Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 107 persona të infektuar me COVID-19. Nga ana tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga sëmundja. Sot janë shëruar 4 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.
Author: tirana
Një postim në Twitter i ish-ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku (aktualisht konsulle e Kosovës në SHBA), ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, madje edhe të politikanëve serb. Çitaku shpërndau një lajm të Reuters, sipas të cilit Novak Djokovic do të merrte pjesë në Australian Open duke anashkaluar rregullat e vendosura nga organizatorët për pjesëmarrësit kryesisht për vaksinimin (numri 1 i botës nuk ka pranuar të tregojë nëse është vaksinuar), duke e shoqëruar me mesazhin “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se tjerat”, shprehje kjo e njohur…
Kanë nisur hetimet për ish-deputetin Myslim Murrizi. Ky i fundit akuzohet për fshehje të pasurisë, ndërsa bëhet fjalë për një shumë prej 60 mijë eurosh, gjatë kohës kur ishte deputet. Kallëzimi për Murrizin është bërë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik, nën akuzë për fshehje të ardhurash e pastrim parash. Nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kërkohet nga Prokuroria e Tiranës, që të regjistrojë procedimin penal ndaj Myslim Murrizit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale, ‘Fshehje e të ardhurave’, dhe ‘pastrim i i produkteve të veprës penale’, nene këto të parashikuar në kodin penal.
Shtyrja e afatit të rivlerësimit të pasurive të patundshme deri në qershor me një tarifë 3 % është një lajm i mirë për të gjithë ata qytetarë, që duan ti japin vlerën e tregut pronës së tyre. Shoqata e ndërmjetësuesve të pasurive të patundshme thotë se janë 23 mijë objekte në proces legalizimi, që janë potencial përfitimi nga kjo tarifë e reduktuar, por jo vetëm. Janë me mijëra banesa të ndërtuara para viti ’90, të cilat rezultojnë me një çmim minimal privatizimi. Nëse këto objekte do të shiten sot me vlerën e tregun, pronarët do të duhet të paguajnë një…
Papa Françesku ka kritikuar ashpër çiftet që zgjedhin të mos kenë fëmijë. “Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan ose kanë vetëm një sepse nuk duan më”, u tha 85-vjeçari dhjetëra besimtarëve gjatë një meshe në Vatikan. “Por, ata kanë dy qen apo dy mace. Qentë dhe macet zënë vendin e fëmijëve. Po, e kuptoj, është qesharake, por ky është realiteti”, vazhdoi kreu i Kishës Katolike. ”Qytetërimi po plaket… sepse pasuria e prindërimit po humbet”, paralajmëroi ai. ”Kush jeton në këtë botë dhe martohet duhet të mendojnë për të pasur fëmijë”, nënvizoi papa. ”Të kesh fëmijë në mënyrë natyrale…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook hapat si mund të rezervoni online për kontrollin teknik të makinave duke shmangur radhët, por edhe sekserët. Postimi i plotëRezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR! Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin dikur me radhën! Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë ⏳, normalizojmë rrjedhën…
Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Përmet pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45. Burime zyrtare bënë me dije se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. J., 38 vjeç, banues në Përmet dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin Ll. J., 43 vjeç, banues në Leskovik, i cili u transportua për në spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën mjekësore. Autori i dyshuar, shtetasi A. J. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
5 shoferë janë arrestuar në Dibër për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 4 prej tyre janë të rinj në moshë dhe janë ndaluar nga policia sepse e kanë drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë. Si rezultat i kontrolleve policia njofton se janë arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, dhe tre të tjerë që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi, dhe konkretisht: K., 48 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur në masën 0.98 mg/litër.L., 22 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip …
Dashi Kjo e mërkurë po ju shkakton shumë pasiguri dhe mendja juaj nuk po funksionon siç duhet për të gjykuar në mënyrë objektive situatat dhe njerëzit përreth jush. Nga ana tjetër, megjithatë, dita favorizon vendime. Demi Shihni se si disa humbin 20 kg në 45 ditë. Sekreti është në ..Sponsored by MonadPlug Mundësitë e nesërme janë të shumta dhe ju duhet t’i njihni dhe vlerësoni si duhet. Shumë çështje që ishin të lëna pezull tani do të vihen në lëvizje dhe do të përjetoni momente kënaqësie me zhvillimet e ardhshme. Binjakët Nesër keni rregulluar shumë çështje. Do të keni forcën…
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar pas atentatit të një dite më parë në lidhje me vonesën e ambulancës, që mbërriti në vendin e ngjarjes ku u vra një person në Don Bosko dhe u plagosën katër të tjerë. Në reagimin e saj në rrjetet sociale Urgjenca thekson se sapo ka mbërritur telefonata nga policia, ambulanca është nisur drejt vendit të ngjarjes për të mbërritur në orën 16:16. “Ditën e djeshme datë 04.01.2022 në zonën Don Bosko fatkeqësisht ndodhi një atentat me pasoja humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ngushëllime familjes dhe uroj…
Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në fshatin Drizë të Fierit. Burime bëjnë me dije se 57-vjeçari ishte duke lëvizur në rrugët e fshatit me biçikletë dhe ka rënë në kanal për arsye ende të paqarta ku edhe ka humbur jetën. Mësohet se viktima quhet Fiqeri Muhameti. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat që çuan në vdekjen e 57-vjeçarit. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka regjistruar një procedim penal dhe po heton transfertat ‘offshore’ në favor të një kompanie konsulence të regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat u ekspozuan me rrjedhjen e dokumenteve të “Pandora Papers”. “Në kushtet kur hetimet vazhdojnë, nuk mund të japim informacion më shumë,” tha për BIRN koordinatorja për marrëdhënien me median në SPAK, Xhuljeta Krasta. Bazuar në dokumentet e ‘Pandora Papers’, BIRN ekspozoi në tetor të vitit të kaluar se si kompania e konsulencës “AL Energy Transmission’ përfitoi pagesa prej 3.6 milionë eurosh nga kompania boshnjake ‘Energoinvest’,…