Në tre vitet në vijim Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të krijojë një listë me 650 individët më të pasur në vend, pasuria e të cilave do të hetohet për arsye të mbledhjes së taksave dhe reduktimit të informalitetit. Në programin e ri Ekonomik të Qeverisë 2022-2024, përcaktohet se lista do të përmbushet gjatë tre viteve, ku gjatë 2022 do të listohen 100 persona, më 2023 do të evidentohen edhe 200 dhe gjatë 2024 edhe 350 individë të pasur, duke e çuar listën totale në 650 individë. Për nga stili i jetës që bëjnë, Shqipëria ka shumë individë që…
Author: tirana
Në Spanjë janë të sigurt që Leo Messi do të largohet nga PSG nëse nuk ia del të fitojë Champions League. Këtë e ka thënë një ish-lojtar i katalanasve, Francisco Jose Carrasco, i njohur ndryshe si Lobo. “Nëse ai arrin të fitoj me PSG, atëherë Leo mund të rinovoj dhe për një vit tjetër. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, Messi mund të vendosë të largohet pas vetëm një sezoni”, është shprehur Carrasco.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 7,812 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,648 qytetarë, në këto bashki: 707 në Tiranë, 118 në Elbasan, 101 në Durrës, 73 në Fier, 69 në Shkodër, 63 në Vlorë, 48 në Sarandë, 34 në Lezhë, Lushnje, Gjirokastër, 23 në Krujë, 22 në Kamëz, 20 Pogradec, 17 në Kavajë, 18 në Korçë, 15 në Devoll, 14 në Tepelenë, 13 në Kurbin, Mallakastër, 12 në Mat, Patos, Divjakë, 10 në Himarë, Përmet, Kolonjë, Berat, Cërrik, 8 në Shijak, 7 në Pukë, Tropojë, Dimal, Kuçovë, Peqin, Librazhd,…
Forcat special RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Elbasan për të bërë kontrolle “blic” ndaj personave të cilët sipas raportimeve mbajnë armë dhe lëvizin të armatosur gjatë gjithë kohës. Bëhet me dije se janë shoqëruar disa persona. Në fokus të këtyre kontrolleve të befasishme janë arrestimet e personave të cilët kanë pasur problem të tjera me drejtësinë dhe të cilët në sajë të vëzhgimeve dhe ndjekjeve të bëra, mësohet se lëvizin nëpër Elbasan me armë në brez.
Një gjykatë në Ukrainë ka ngrirë pronat e ish-presidentit, Petro Poroshenko, si pjesë e hetimeve që autoritetet kanë nisur kundër atij, lidhur me akuzat për tradhti të lartë. Poroshenko i mohon këto akuza, raporton REL. “Gjykata ka vendosur që të sekuestrojë pronën e dyshuar, që i takon atij”, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm përmes një deklarate të lëshuar më 6 janar. Byroja Shtetërore për Hetime tha muajin e kaluar se ndaj Poroshenkos kanë nisur hetime zyrtare për tradhti të lartë, duke e akuzuar atë për “lehtësim të aktiviteteve” për separatistët që luftojnë me forcat qeveritare në konfliktin në lindje…
Gjiganti gjerman i makinave “BMW”, ka prezantuar sëfundmi modelin më të ri të saj, e cila ndërron ngjyrën. Kjo është një specifikë që nuk e ka patur asnjë makinë më herët dhe bën që kompania të hedhë një hap të madh para në raport me konkurrentët. Prezantimi i kësaj makinave u bë gjatë panairit të Teknologjisë që po zhvillohet në “Las Vegas”, raporton abcneës.al. Të gjithë kanë mbetur të mahnitur nga kjo gjë, ndërsa kompania shpjegoi se është duke përdorur teknologjinë e ngjashme me pajijsjet “Kindle” që ofrojnë lehtësira për të lexuar libra në mënyrë elektronike. “Veshja e jashtme e…
Chelsea është gati t’i dhurojë Thoms Tuchel-it një lojtar për krahun e djathtë: bëhet fjalë për Sergino Dest, i cili duket se ka humbur pozicione me uljen në stol të Xavi-t dhe rikthimit të Dani Alves. Lojtari amerikan pëlqehet edhe nga Bayern Munich, por janë londinezët që kanë bërë më shumë hapa përpara, siç ka zbuluar Sport. Dëshira e lojtarit është ajo që të qëndrojë dhe të rifitojë një fanellë si titullar, por ideja për të luajtur më kampionët e Europës mund ta bëjë të ndryshojë ide.
