Në spitalet Covid ka pasur një rritje të numrit të personave të infektuar, por ekspertët nuk kanë dalë ende në përfundimin nëse këto shifra janë reflektuar nga festat, apo nga prania e variantit Omicron në Shqipëri, raporton BW.
Gjithashtu bëhet me dije se edhe pse ka pasur shtim të infektimeve, numri i viktimave dhe të të shtruarve në spital vijon të jetë i njëjtë.
Një tjetër lajm i mirë është që sipas ekspertëve, varianti Omicron, edhe pse ka një shkallë infektueshmërie më të lartë, manifeston simptoma më të lehta se varianti Delta.
