Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Sot 31 vjet nga themelimi i gazetës Rilindjes Demokratike, Basha: Liria e medias në ditë të vështira, askush të mos e prekë fjalën e lirë

09:53 / January 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka kujtuar sot 31 vite nga themelimi i gazetës Rilindjes Demokratike.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Basha theksoi se RD u bë themeluese e shtypit të lirë shqiptar, duke shënuar përgjithmonë historinë e re të vendit.

Sipas Bashës, askush nuk duhet të prekë fjalën e lirë sepse nëpërmjet saj ne mbrojmë të vërtetën, si një gjest shërimi për të parë me guxim dhe shpresë nga e ardhmja.

MESAZHI I BASHËS

Mëngjesin e 5 janarit 1991, pas një pritje gjysmë shekullore, “Fjala e parë” mbërriti në duart e shqiptarëve. Rilindja Demokratike, e para media opozitare në Shqipëri, u bë themeluesja e shtypit të lirë shqiptar, duke shënuar përgjithmonë historinë e re të vendit. Një tribunë refleksionesh mbi regjimin komunist e të shkuarës dhe mbi demokracinë e shumëpritur të së ardhmes, vepër e intelektualëve, gazetarëve, studentëve, që i’u bashkuan prej orës së parë Partisë Demokratike, për të sjellë fjalën e lirë, votën e lirë dhe ribashkimin me Perëndimin.

Në këtë përvjetor të 31-të, dua të shpreh mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike për të gjithë drejtuesit, kryeredaktorët dhe gazetarët e Rilindjes Demokratike, të cilët kanë kontribuar për lindjen dhe zhvillimin e bijës së lirisë, si mbrojtëse e interesit publik, promovuese e vlerave universale të njeriut dhe vokacionit tonë perëndimor, në ditë të mira dhe të vështira.

Dhe të vështira janë ditët e sotme për mediat. Në një atmosferë mbytëse për lirinë e tyre, mes plagëve të vjetra të tranzicionit dhe të rejave të kësaj kohe sfiduese për të vërtetën, ato ka nevojë për inkurajim dhe mbështetje të gjithanshme, që askush të mos prekë fjalën e lirë sepse nëpërmjet saj ne mbrojmë të vërtetën, si një gjest shërimi për të parë me guxim dhe shpresë nga e ardhmja. Gëzuar!

Basha Rilindjes Demokratike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026

Pagat e magjistratëve/ Rama fton në tryezë përfaqësuesit e gjyqësorit: Për një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë

12:02 / September 18, 2026

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Peleshi lexon deklaratën në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

15:21 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.