Author: tirana

Gjykata e Posaçme shtyn për në 17 janar, ora 11:00 seancën ndaj Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës. Shkak i shtyrjes është bërë kërkesa e gjyqtarit Florian Kalaja për t’u njohur me dosjen. Një ditë më parë, Kalaja zëvendësoi gjyqtaren Daniela Shirka, e cila dha dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.Më herët, ka dhënë dorëheqjen nga kjo çështje Miliana Muça dhe Ilirjana Olldashi. Aktualisht, trupi gjykues përbëhet nga Florian Kalaja, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, të tre të deleguar nga apelet e zakonshme.

Read More

Meksika është gjithashtu një ndër vendet më të goditura nga pandemia e COVID. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se vendi ka tejkaluar katër milionë raste të COVID-19 gjatë ditës së martë. Megjithatë autoritetet përjashtojnë mundësinë për të vendosur kufizime të reja. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në total numri i të vdekurve ka arritur në rreth 300 mijë humbje jete.

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit , Gledis Nano ka thirrur në mbledhje Drejtorët e Qarqeve. Kjo është mbledhja e parë për këtë vit. Mbledhja është thirrur për të dhënë objektivat për nisjen e vitin të ri. Kujtojmë se ditët e fundit vendi është tronditur nga ngjarje të rënda kriminale. Nano pritet t’u parashtrojë drejtorëve të qarqeve objektivat e tij. Ndërkaq, tema të tjera që pritet të jenë pjesë e diskutimeve janë kultivimi i drogës dhe krimet kundër jetës.

Read More

Një mësuese e një shkolle në qytetin e Nju Jorkut pa një kualifikim mjekësor është arrestuar pasi dyshohet se i injektoji një vaksinë Covid një studenti. Policia deklaroi që Laura Russo e kishte dozën në shtëpinë e saj dhe se nuk ishte autorizuar nga prindërit e djalit për ta vaksinuar atë. Mësuesja që jep lëndën e biologjisë u ndalua natën e Vitit të Ri dhe mund të dënohet me 4 vjet burg nëqoftëse shpallet fajtore. Nxënësi 17-vjeçar mendohet se ka dashur vetë të vaksinohet. Injeksionet mund të jenë të rrezikshme nëqoftëse administrohen në mënyrë të parregullt raporton “BBC”. Policia deklaroi se…

Read More

I riu shqiptar, i cili tentoi të vriste nënën e tij në SHBA ka treguar shkaqet e kësaj ngjarje. Mediat e huaja raportojnë se Emiliano Domi 25 vjeç është nxehur me nënën e tij vetëm sepse ajo ka qeshur me të dhe ka tentuar ta vrasë. Pasi e shtyu në tokë Domi kapi një thikë kuzhine dhe me zemërim e goditi nënën e tij në shpinë midis shpatullave. 25-vjeçari rrëfehu se qëllimi i tij ishte ta vriste dhe u largua nga shtëpia nga frika se mos ajo kishte vdekur. Pak më vonë ai hyri në një furrë buke ku punon…

Read More

Turistë italianë e francezë po shijojnë bregdetin shqiptar në këto ditë të para të vitit të ri. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot foto të bëra nga turistët italianë e francezë të cilët po zhvillojnë një tur në Shqipëri. “Mirëmëngjes nga Qeparoi, me këto foto të turistëve italianë e francezë që magjinë e peizazhit të bregdetit tonë e shijojnë po aq edhe gjatë dimrit”, tha Kumbaro. Qeparoi, një ndër atraksionet verore të Bregut të Jonit mirëpret turistët me një pamje tërësisht të transformuar. Shëtitorja e re që kalon në të gjithë vijën bregdetare i ka dhënë Qeparoit…

Read More

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka kujtuar sot 31 vite nga themelimi i gazetës Rilindjes Demokratike. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Basha theksoi se RD u bë themeluese e shtypit të lirë shqiptar, duke shënuar përgjithmonë historinë e re të vendit. Sipas Bashës, askush nuk duhet të prekë fjalën e lirë sepse nëpërmjet saj ne mbrojmë të vërtetën, si një gjest shërimi për të parë me guxim dhe shpresë nga e ardhmja. MESAZHI I BASHËS Mëngjesin e 5 janarit 1991, pas një pritje gjysmë shekullore, “Fjala e parë” mbërriti në duart e shqiptarëve. Rilindja Demokratike, e para media opozitare në…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pame nga materniteti i ri i Beratit. Rama ka postuar një video nga spitali i Beratit dhe shkruan se kjo vepër është një zotim i mbajtur në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me Maternitetin e Ri të Beratit, tjetër zotim i mbajtur në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, ju uroj një ditë të mbarë🙏” shkruan Rama në postimin e tij.

Read More

Sekuestrohen 20.950 euro në pikën kufitare të Kakavijës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka nisur procedimi penal për 45-vjeçaren me inicialet A.B., banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, e cila udhëtonte si pasagjere në autobusin e linjës Lezhë-Athinë. NJOFTIMI I POLICISË Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, shtetasen A. B., 45 vjeçe, banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, e cila udhëtonte si…

Read More

Detaje të reja kanë dalë na vrasja që tronditi Tiranën mbrëmjen e 4 janarit. Sipas dyshimeve paraprake të policisë dyshohet se objektiv i atentatit a qenë Edmond Crroj, 41 vjeç, i akuzuar në Itali për trafik drogë dhe dy nipërit e tij, Blerim Çela, 28-vjeç dhe Erion Çela, 35-vjeçari, i cili mbeti viktimë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit. Dyshohet se autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e dajës dhe kanë pritur rastin që ta gjendej bashkë me dy nipërit për të kryer sulmin. Crroj rezulton me precedent të theksuar kriminal jashtë vendit, ku është akzuar në Itali për…

Read More

Përgjatë tre viteve në vijim 2022-2025, skema publike e pensioneve do të zgjerohet edhe me rreth 48 mijë pensionistë, për pagesën e të cilëve duhen edhe së paku 100 milionë euro shtesë. Shqipëria po përballet me rritje të shpejtë të numrit të pensionistëve për shkak të daljes në pension të periudhës bumit të lindjeve në vitet 1950-60. Gjatë vitit 2022, shpenzimet për skemën publike të pensioneve do të arrijnë në 148.9 miliardë lekë me një rritje 4.7% në raport me planin 2021, sipas projektbuxhetit 2022. Ato do të jenë 6.7 miliardë lekë (50 milionë euro) më të larta se fakti…

Read More