themelimit të kësaj dege ka kërkuar sërish largimin e Lulzim Bashës. Berisha u shpreh se problemi nuk është te karrigia dhe zyra e PD por te e ardhmja e saj, përndryshe do t’i falnin Bashës 20 karrige dhe brava. “Këtu nuk është problemi për një karrige dhe zyrë se ne jemi aq zemërgjera sa do i falnim Bashës 20 karrige dhe 20 brava. Problemi është te parimi themelor i çdo demokracie të vërtetë në të cilin shumica qeveris sundon dhe pakica respektohet. Kjo është themelore.…
Policia është e bindur se atentati i ndodhur në Don Bosko me 1 të vrarë e 4 të plagosur ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. ABC mëson se përveç Edmond Crrojt, i proceduar në Itali për drogë e në Francë për trafikim të qenieve njerëzore, të përfshirë në fushën e narkotikëve kanë qenë edhe dy vëllezërit Blerim dhe Erion Çela. Ky i fundit humbi jetën nga breshëria e plumbave. Ky fakt është përforcuar nga dëshmia që grupi hetimor i ka marrë dajës së tyre, Urim Crroj, i njohur ndryshe edhe me emrin Andi Duka. Duke deklaruar…
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në aktivitetin me rastin e 31-vjetorit të themelimit të degës së PD në Fier, ka “kryqëzuar” Lulzim Bashën dhe veprimet e tij politike. Berisha e ka cilësuar Bashën si një farë e keqe dhe pa asnjë parim. “Ishte një farë e keqe që ne nuk e kuptuam. Ky dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim dhe se është i gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka. Pasi kaloi nga humbja në humbje për 8 vjet, iu thotë se më ndiqni se jam e ardhmja.”-tha Berisha.
Nëpërmjet skemës së sigurimeve të detyruara shoqërore edhe të gjithë vetëpunësuarit në bujqësi mund të sigurojnë një sërë përfitimesh, siç janë pensioni pleqërisë, ai invaliditetit, pensionin familjar, të ardhura për barrëlindje, si dhe shpërblimin për lindjen fëmijës. Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për sigurimet shoqërore, për të qenë përfitues të këtyre pensioneve dhe të ardhurave, çdo person që futet në skemën e detyruar të sigurimit shoqëror si i vetëpunësuar në bujqësi, duhet të plotësojë këto kushte: të ketë mbushur moshën 16 vjeç dhe të jetë i aftë për punë, sigurimi i detyruar mund të bëhet deri në mbushjen e…