Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Presidentit të Klubit të Futbollit Elbasani Arben Laze. Meta e cilëson një humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv. Ai i shpreh mirënjohjen për ndihmesën bujare dhe angazhimin e palodhur të dhënë ndër vite për zhvillimin cilësor të futbollit. “Ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta e Arben Lazes, Presidentit të ekipit të Elbasanit, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv në vendin tonë.Mirënjohje për ndihmesën bujare dhe angazhimin…
Author: tirana
Ka zgjatur rreth një orë vizita e Zëvendës ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith në selinë e PD. Smith ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. I shoqëruar nga përkthyesja zv.ambasadori ka hyrë nga dera anësore për në ambientet e brendshme të selisë së PD. Vizita vjen pak minuta pasi në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë hasur me dyer të mbyllura dhe nuk kanë zhvilluar aktivitetin e parashikuar në selinë e PD, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha.
Koreja e Veriut ka testuar me sukses një raketë hipersonike. Ky është testi i parë i madh i armëve për këtë vit, shkruan BBC. Testi i raketës erdhi disa ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u zotua për të forcuar forcat e armatosura të vendit të tij. Autoritetet japoneze e konsideruan këtë raketë si balistike. Ndërkohë stafi i Koresë së Jugut deklaroi se raketa ishte drejtuar nga deti, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ky është testi i dytë i raportuar i një rakete hipersonike, e cila mund të shmangë zbulimin për më gjatë se raketat balistike.…
Seanca ndaj Haxhisë në Gjykatën e Tiranës ka nisur me tone të acaruara, pasi avokati i tij ka thënë se ka edhe prova të tjera, të cilat duhen shqyrtuar, raporton BW. Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e avokatit dhe kjo ka acaruar Izet Haxhinë, i cili ka braktisur sallën e gjyqit. Menjëherë pas largimit të tij, për 3 orë e 30 minuta prokurori i çështjes ka rindërtuar gjithë ngjarjen e ndodhur më 12 shtator 1998, ku u vra jashtë selisë blu Azem Hajdari. Në rreth 4 orë, prokurori ka treguar mënyrën si u vra Azem Hajdari dhe rolin e…
U hap sot Pediatria e re e QSUT-së, një investim i qeverisë shqiptare i standardeve europiane, pjesë e investimeve për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend. Kryeministri Edi Rama me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, të pranishëm në këtë inaugurim, thanë se ky investim hap një kapitull të ri për shërbimet e kujdesit shëndetësor për fëmijët në nivel kombëtar. “Dua të ndalem tek të mirat që sjell ky investim i ri, i cili nuk është thjesht një godinë e re, ky është mirëfilltazi një projekt modernizimi shërbimi për përkujdesin cilësor ndaj shëndetit të fëmijëve,…
Mëngjesin e sotëm, Donald dhe Einxhel kanë bërë rolin e Isli Islamit dhe Ori Nebiaj në “Ëake Up”. Ata kanë intervistuar opinionistin Arbër Hajdari, DJ Dagz dhe Beatrix Ramosaj.about:blank Në një moment, Donaldi u përpoq “ta korruptonte” Arbrin duke i thënë që të japë opinione të mira për të që të marrë fitoren dhe të ndajnë paratë bashkë, por opinionisti u përgjigj: “Shumë e vështirë është kjo”.
Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë. Izet Haxhiaj akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, i cili u qëllua me armë jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. Izet Haxhiaj u ekstradua nga Turqia në vitin 2018, ku nisi betejën me drejtësinë shqiptare për një nga ngjarjet më të bujshme të këtyre 30 viteve, vrasjen e Azem Hajdarit.
Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të agjenteve doganorë dhe punonjësve të skanerit në Portin e Durrësit, lidhur me 119 kg kokainë që vinte nga Ekuadori dhe ishte fshehur në kontejnerët e kompanisë Zico SHA. Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Hetimet kanë nisur, pasi kontejneri kaloi në skaner dhe doli i pastër. Sakaq, vlen të theksohet se sasia është gjetur në një magazinë në Vaqarr të Tiranës. Magazina, ishte e mbushur me fruta të ndryshme dhe dogra u gjet brenda njërit nga kontejnerët që vinte nga Ekuadori.
Të rinjtë e FRPD, teksa janë hasur me me dyert e mbyllura të selisë, kanë vendosur në pjesën ballore disa pankarta ku shkruhej: “Jo bunker i diktatorit”, “Jo pronë e pengut, por seli e demokratëve. PD parti e rinisë dhe jo burg i sigurisë së lartë”. Të rinjtë deklaruan më tej se do të jenë të pranishëm në protestën e së shtunës për të rikthyer PD aty ku e ka vendin dhe të ratifikojnë vendimet e ndërmarra në referendumin e 18 dhjetorit dhe kuvendin e 11 dhjetorit.
Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith ka mbërritur në selinë e PD, e cila ka pasur zhvillime intensive orët e fundit. Mësohet se Smith do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. I shoqëruar nga përkthyesja zv.ambasadori ka hyrë nga dera anësore për në ambientet e brendshme të selisë së PD. Vizita vjen pak minuta pasi në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë hasur me dyer të mbyllura dhe nuk kanë zhvilluar aktivitetin e parashikuar në selinë e PD, duke akuzuar kryedemokratin…
Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith pritet të mbërrijë në selinë e PD, e cila ka pasur zhvillime intensive orët e fundit. Mësohet se Smith do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Vizita vjen pak minuta pasi në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë hasur me dyer të mbyllura dhe nuk kanë zhvilluar aktivitetin e parashikuar në selinë e PD, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha,.
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Berat. Një makinë ka shtypur një nxënës të vitit të parë në Shkollën “Kristaq Capo” dhe është larguar nga vendngjarja. 15-vjeçari i aksidentuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.