Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Velipoje. Një person ka humbur jetën pasi makina tip fouristradë me të cilën udhëtonte ka perfunduar ne kanal. Policia eshte ne vendngjarje ndersa nuk eshte identifikuar ende viktima.
Author: tirana
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Për pasojë, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur shoferi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Siç mëson gazetarja Bezat, të plagosur kanë mbetur 42-vjeçari Mikel Harizaj dhe 26-vjeçari Serini Dumi. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.…
Autoritetet shëndetësore në Francë njoftuan sot 261 481 raste të reja me koronavirus . Infeksionet kanë pësuar rënie krahasuar me një ditë më parë ku u raportuan 332,000 raste të reja. Megjithatë situata vijon të jetë e rëndë, ndërsa varianti Omicron është dominues. Mesatarja lëvizëse shtatëditore e rasteve të reja ditore u rrit mbi 200,000 për herë të parë që nga fillimi i epidemisë.
Në dy ditët e fundit, deputetë të partisë Demokratike, janë paraqitur në selinë e PD dhe janë përpjekur të hyjnë brenda ambienteve të godinës. Por diçka e tillë nuk është bërë e mundur, pasi ashtu edhe siç është parë, janë ndërruar dyert dhe bravat e kësaj selie. Kështu shumë prej deputetëve apo anëtarëve të PD të cilët janë munduar të hyjnë brenda selisë, janë kthyer mbrapsht duke hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës për ndërrimin e bravave dhe blindimin e dyerve. Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka theskuar se diçka e tillë ishte e pavërtetë duke…
Në qytetin Almaty të Kazakistanit ka disa ditë që kanë shpërthyer protesta të dhunshme si rezultat i pakënaqësive me ngritjen e çmimit të karburanteve. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, si rezultat i përplasjeve mes ushtrisë dhe protestuesve kanë mbetur dhjetëra të vdekur nga radhët e dy palëve. Por cila është gjendja e sigurisë së kosovarëve që punojnë atje? Në një përgjigje për Gazetën Express, kreu i AKR-së dhe pronari i “Mabetex Group”, Behgjet Pacolli thotë se gjendja e punëtorëve të tij është e mirë. Ai ka treguar se nuk ka trazira nëpër qytetet ku punojnë punëtorët kosovarë. “Punëtorët janë mirë, ka…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në PD, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë. Përmes një statusi në “Facebook’ Rama ka kujtuar një thënie të shkrimtarit të njohur Dostojevski.Rrini të qetë!Në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri! Dostojevski, shkruan Rama.
Portugalia ka vendosur lehtësimin e masave kufizuese kundër koronavirusit. Tashmë fëmijët nga 14 janari do të kthehen në shkolla. Gjithashtu është njoftuar se të hapura do të jenë edhe klubet e natës. Kryeministri Antonio Costa, deklaroi se Omicron është më pak i rëndë dhe se vaksinimi ka rezultuar efektiv. Kjo sipas tij është edhe arsyeja që vendi ka marrëve vendimin për lehtësimin e disa kufizimeve. Po ashtu nga 14 janari do të hiqet edhe vendimi për të punuar nga shtëpia.
Mbi 200 mijë mjete janë paraqitur për të kryer kontrollin teknik në 7-mujorin e fundit, nga rinisja e shërbimit nën administrimin e DPSHTRR-së. Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bëri të ditur se “në periudhën qershor-dhjetor 2021 janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 213,063 mjete”. “Nga këto 69.9 % janë automjete (4+1/8+1); 19.6 % kamionë, 5.3 % motomjete, 2.5 % autobusë, 2.2 % rimorkio, 0.5 % mjete ndërtim/punë toke. 60,120 mjete ose 28.2 % e totalit të mjeteve janë ngelur/ refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj.”, tha Gonxhja. Ai u shpreh…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi ditën e sotme se Myftar Lumneshi, një prej personave që shoqëron Sali Berishën, është eksponent i një organizate kriminale. Por gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar foto, ku shihet se Myftar Lumneshi është në shoqërinë e kryedemokratit Lulzim Basha. Hoxha shkruan:
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ai do të pranonte të kandidonte për kreun e PD-së vetëm nëse nuk do të kishte përballë ish-Kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në një lidhje live për Fax News, Edi Paloka u shpreh se nëse kandidon Berisha, atëherë ai do të mbeshtesë ish-Kryeministrin, pasi këtë gjë dëshirojnë të gjithë demokratët në këto momente. “Të them të drejtën jam themelues i PD-së dhe kam 31 vite në atë parti, kam mendim shumë të mirë për veten, por nëse do të hyjë në garë Sali berisha, unë do të mbeshtës…
OST Rajoni Mat ka njoftuar për ndërprerje të energjisë në disa fshatra të Bashkisë Mat dhe Bashkisë Klos. Ky stakim ndodh si pasojë e punimeve në rrjet nga ora 10.00 deri në orën 12.00. Njoftim i OST për abonentët Me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime në linjën Komsi Burrel – Hec Cerrunje (Klos),në datën 7 janar do të stakohet energjia në intervalin kohor 10:00-12:00.Pa energji do të mbeten këto zona në Mat:Suç, Posum, Baterr e Vogel, Zenisht, Sukbull, Berxalle, Lagje Kolaj, Ceruje, Kujtim, Patin, Shahinaj, Miniera Private, Gurre e Madhe, Gurre e Vogel, Dom, Mishter, Rrip,…
Komanda e Operacioneve Speciale e SHBA në Europë (SOCEUR) njoftoi se një shtab pararojë do të ngrihet në Shqipëri. Njoftimi u shpërnda edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Kryeministri Edi Rama. “Aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje”, tha Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë. “Shqipëria mbetet një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe një partnere e çmuar e sigurisë, si në nivel rajonal ashtu dhe global”,…