Ndeshja Bolonja-Inter nuk u zhvillua pasi ekipi vendas nuk u paraqit pas vendimit të autoriteteve shëndetësore që të qëndrojë në karantinë prej rasteve me Covid-19. Në stadium qëndruan për 45 minuta vetëm lojtarët zikaltër dhe arbitrat duke u bazuar në protokoll. Të njëjtin fat kanë edhe ndeshjet Atalanta – Torino, Salernitana – Venecia dhe Fiorentina – Udineze të programuara të zhvilloheshin po të enjten, pasi Liga e Serie A vendosi të mos shtyjë asnjë takim.
Nga Emmanuel Karagiannis “Il Giornale” Mesdheu Lindor është një rajon i molepsur nga konfliktet dhe destabiliteti. Lufta civile siriane është shndërruar në një krizë rajonale, e cila ka prekur edhe shtetet e tjera fqinje. Egjipti pas Mubarak po kërkon një rol të ri si një vend udhëheqës në botën arabe. Izraeli është bërë pjesë e një lufte të fshehtë me Iranin dhe aleatët e tij shiitë. Ndërkohë, Turqia po shfaqet gjithnjë e më e vendosur për të rritur ndikimin e saj në Mesdheun lindor. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca kanë treguar një interes të madh për të marrë pjesë…
Në News 24, është bërë publike historia e një gruaje 32-vjeçare e cila ka ngelur shtatzënë dhe është bërë nënë me një burrë të martuar me tre fëmijë. 32-vjeçarja deklaroi se ajo e ka marrë vesh se personi me të cilin frekuentohej ishte i martuar dhe me 2 fëmijë, 2-vite pasi ata ishin lidhur. E reja shprehet se gjatë 11-viteve që ata kanë qëndruar së bashku, kanë patur dhe një fëmijë së bashku, ndërkohë që burri ka bërë dhe 1 fëmijë të tretë me gruan e tij. Sipas saj ata kishin një marrëdhënie të pjesshme, pasi qëndronin bashkë nga ora…
Nga Prof. Pëllumb Xhufi Siç po dëgjojmë, z. Sali Berisha paska shpallur urbi et orbi fenë e tij të re: qenka bërë konservator! Pas militancës prej punisti fanatik, pas përvojës së trazuar prej parvenu-je demokrat, doktori i ka hedhur sytë drejt zhvillimeve të reja në krahun e djathtë të politikës botërore, posaçërisht në atë të ekstremit konservator. Dhe siç e ka zakon, është vetëshpallur anëtar me të drejta të plota i klubit të ri. I ka djegur fort fermani i administratës Biden, përderisa sa hap e mbyll sytë iu bë e urryer targa e “demokratit” e u vu në kërkim…
Zbardhet identiteti i 22-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë natën e ndërrimit të viteve në një rrugë në Rotherham, Angli. Fatjon Oruçi humbi jetën pas një përleshjeje me disa persona rreth orës 01:20 të mëngjesit të 1 janarit. Autopsia zbuloi se i riu shqiptar ishte dhunuar dhe goditur disa herë me thikë nga autorët. Për këtë ngjarje, autoritetet britanike arrestuan një 26-vjeçar dhe një vajzë 20 vjeçe, të cilët, aktualisht po hetohen në gjendje të lirë. Dy ditë më parë, në lidhje me këtë çështje ra në pranga edhe një tjetër 23-vjeçar, por u la i lirë për mungesë…