Ditën e sotme është publikuar një foto e disa djemve të rinj brenda Selisë blu, të cilët janë të maskuar me shall dhe të cilët mendohen se veprojnë si ‘Grupi i Zjarrit’ të Lulzim Bashës. Në një postim në Facebook, zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo shkruan se sot Selia e Partisë Demokratike qëndron e hapur për të tillë njerëz, ndërkohë demokratët e vërtetë janë lënë jashtë selia. Ajo paralajmëroi se kjo do të marrë fund në 8 janar.
Author: tirana
Gjatë 24 orëve të fundit vihen në pranga 5 persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve u bë e mundur kapja e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë. Gjithashtu, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të plan-operacionit për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i 3 shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar. Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Hungaria drejt vendit tonë, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar B. Ll., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi…
Nga Bernd Riegert Vështrimi pas në vitin 2021 dhe perspektiva e vitit 2022 për Bashkimin Evropian mund të përmblidhen me një fjalë: Pandemi! Luftimi i pandemisë së koronës ishte dhe do të mbetet temë sunduese. Ministri i ri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, SPD, që në të ardhmen do të ketë një zë të rëndësishëm në raundin e 26 ministrave të Shëndetësisë në BE e ka bërë të qartë në fillim të dhjetorit. “Pandemia do të zgjasë më shumë, se sa kemi besuar deri tani.” Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mjeke me profesion, tha se vala e…
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit do të duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos shkelur rregullat e reja të qarkullimit në kryeqytet, nëse nuk duan të marrin një gjobë të madhe ose t’u hiqet patenta. Me qëllim disiplinimin e trafikut në nisje të vitit 2022, sidomos në orët e para të mëngjesit, Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Sikurse mund të shihni edhe nga tabela, gjobat do të vijojnë nga 5000 lekë…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerëson se gjyqtarja e Korçës, Ariola Kristo dështoi të provonte ligjshmërinë e gjithë burimeve të deklaruara se kishin shërbyer për ndërtimin e një banese me tre kate + bodrum, si dhe për mobilimin dhe investimet e tjera në këtë objekt. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Ariola Kristo u shkarkua nga detyra më 8 shtator 2021, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë, si dhe nuk kishte burime të ligjshme për justifikimin e tyre. Ndërkohë, ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për profesionalizmin u konkludua se ka…
Pas zyrtarizimit të evazionit të lartë në tregun e punës, që u faktua me publikimin e listës së pagave, qeveria i ka lënë afat biznesit deri në 20 janar që të vetkorrigjohet, çka nënkupton deklarimin real të rrogave. Por në fakt administrata tatimore nuk ka një mekanizëm imponues për bizneset, ndërsa monitorimi deri në detaj i të ardhurave dhe shpenzime për kompanitë mbetet i vështirë. Ndaj kontabilistët i druhen aplikimit të pagave referencë si dhe selektivitetit në kontrollet që do të ushtrohen. Qeveria thotë se fiskalizimi ul ndjeshëm mundësinë e evazionit, por me shtyrjen sërish të këtij afati për biznesin…
Shenjat e horoskopit mund t’ju tregojnë shumë për dëshirat seksuale të një personi. A keni menduar ndonjëherë se si shenja juaj ndikon në dëshirën tuaj seksuale? Nëse po, ju jeni me fat. Sipas ekspertes së seksit, Dr. Jessica O’Reilly, se “bashkëpunimi, niveli i stresit, medikamentet, ciklet menstruale, kohëzgjatja e marrëdhënies, kënaqësia, komunikimi, stërvitja, fitnesi, humori dhe nivelet e hormoneve mund të ndikojnë në dëshirën seksuale të një personi”. “Mund të jesh krejt i shëndetshëm dhe të duash të bësh seks një herë në vit, ose aspak. Nga ana tjetër, mund të kesh dëshirë për të bërë seks gjatë gjithë kohës”,…
Me të përfunduar një ditë normale pune, Kastrioti (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë), një kosovar që po qëndron në Kazakistan, iu desh të mbyllej në banesë. I shqetësuar dhe pa shumë informacione, ky i ri në të 20-at po pret të shohë se çfarë do të ndodhë me trazirat e protestave që kanë kapluar këtë vend. Kastrioti, që foli në kushte anonimitet, nisi të punonte në shtetin e Azisë Qendrore, më 2021, përmes kompanisë Mabetex Group, në pronësi të Behgjet Pacollit, ish-president i Kosovës. Një valë e protestave masive ka nisur në Kazakistan tash…
Partia Demokratike i “trembet” skenarit të dhunës në protestën e thirrur nga Sali Berisha në 8 janar. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi tha se këto thirrje për dhunë dhe përplasje vijnë pasi Berisha është i dëshpëruar nga braktisja që po i bëjnë demokratët, e ndërsa thekson se kjo nuk është gjë tjetër veçse një favor për Edi Ramën. “Në 31 vite politikë ka treguar se nuk vendos asgjë mbi interesin personal. Faktet e manipulimit qesharak edhe të farsës së quajtur referendum tregojnë braktisje që e shtyjnë drejt thirrjes për dhunë dhe përplasje mes demokratëve si mënyra idealet dhe më e…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin që ushtria amerikane do të ketë një shtab në Shqipëri. Kreu i qeverisë teksa e quajti superlajm tha se Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO dhe i SHBA-ve. “Doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë. Qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh…
Mjeku Ilir Alimehmeti foli sot në një lidhje skype për emisionin “Zona Zero” në Top News për situatën aktuale të COVID në vendin tonë. Me variantin e ri Omicron dhe me virozën e stinës shumë njerëz janë në mëdyshje nëse kanë një grip normal apo janë infektuar. Alimehmeti i pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu, tha se nuk ka një dallim mes tyre, por e vetmja gjë që mbetet të bëjnë është tamponi dhe analizat, për të provuar nëse janë infektuar ose jo. “Testi i shpejtë është efektiv dhe me kosto të ulët. Ka shumë njerëz që po e teprojnë në…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me ngritjen e shtabit pararojë në Shqipëri. Përmes një mesazhi në Twitter Kim thekson se ky është një zhvillim me rëndësi për marrëdhëniet mes dy vendeve. “Shkëlqyeshëm për të nisur vitin e ri me një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Shqipërisë. Hera e parë që SHBA-të vendosin një seli të këtij lloji në Shqipëri. E rëndësishme për sigurinë rajonale.”, shkruan Kim.