Loja në shtëpinë e “Big Brother” prej vitesh ka bërë të mundur miqësimin e shumë banorëve brenda e disa prej tyre kanë vazhduar marrëdhënien e tyre edhe jashtë. Një rast i tillë është edhe ai i balerinit të njohur Iliri Shaqiri dhe Sabianit, këngëtarit të muzikës shqiptare. Këto të fundit kanë nisur miqësinë brenda shtëpisë së “Big Brother”por edhe pse Sabiani u largua nga loja me vendimin e publikut, ai vazhdon të mbështesë shokun e tij nga jashtë. Para pak ditësh Sabiani ka takuar vajzën e Ilir Shaqirit pas surprizës që ajo i bëri babit të saj brenda në shtëpinë…
Author: tirana
Deputetja Jorida Tabaku ka shkuar ditën e sotme në selinë e PD-së, por është përballur me të papriturën duke e gjetur derën kryesore mbyllur. Thuhet që dera kryesore e selisë blu ishte e aksesueshme vetëm për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i PD-së mbërriti dje në selinë blu pas mesdite, dhe pasi pa ndryshimet e reja në godinën që ende po punohet, u fut brenda përmes hyrjes kryesore. Këtë mundësi nuk e patën deputetët dhe punonjësit e administratës së PD-së që erdhën dje në selinë blu. I pari nga deputetët ishte sekretari i ri organizativ, Flamur Hoxha. Ai…
Keanu Reeves ka qenë prej kohësh mes aktorëve më të dashur nga publiku, falë roleve nëpër filmave, por edhe falë personalitetit të tij bujar. Së fundmi, “The New York Post”, ka zbuluar se Reeves ka dhuruar për hulumtime të kancerit, rreth 70% të fitimeve të tij nga “The Matrix”, filmi origjinal i vitit 1999. Media prestigjioze bëri të ditur se Keanu ka fituar një total prej 45 milionë dollarësh për filmin, por vendosi të japë 31.5 milionë dollarë nga kjo shumë për të financuar kërkimin e leuçemisë. Frymëzimi thuhet të ketë ardhur nga vetë jeta personale e aktorit, pasi motra…
Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur ditën e stome kabinetin për objektivat e qeverisë për 300 ditët e ardhshme. Ndërkohë mbledhja me ministrat ka nisur prej orës 09:00. Në këtë mbledhje është bërë adresimi i shumë sfidave, disa prej të cilave mbeten, adresimi i pandemisë, kriza energjetike… ‘Po ashtu një prej pikave kyçe është edhe kriza energjetike, Sakaq në diskutim janë marrë të gjitha fushat dhe të gjitha dikasteret sa i përket objektivave të 300 ditëve në vijim.
Klea Huta është një nga aktoret protagoniste të serialit “H.O.T” (Humans of Tirana) me producent Ermal Mamaqin. Ajo luan rolin e vajzës që quhet “Nora”, një regjizore simpatike e cila hoqi dorë nga lidhja e saj e gjatë për të kaluar pjesën tjetër të jetës në Amerikë; rikthimi i saj do të sillte një sërë ngjarjesh dhe dinamikash në serial. Ndërkohë që aftësitë e Kleas në aktrim na kanë impresionuar të gjithëve dhe roli i saj i ka hyrë publikut në zemër, moderatorja dhe aktorja na ka habitur të gjithë me një konstatim që ka bërë së fundmi në rrjetet…
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me ngjarjet kriminale në vend, kryesisht atentatin e një dite më parë në Don Bosko. “Dënoj me forcë ngjarjet kriminale të ditëve të fundvitit dhe të ditëve të para të vitit të ri, të ndodhura në disa qytete të vendit, e veçanërisht ngjarjen fatale në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë, ditën e djeshme, që përfundoi me vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Një akt i tillë kriminal, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, jo vetëm përbën një sfidë të…
Detaje të reja janë mësuar për gjendjen shëndetësore për persona që mbetën të plagosur gjatë atentatit të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, në zonën ‘Don Bosko’ Mësohet se Arben Dani dhe Azbi Selmanaj ndodhen në pavion dhe janë jashtë rrezikut jetën. Edmond Crroj i cili mbeti i plagosur në pjesën e barkut, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rënduar dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga bluzat e bardha. Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe vëllai i viktimës i cili ka mbetur i plagosur në pjesën e fytyrës. Mësohet se me…
Data e sotme, pra 5 Janari është afati i fundit që ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë lënë kryedemokratit Lulzim Basha për të dalë nga zyra, pasi ata pretendojnë se e kanë shkarkuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Berisha ka deklaruar se do të shkojë në selinë blu, por nga ana tjetër Basha ka bërë disa ndryshime në godinë duke u përgatitur për ndonjë skenar të mundshëm. Ditën e djeshme paralajmëroi një protestë kombëtare këtë herë jo vetëm me nisjen para selisë blu por me vendtakimin e demokratëve për të protestuar kundër masave të marra nga…
Në përfundim të seancës së sotme gjyqësore, e cila shkoi sërish me shtyrje të procesit, mbrojtësi ligjor i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Maksim Haxhia u shpreh se do të presin të argumentet e gjykatës edhe për këtë rast. “Kërkesa u paraqit në gjykatë, për të parë se cili është shkaku. Është bërë kërkesë për papajtueshmëri për të mos qenë prezent gjyqtarja Shirka për shkak sepse e ndalon procedura për të marrë pjesë në gjykime të njëjta për të evituar cdo lloj shfaqje dhe influence. Presim nga gjykata të na vërë në dijeni shkakun. Nëse shkaku do jetë i…
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për këtë vit të ri kabinetin e tij qeveritar, ku në fokus do të jenë objektivat e 2022-shit. Mësohet se mbledhja ka nisur rreth orën 09:00, ndërsa vijon ende. Kjo është e para mbledhje që mbahet për këtë vit të ri, ku do të përcaktohen edhe objektivat për 300 ditë qeverisje. Mbledhja e ministrave me kreun e ekzekutivit po mbahet te Vila 30.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se qytetarët të cilët refuzojnë të vaksinohen se do të përballen me më shumë kufizime. Macron është shprehur se nuk synon t’i vështirësojë jetën askujt, por vaksina është mundësia për të parandaluar përhapjen e Covid. ‘Unë nuk dua të shqetësoj asnjë njeri, por ne duhet të ndërgjegjësojmë qytetarët të vaksinohen’, ka thënë ai. Me një gjuhë të ashpër, Macron theksoi se nga 15 janari të pavaksinuarit nuk do të mund të shkojnë më në restorante. ‘Unë nuk dua të dërgoj njerëzit e pavaksinuar në burg. Por të gjithë duhet ta dinë se nga 15…
Mbrëmjen e sotme banorët e “Big Brother VIP” janë pyetur nëse do e vijojnë rrugëtimin e tyre deri në 18 shkurt. Monika dhe Meridiani i surprizuan të gjithë pasi deklaruan se do e vijojnë këtë sfidë por ndryshe nga të tjerët do e vijojnë për të “bërë bamirësi”. Monika tha se ka vendosur të qëndrojë dhe nëse fiton gjysma e 100 mijë euroshit do të shkojë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe gjysma për fondacionin “Dritan Hoxha”. “Gjysmat do të shkojnë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe gjysma do t’i shkojnë fondacionit ‘Dritan Hoxha’”, tha Monika. Po ashtu,…