Author: tirana

Kjo e mërkurë do të shoqërohet me mot me diell dhe temperatura të larta. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 18 °C, dhe  në vendet e ulëta: 7 / 16 °C në vendet malore: 4 / 13 °C. Nga dita e nesërme në vend do të rinisin shirat.

Read More

Britania e Madhe dhe tetë vende të Afrikës jugore janë hequr nga lista e zonave të varianteve të virusit. Në listën e vendeve të rrezikuara janë futur disa vende të tjera. Britania e Madhe, Afrika e Jugut, Namibia, Botsvana, Mozambiku, Zimbabve, Malavi, Eswatini dhe Lesoto nuk konsiderohen më në Gjermani si zona të variantit të virusit, njoftoi Instituti Robert Koch (RKI) dhe Ministria e Jashtme në Berlin. Këto shtete renditen tani në grupin e vendeve me rrezik të lartë. Për njerëzit që vijnë nga këto vende dhe janë të vaksinuar kundër Coronës, kjo do të thotë se udhëtimi do të…

Read More

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale në lidhje me protestën e paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Alibeaj shprehet se s’ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën ndërsa i quan klithma të zbehta të një agonie politike. Sakaq, Alibeaj shprehet se Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike. “Nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën. Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike. Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi…

Read More

Në Tiranë, rifilluan deklaratat e tensionuara mes Partisë Demokratike dhe ndjekësve të ish kryetarit Sali Berisha. Këta të fundit njoftuan për një protestë para selisë së PD-së të shtunën, kundër atij që e quajnë “bunkerizimit dhe personalizimit të partisë prej kryetarit Lulzim Basha”. Ndërsa Partia Demokratike, duke iu referuar shpalljes non grata të zotit Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi se “u bë partia e parë politike, që i bashkohet nismës botërore të SHBA-ve për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar”.…

Read More

• Kristian Eriksen po stërvitet i vetëm, pas ndarjes me skuadrën e Interit. Danezi pësoi një arrest kardiak gjatë Europianit dhe u shpëtua në minutat e fundit nga stafi dhe shokët. Mesfushori ka folur rreth kësaj teme, por nuk mungon pozitiviteti në rrëfimin e tij. “Ishte diçka e bukur pasi njerëzit më shkruanin shumë. Kur isha në spital ata vazhdonin të më dërgonin lule. Kjo ishte e çuditshme sepse nuk e prisja që njerëzit të dërgonin lule vetëm sepse kisha ndërruar jetë për 5 minuta. Gjithsesi ishte diçka shumë e bukur dhe dua t’i falënderoj të gjithë.” Eriksen tashmë është…

Read More

Dalin detaje të reja nga atentati i ndodhur në një lokal në “Don Bosko”, ku mbeti i vdekur 35-vjeçari Erion Çela e të plagosur 4 të tjerë, mes tyre edhe vëllai i viktimës. Gazetarja Bezat raporton se viktima dhe të afërmit ishin me origjinë nga Dibra, por jetonin në Maminas. Çela raportohet se kishte një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarje, e ku shiste cigare. Kjo ishte dhe arsyeja se përse ai ulej gjithmonë në ngjitur me xhamin, për të monitoruar biznesin e tij. Ndërkohë, deri më tani dihet se një automjet tip “Benz” ka ardhur nga zona e…

Read More

Një grua 49-vjeçare nga Suedia, është akuzuar për krime lufte dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, pasi dyshohet se kishte marrë djalin e saj për të luftuar në Siri, kanë njoftuar të martën më 4 janar prokurorët suedezë. Gruaja, e cila është në paraburgim në Suedi që nga shtatori i vitit të kaluar, dyshohet se ka ndihmuar në rekrutimin e njërit prej djemve të saj, i lindur më 2001. Rekrutimi ka ndodhur gjatë viteve 2013-2016 kur ajo dhe fëmijët e saj jetonin në territorin sirian që kontrollohej nga grupi militant Shteti Islamik. Përmes një deklarate për media, autoritetet suedeze njoftuan se…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjete sociale momentin kur flamuri shqiptar vendoset pranë flamujve të shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Rama shkruan mbi videon e publikuar se Shqipëria tanimë është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, të cilën e quan si tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës. Postimi i kryeministrit Edi Rama: Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës.

Read More