Author: tirana

Presidenti maqedonas Stevo Pendarvoski i dorëzoi të mërkurën mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të ri të Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski. Zoti Kovaçevski ka një afat prej njëzet ditësh që të formojë qeverinë e re. Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se pret që qeveria e re të zgjidhet deri më 17 janar. Shumica parlamentare ka siguruar 64 vota, që janë të mjaftueshme për miratimin e qeverisë. Zoti Kovaçevski tha se qeveria e re duhet t’u përgjigjet sfidave serioze që presin vendin, për të kapërcyer probleme të vjetra që pengojnë përparimin dhe arritjen e synimeve…

Read More

Do të duhet të kalojnë muaj, ndoshta edhe vite, deri në firmosjen e marrëveshjes që i hap unifikimit të viteve të punës, por përcaktimi i fondit në projektbuxhet nga qeveria italiane, çel dritën jeshile dhe shënon një hap para në përshpejtimin e bisedimeve. Në kushtet kur s’ka pengesa ligjore dhe për më tepër është përcaktuar fondi, finalizimi i paktit mes dy vendeve është thjesht dhe vetëm çështje e vullnetit politikë. Ndërsa e konsideroi një lajm të mirë përfshirjen në projektbuxhetin e Italisë për vitin 2022 të një amendamenti për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të emigrantëve shqiptarë,…

Read More

Sot ministria e Jashtme njoftoi masat e reja që ka vendosur Mali i Zi. Duke nisur nga 2 janari do të nisë aplikimi i masave të reja nga fqinji verior. Kështu, para se të niseni drejt Malit të Zi duhet të keni parasysh që për të kaluar kufirin duhet të jeni të pajisur me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave. Nga doza e dytë nuk duhen të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj. Po ashtu, lejohet kalimi në kufi nëse keni vërtetim që e keni kaluar Covid-19, jo më pak se 10 ditë dhe jo…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 5639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 547 qytetarë, në këto bashki: 239 në Tiranë, 30 në Durrës, 28 në Sarandë, 25 në Fier, 18 në Vlorë, 16 në Elbasan, 14 në Lushnje, nga 12 qytetarë në Tepelenë, Shkodër, nga 10 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Korçë, Mallakastër, 8 në Patos, nga 7 qytetarë në Mat, Divjakë, Gjirokastër, Skrapar, nga 5 qytetarë në…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zhvilloi sot një takim festiv me fëmijët e efektivëve të rënë në krye të detyrës. Nano ka uruar fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, për një vit sa të më mbarë dhe i ka inkurajuar ata të mos stepen nga vështirësitë, pasi përherë do të kenë përkrahjen e Ministrisë së Brendshme, të qeverisë shqiptare dhe derën e hapur të Policisë së Shtetit, në çdo kohë. Kryepolici ka biseduar me fëmijët dhe familjarët e Dëshmorë të Policisë, duke shkëmbyer mesazhe mbështetjeje e solidariteti, dhe u ka premtuar se përherë do gjendet…

Read More

Beatrix duket tepër e shqetësuar për bisedat e saj me Donaldin dhe këtë ia ka shprehur Meridianit pas spektaklit të djeshëm. Ajo thotë se shpesh herë ka dashur të japë mendimin për situata të caktuara, por Donaldi e ka penguar. Beatrix: Sido që të jetë puna, nuk është vendi jot. Jam unë njëherë. Me qetësi jo të më dalë videot e të më ngelin. Meridian: Hiqi këto mendime, mos ma hiq trurin. Beatrix: A e pe sa e bukur ishte pjesa e parë? E pe pjesën e dytë? Meridian: Nuk ka ndonjë gjë o Trixa, janë interpretime. Beatrix: Më mirë…

