Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rekrutoi djalin e saj në Siri, Suedia ndjek penalisht një grua

19:54 / January 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Siri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua 49-vjeçare nga Suedia, është akuzuar për krime lufte dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, pasi dyshohet se kishte marrë djalin e saj për të luftuar në Siri, kanë njoftuar të martën më 4 janar prokurorët suedezë. Gruaja, e cila është në paraburgim në Suedi që nga shtatori i vitit të kaluar, dyshohet se ka ndihmuar në rekrutimin e njërit prej djemve të saj, i lindur më 2001.

Rekrutimi ka ndodhur gjatë viteve 2013-2016 kur ajo dhe fëmijët e saj jetonin në territorin sirian që kontrollohej nga grupi militant Shteti Islamik. Përmes një deklarate për media, autoritetet suedeze njoftuan se kjo është hera e parë që Suedia ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër një personi. Prokurorët thanë se ekziston është absolutisht e ndaluar që fëmijët nën 15-vjeç të marrin pjesë drejtpërdrejt në ndonjë konflikt të armatosur.

Prokurorja Reena Devgun tha se hetimet treguan se djali ishte 12-vjeç kur mbërriti për herë të parë në Siri. Ai sipas hetimit, ishte i pajisur me mjete ushtarake dhe armë. Sipas prokurores, “ai ishte përdorur për luftime dhe për qëllime propagandistike dhe për misione tjera që ishin pjesë e luftës”. Ajo tha se veprimet e nënës së këtij djali, u konsideruan ekstreme sepse ai “u rekrutuar dhe u përdor si fëmijë ushtar nga një organizatë terroriste”.

Gruaja 49-vjeçare ka mohuar të gjitha akuzat. Sipas raportimeve të mediave suedeze, kjo grua e rritur në një qytet në perëndim të Suedisë, u konvertua në islam dhe udhëtoi në Siri me pesë fëmijët e saj në vitin 2013. Po atë vit, burri saj vdiq në Siri, derisa dy nga djemtë e saj – 14 vjeç dhe 18 – u vranë disa muaj më vonë./Rel

Siri suedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

10:40 / October 28, 2025

Mirditë/ Minatorët e Spaçit prej 17 ditësh në protestë!

10:20 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.