Author: tirana

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka konsideruar histori të dështuara dhe qesharake blindimin e selisë blu. Me një postim në Twitter, Bardhi shkruan se rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat. Sipas tij protesta kombëtare kundër lyerjes së godinës së PD, në oborrin e PD, mund të thërrasë vetëm dikush që e ka humbur arsyejen nga një hall i madh. Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi Ka vetëm një rrezik për bunkerizimin e PD. Ai nuk vjen…

Read More

Një 72-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë si pasojë e një arresti kardiak. Policia bën me dije se në rrugën e “Kavajës”, në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 72 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.01.2022, rreth orës 17:25, në rrugën e “Kavajës”, në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 72 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti…

Read More

Një aksident është shënuar në fshatin Lumalas të Korçës. Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin XH. A., ka përplasur një punonjës policie të qarkullimit E. Ç. Punonjësi është transportuar drejt spitalit të Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe po shoqërohet në komisariat. Njoftimi i Policisë: Maliq/Informacion paraprak Më datë 04.01.2022, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi Xh. A., i cili drejtonte mjetin tip “Benz”, ka përplasur punonjësin e policisë rrugore E. Ç., që ka qenë në shërbim, në…

Read More

Viti 2022 parashikon ndryshime të mira e pozitive për të gjitha shenjat. Për secilën prej tyre favorizohet mjaft dashuria dhe zgjerimi profesional, ndërsa thuajse të gjitha duhet të kenë kujdes me shëndetin e tyre mendor apo fizik. Gjithsesi, gjatë këtij viti të gjitha do të kenë mundësi për rritje personale dhe mbarëvajtje të raporteve. Astrologia Meri Gjini, nga “Shije shtëpie”, ka sjellë këtë parashikim për të gjitha shenjat për vitin 2022. Dashi – Vit serioz, pjekurie e maturie. Studentët e kësaj shenje do të kenë mundësi shumë të mira, si për ata që studiojnë jashtë edhe ata në vend. Me…

Read More

Erion Çela 35 vjeç është vrarë me armë zjarri në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 4 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i viktimës, shtetasi Blerim Çela 28 vjeç. Të plagosur gjithashtu kanë mbetur edhe Arben Dani, 46 vjeç, Edmond Crroj 41 vjeç si dhe Azbi Selimaj 19 vjeç. Ky i fundit ishte kamarieri i lokalit ku ndodhi ngjarja. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas. Tiranë/Informacion paraprak…

Read More

Greqia ka regjistruar përsëri një shifër rekord infektimesh të cilat janë dyfishuar thuajse brenda 24 orëve të fundit. Kështu sipas autoriteteve mjekësore numri i rasteve ditore sot ka shkuar në 50.126. Mbi 20000 janë regjistruar në Periferinë e Atikës, mbi 5400 në atë të Selanikut . Gjithashtu numri i vdekjeve mbetet ende i lartë 61, si dhe numri i të intubuarve që ka shkuar në 619. Varianti Omicron sipas specialistëve është i pandalshëm dhe ata nuk përjashtojnë një rritje të re dhe të shpejtë të rasteve, të paktën derisa masat kufizuese të funksionojnë. Tre javë më parë, më 14 dhjetor,…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin pasditen e sotme. Paraprakisht dyshohet, se njëri prej autorëve ka dalë nga makina tip “Benz” dhe në këmbë është drejtuar në afërsi të tavolinës ku ndodhej viktima dhe të plagosurit e më pas ka lëshuar mbi to një breshëri kallashnikovi. Më pas, ai ka hipur sërish në makinë dhe me ndihmën e një personi tjetër është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Ndërkohë bëhet e ditur një tjetër detaj i rëndë. Mësohet se njëri prej të plagosurve, i identifikuar si Azbi Selimaj 19 vjeç, dyshohet se ka…

Read More

Ministria e Shendetesise raportoi sot 801 persona te infektuar covid 19 dhe 2 humbje jete në 24 oret e fundit. Ajo qe bie ne sy ne njoftimin e sotem eshte edhe rritja e numrit te testimeve per 24 ore. Njoftimi i plote: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5,166 testime, 801 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 351 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më…

Read More

Këto janë emrat e viktimës dhe katër personave të tjerë që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri ne zonen e Don Boskos në Tirane. I vrarë me armë zjarri ka mbetur Erion Çela. Ndërsa të plagosur Arben Dani 46 vjec i demtuar ne kembe, Azbi selimaj 19 vjec i demtuar ne shpatull, Blerim Çela 28 vjec i demtuar ne kemben e djathtë dhe ne fytyrë vëllai i viktimës. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe Edmond Crroj 41 vjeç Njoftimi i policisë Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet…

Read More

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në “Don Bosko”. Mësohet se viktima dhe te plagosurit e ngjarjes tek “Don Bosko” kanë qenë në një tavolinë në lokal. Dyshohet se autoret i kanë vëzhguar e me pas kanë qëlluar nga jashtë lokalit në drejtim të tyre dhe janë larguar me makinë. Karakteristikat e mjetit u janë dhënë shërbimeve dhe po krihet zona

Read More

Masakra me armë zjarri tip kallashnikov që ka lënë disa të plagosur ka ndodhur brenda një lokali. Pasditen e sotme, rreth orës 16:00, ne lokalin “Fokus”, tre persona të armatosur me kallashnikov kanë shtënë duke rrezikuar jetën e klientëve të tjerë në lokal. Por plumbat kanë lënë të plagosur: A.D., 40 vjeç; A.S., 20-22 vjeç dhe një 25-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk dihet. Po pikërisht ky i fundit është në gjendje më të rëndë, në reaminacionin e spitalit Ushtarak.

Read More