Read More

Rreth orës 15:45, policia është njoftuar se në lagjen nr. 7, Korçë, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, kishte hyrë një shtetas i paidentifikuar, i cili duke kërcënuar me një mjet në dukje si pistoletë, kishte marrë një vlerë monetare dhe më pas ishte larguar me shpejtësi. Efektivët e policisë identifikuan dhe lokalizuan autorin e dyshuar, shtetasit B. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq. Gjithashtu shërbimet e policisë, gjatë kontrollit fizik të autorit, i gjetën një pistoletë lodër dhe shumën prej 5000 lekë të vjedhura. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për…

Read More

Romeo Beckham është duke ndjekur më së miri hapat e babait të tij, David Beckham. Ndoshta, 19-vjeçari nuk është aq i zoti me topin si babai i tij duke qenë se aktivizohet me skuadrën e dytë të Inter Miami, Fort Lauderdale CF. Megjithatë, kur vjen puna te kontratat milionere është duke i ngjasuar gjithnjë e më shumë. Së fundmi, Romeo ka firmosur një kontratë faraonike me firmën e famshme sportive, Puma. Romeo do të jetë imazhi i ri i Puma dhe nga kjo kontratë do të përfitojë plot 1.2 milionë sterlina. Kjo kontratë do ta bëjë 19-vjeçarin edhe më të…

Read More

Nga Bubqi, kryeministri Edi Rama ka njoftuar reformën e re të qeverisë. Ai tha se objektivi i qeverisë është që brenda kësaj dekade të strehohen të gjitha familjet që janë në nevojë, por të ndihmohen edhe çiftet e reja. “Po përgatitemi për një reformë për strehimin, pasi është për të qeshur sot, se të qarat i kaluam në momentin e fatkeqësisë. Me një program të ri dhe me cfarë kemi mësuar dhe me FSHZH-në që ka qenë lokomotiva ne duam që në këtë dekadë të bëjmë me shtëpi edhe shumë familje të tjera që nuk kanë mundësi që ta blejnë…

Read More

Për shumë njerëz, viti 2021 ishte një përzierje shprese dhe sfiduese, pasi vaksinat kundër Covid u bënë më të disponueshme, por pandemia u zvarrit për një vit tjetër.Dhe ndërsa teknologjia vazhdoi të na mbante të argëtuar dhe të lidhur gjatë pandemisë, ajo gjithashtu e bëri jetën tonë më të vështirë. Kishte raste këtë vit kur teknologjia dështoi ose nuk funksionoi plotësisht – nga ndërprerjet gjigante të internetit dhe sulmet e dëmshme të :ransomware” deri te një seri çështjesh për Meta, kompaninë e njohur më parë si Facebook. 1)Facebook dhe LinkedIn përjetojnë rrjedhje masive të të dhënave Në prill, ekspertët e…

Read More

Sot në Bubq, një nga fshatrat më të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndahen çelësat për 122 familje. Kryeministri Edi Rama tha se ky fshat tashme është kthyer në një fshat të bukur dhe modern me shtëpi të reja më të forta dhe të bukura se para tërmetit, ku këto familje do kalojnë festën e fundvitit në banesat e tyre të reja.   “Kemi ndezur dritën e shpresës dhe besimit”, tha Rama dhe jetesa e këtyre banorëve në një komunitet shumë më të mirë dhe të zhvilluar ka qenë edhe qëllimi i vetë rindërtimit. “Me shkollën e re…

Read More

Përhapja e variantit Omicron ashtu siç edhe është parashikuar nga ekspertët e shëndetësisë botërore po ecën me ritme të shpejta. Janari mendohet se do të sjellë dhe pikun e infektimeve në Europë dhe përjashtim nuk bën as Shqipëria. Në një intervistë për televizonin Klan, neurokirurgu Kita Sallabanda thotë se hospitalizimet po rriten si pasojë e Omicron. “Vdekshmëria është e vërtetë që është më e ulët nga Omicron por hospitalizimet jo, kemi pasur vende si Anglia ku spitalet janë totalisht të kolapsuar, Gjermani e njëjta situatë, Austri, në Holandë kemi lockdoën dhe në Spanjë kemi parë që është rritur numri i…

Read More